[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 46:
Në tetor [[1912]], kur filloi lufta ballkanike, ushtria Shqiptare ende nuk ishte krijuar, kështu që shqiptarët ishin te detyruar që të shfrytëzonin edhe rezistencën e ushtrisë turke kundër ushtrive të aleateve ballkanike. Ndërkaq, në strukturat e ushtrisë otomane apo turke ishin të inkuadruar mjaft shqiptare, oficere, nizamë (ushtare aktive), redife (rezerviste), mustafez (forca vendore), etj. Vetëm në [[Elbasan]], [[Janinë]], [[Kosovë]] e [[Manastir]], llogariteshin më shumë se katër divizione me rezervistë shqiptare, pa shënuar edhe numrin e konsiderueshëm të vullnetareve dhe luftëtareve vendorë.
 
Gjate luftës forcat shqiptare u përfshinë ne dy divizione ;: i pari qe u dërgua ne Shkodër u plotësua kryesisht nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, kurse tjetri që u dërgua për të mbrojtur qytetin e Janinës u plotësua nga Shqipëria e Jugut. Në krye te gjitha forcave shqiptare ishte gjeneral brigade Esat Pashe Toptani, i cili ishte njëkohësisht edhe zëvendëskomandant i Korpusit te Shkodrës. Komandant i te gjitha trupave, që përbënin efektivin e Korpusit te Shkodrës, ishte kolonel Hasan Riza bej, një ndër oficeret më të përgatitur dhe më të aftë të ushtrisë turke.
 
E gjithë ushtria malazeze e mbret Nikolles, me të katër divizionet e saj dhe tri divizione serbe Drini-1, Drini-2 dhe Shumadija, te pajisur me artileri, mitroloze, madje edhe me aeroplanë luftarake nuk munden ta pushtonin Shkodrën. Serbia përdori për herë të parë në këtë luftë, te vetmen skuadrilje të avionëve luftarake që kishte dhe i pari pilot serb, qe guxoi te fluturonte mbi qiellin e Shkodrës, u rrëzua.