Perandoria Bizantine: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 408:
 
Armiqtë e rinj në perëndim ishin normanët, të cilët filluan pushtimin e Italisë së Jugut në fillim të shekullit të 11-të. Projekti i Bazilit II për ta rikuperuar Sicilinë nga arabët për pak sa nuk ishte realizuar në 1042 nga i vetmi gjeneral i madh në epokën pas-maqedonase, Gjergj Maniaku, i cili u rithirr nga Konstandini IX dhe u vra si pretendent për fronin. Më pas, normanët bënë avancime graduale në Itali. Të kryesuar nga Robert Giskardi, ata morën gjithçka që i dilte përpara; në prill 1071, Bari, fortesa e fundit bizantine, ra pas një rrethimi tre-vjeçar. Sundimi bizantin në Itali dhe shpresa e ripushtimit të Sicilisë morën fund.
[[File:Cyril-methodius-small.jpg|thumb|200px|Mural i [[shenjtëve Ciril dhe Metod]], shekulli i 19-të, Manastiri Trojan, Bulgaria ]]
 
Disfatat në Manzikert dhe Bari, në po atë vit 1071, në skajet e kundërta të perandorisë, ilustrojnë në mënyrë grafike rënien e fuqisë bizantine. Humbja përfundimtare e Italisë nënkuptonte edhe faktin e ndarjes përfundimtare mes lindjes greke dhe perëndimit latin, që tanimë nuk ishte thjesht një ndarje gjeografike dhe politike, por gjithmonë e më shumë një ndarje kulturore dhe kishtare. Në 1054 u deklarua një gjendje shizme mes kishave të Romës dhe Konstandinopojës. Konteksti politk i ngjarjes ishte pushtimi norman i Italisë, i cili në atë kohë ishte shqetësim po aq për papatin sa për Bizantin. Por ngjarja në vetvete, çkishërimi i patriarkut Mihal Kerulari nga Kardinali Humbert në Konstandinopojë, simbolizonte një ndryshim te papajtueshëm në ideologji. Lëvizja reformatore në kishën katolike e theksonte idealin e rolit universal të papatit, që ishte krejtësisht e papërputhshme me traditën bizantine. Gjithashtu, të dyja palët i acaruan ndryshimet mes tyre duke ringjallur të gjitha grindjet teologjike dhe rituale që ishin bërë thirrje për betejë gjatë shizmës fotiane në shekullin e 9-të. Shizma e 1054 nuk u vu re shumë nga historianët bashkëkohorë bizantinë; rëndësia e saj si pikë kthyese në marrëdhëniet lindje-perëndim u kuptua më vonë.