[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v Reverted 1 edit by 82.240.158.101 (talk) identified as vandalism to last revision by Visi90. (TW)
Rreshti 42:
Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "''internet''" rrjedhë nga koha e luftës së ftohtë në vitet ´60. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake të ShBA-ve, të cilat sot nga disa prezantues në internet kritikohen për mbajtjen sekrete të internetit.
 
MILAN 4 EVER Që në fillim të viteve ´60, ushtarakët amerikanë mendonin se si t'i mbronin informatat e mbledhura edhe në rast të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shihej një ''rrjet elektronik''. Me këtë rrjet duhej që të dhënat e njëjta të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin në kompiuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjes së të dhënave të reja, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompiuterët e lidhur në atë rrjet. Secili nga kompiuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundur vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterët, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Sidoqoftë, në vitin 1964 '''Forcat Ajrore''' të ShBA-ve angazhojnë firmën '''RAND Corporation''' për ndërtimin e projektit të quajtur "''Rrjeti i decentralizuar''". Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës të internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, kurse vetë ideja për një "''rrjet të decentralizuar''" ,ku bartja e të dhënave do të bëhej në formë paketash, mbeti në kokat zhvilluese.
 
Qendra shkencore '''Advance Research Projects Agency (ARPA)''', që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencorë për ushtrin amerikane, vendosi që më 1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin '''ARPA'''. Me këtë rast ideja për "''rrjetin e decentralizuar''" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin '''ARPA-Net''' ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në '''ARPA-Net''' ishin të lidhur 40-të llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë '''ARPA-Net''' ishte një ''rrjetë i mbyllur''. Nga ky rrjetë i mbyllur '''ARPA-Net''' do të ndërtohej më vonë ''rrjeti i internetit''.