[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v revert
Rreshti 167:
 
=== Ushqimi i bimëve ===
Te gjithë elementet e cituar me tartlart, ashtu si edhe te tjerë me pak te rëndësishëm, bima e shegës duhet ti gjeje në toke dhe nëpërmjet sistemit te saj rrënjor t’i thithe në brendësi, për t’i përfshire në proceset e metabolizmit që zhvillohen në trupin e saj. Me qellim që te arrihet një përvetësim sa me i mire i këtyre elementeve, është e nevojshme që ata jo vetëm te gjenden në toke, por te jene në forme te asimilueshme nga bima. Nga tërësia e reaksioneve (bashkimeve dhe shperbashkimeve) që ndodhin në toke (në veçanti ato që ndodhin në zonën ku shtrihet sistemi rrënjor i bimës), krijohen jone te cilat bima nëpërmjet rrënjëve thithëse i tërheq, duke i përfshire me pas në proceset e saj jetësore. Në ketë mënyre, mund te thuhet se ambienti në “basenin” e rrënjëve te bimës duhet te ketë elementet e rëndësishëm në parametra sa me optimale : përqendrimi i tyre te jete në vlera sa me te pranueshme për bimën. Përveç se me plehërimin kimik dhe me sasitë që ka vete toka, mundësi tjetër (bile mënyra me e mire) për te shtuar elementet kimike në toke është plehërimi me pleh organik. Duke qene pleh kompleks me parametra që rrisin sasinë e elementeve kimike tek rrënja e bimës, plehu organik shërben në mënyre shume te konsiderueshme në përmirësimin e cilësive te tokës, aftësisë ujëmbajtëse dhe te ajrimit. Kjo do te thotë që plehërimi organik është shume i nevojshëm : ai duhet te behet që në përgatitjen për mbjellje, por në mënyre te veçante në periudhën e vegjetacionit (duke përdorur lëngun e plehut). Kjo gjë do te ketë një ndikim shume pozitiv jo vetëm në prodhimin e vitit, por edhe në rritjen vegjetative te bimës se shegës. Por, është e mundur që tek shega te praktikohet edhe plehërimi i gjelbër, siç është praktike e njohur edhe për peme te tjera frutore. Kjo konsiston në përmbysjen e bimëve te ndryshme (kryesisht bishtajore, si batha, etj), te cilat shërbejnë për shtimin e lendes organike në toke, shkrifërimin e saj, si dhe ndikojnë në ruajtjen e lagështirës.
 
== Shtimi i shegës ==