Perandoria Bizantine: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 402:
 
=== Ardhja e armiqve të rinj ===
 
Armiqtë e rinj që u shfaqën në shekullin e 11-të, ndryshe nga arabët apo bullgarët, nuk kishin arsye për ta respektuar atë reputacion. Ata u shfaqën njëherazi në frontet veriore, lindore dhe perëndimore. Ishte diçka e zakonshme për bizantinët që të luftonin në dy fronte në të njëjtën kohë. Por detyra kërkonte një ushtar në fron. Peçenegët, një fis turk, njiheshin prej një kohe të gjatë si fqinjët veriorë të bullgarëve. Konstandini VII i kishte vlerësuar si aleatë të vlefshëm kundër bullgarëve, magjarëve dhe rusëve. Por, pas pushtimit të Bullgarisë, peçenegët filluan të plaçkisnin përmes Danubit në atë që atëherë ishte territor bizantin. Konstandini IX i lejoi të vendosen në jug të lumit, ku numrat dhe ambiciet e tyre u rritën. Në mes të shekullit të 11-të, ata ishin bërë një kërcënim i vazhdueshëm për paqen në Traki dhe Maqedoni dhe ata inkurajonin shpirtin e rebelimit te heretikët bogomilë në Bullgari. Detyra iu la Aleksit I që ta largonte krizën duke mundur peçenegët në betejë në 1091.
 
== Referenca ==