Hape menynë kryesore

Changes

 
==== Luftërat bullgare ====
[[File:Basilios II.jpg|thumb|250px|Perandori Bazil II (976–1025)]]
 
Tregtia me Konstandinopojën që pasoi misionarët rriti shumë oreksin e skllavëve dhe bullgarëve për një pjesë mëtë madhe të pasurisë materiale të Bizantit. Simeoni I i Bullgarisë, i cili pasoi babain e vet Borisin në 893 dhe që ishte arsimuar në Konstandinopojë, rezultoi një armik edhe më i rrezikshëm se arabët. Përpjekjet e tij për tu bërë perandor dominuan historinë bizantine për rreth 15 vjet. Në 913 ai mori me vete një ushtri në muret e Konstandinopojës, duke kërkuar titullin perandorak. Patriarku, Nikolla Mistiku, u përpoq të kënaqte Simeonin për ca kohë, por qe Roman Lekapeni i cili, me durim dhe diplomaci, zvogëloi fuqinë e bullgarëve dhe zmbrapsi ambiciet e Simeonit. Simeoni vdiq në 927 dhe djali i tij Pjetri I u paqtua me Bizantin dhe u martua me një mbesë të Romanit.