Perandoria Bizantine: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 286:
=== Pasardhësit e Heraklit: Islami dhe bullgarët ===
 
Në të njëjtin vit që Herakli shkoi te tokat e temave, profeti Muhamedi bëri hixhretin nga Meka në Medinë, ku ai themeloi ummanë, ose komunitetin musliman. Me vdekjen e Profetit më 632, kalifët, ose pasardhësit, i përqendruan energjitë e beduinëve arabë në një plan të qëllimshëm e të organizuar pushtimi. Rezultatet qenë spektakolare: ushtria bizantine u mposht në Betejën e lumit Jarmuk (636), duke marrë nën zotërim Palestinën dhe Sirinë. Aleksandria kapitulloi më 642, duke hequr njëherë e përgjithmonë provincën e Egjiptit nga autoriteti bizantin. Arabët, ndërkohë, kishin përparuar brenda në Mesopotami, duke pushtuar qytetin mbretëror të Ktesifonit dhe si përfundim, mundën ushtrinë e drejtuar nga vetë mbreti pers. Kështu përfundoi historia e gjatë e Persisë nën akemenidët, parthët dhe sasanidët.
Të paktën tre arsye mund të shpjegojnë lehtësinë fenomenale me të cilën arabët arritën të mundin armiqtë e tyre: e para, të dy perandoritë, të rraskapitura nga luftërat, ishin çmobilizuar përpara 632-shit; e dyta, të dyja kishin ndaluar së mbështeturi shtetet kliente që i kishin mbajtur nën kontroll beduinët e shkretëtirës për tërë shekullin e kaluar; e treta, kjo e veçantë për Bizantin, grindjet fetare kishin dobësuar besnikërinë e sirianëve dhe egjiptianëve për Konstandinopojën. Herakli ishte përpjekur në 638 të qetësonte ndjenjën monofizite në këto dy provinca duke shpallur doktrinën e Monotelitizmit, që theksonte se Krishti, edhe pse ka dy natyra, ka vetëm një vullnet. As në Lindje, as në Perëndim nuk u pranua ky kompromis. P.sh, muslimanët fituesë i lejuan liri fetare komunitetit të krishterë në Aleksandri dhe aleksandrianët menjëherë thirrën patriarkun e tyre të mërguar monofizit për t’i sunduar ata, duke i lejuar pushtuesve të tyre vetëm autoritet politik. Në këtë mënyrë qyteti mbijetoi si një komunitet fetar nën dominimin arab që ishte më i mirëpritur dhe më tolerant se ai bizantin.