Perandoria Bizantine: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 398:
 
Gjendja e Perandorisë bizantine në shekullin e 11-të mund të krahasohet me atë të Perandorisë romake në shekullin e 3-të, kur, pas një periudhe të gjatë begatie dhe sigurie, kërcënime të reja përtej kufijve acaruan tensionet ekzistuese në shoqëri. Sundimet e shkurtra të pasardhësve të Bazilit II reflektuan dhe ishin produkt i një ndarjeje në klasën sunduese bizantine, një konflikt midis aristokracisë ushtarake të provincave dhe aristokracisë civile, ose burokracisë së Konstandinopojës. Secili grupim nxori perandorë rivalë. Aristokracia e sofistikuar urbane vlerësonte sunduesit që do ta kthenin trendin ushtarak të perandorisë dhe që do të zgjeronin shërbimin civil dhe që do t’i jepnin familjeve të tyre ofiqe joshëse dhe tituj nderi. Familjet ushtarake, që e kishin pasurinë jo në kryeqytet, por në provinca dhe që ishin ndëshkuar nga legjislacioni i Bazilit II, vlerësonin perandorët që ishin ushtarë dhe jo shërbyesë civilë. Në këtë pikë ata ishin më realistë, pasi në fund të shekullit të 11-të u bë mëse e qartë se fuqia ushtarake e perandorisë nuk ishte më e mjaftueshme për t’i mbajtur mbrapa armiqtë. Pronarët e tokave në provincë ishin më të gatshëm të rrezikonin se qeveria në Konstandinopojë dhe ata e bënë këtë rrezik arsye për të zmadhuar pronat e tyre në kundërshtim me çdo ligj të kaluar në shekullin e 10-të. Sistemi i temave në Anadoll, i cili kishte qenë baza e fuqisë mbrojtëse dhe sulmuese të perandorisë, po shpërbëhej me një shpejtësi të madhe në po atë moment kur armiqtë e rinj po mblidhnin forcat e tyre.
 
Nga ana tjetër, aristokracia urbane e Konstandinopojës, duke reaguar ndaj brutalizimit të luftës, u përpoq ta bënte qytetin një qendër të kulturës dhe sofistikimit. Universiteti u rihap nga Konstandini IX në 1045, pjesërisht për të sjellë më shumë shërbyesë civilë për burokracinë. Shkolla e juridikut u ringjall nga juristi Johan Ksifilini; shkolla e filozofisë ishte e drejtuar nga Mihal Pselli, kërkimet e të cilit në çdo fushë të dijes i dhanë një reputacion për gjithëdije dhe një ndjekje të madhe nga nxënës të shkëlqyer. Pselli—oborrtar, shtetar, filozof dhe historian—është në vetvete një shembull për gjallërinë e shoqërisë bizantine në shekullin e 11-të. Ajo që ai dhe shumë të tjerë si ai nuk arritën të kuptonin ishte se perandoria po shpenzonte më shumë e më shumë burime dhe po jetonte nën reputacionin e ndërtuar nga perandorët maqedonas.
 
== Referenca ==