Harry Potter dhe Guri Filozofal (filmi): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 69:
 
Dy zyrtarë te industrisë së filmit kërkuan që filmi të xhirohej në [[Mbretëria e Bashkuar|Mbretërinë e Bashkuar]]. Ata ofruan asistencë në sigurimin e vendeve të filmimit, përdorimin e [[Leavesden Film Studios]], si dhe ndryshimin e ligjeve të fëmijëve mbi punën (duke shtuar një numër të vogël të orëve në javë). Warner Bros. e pranoi këtë propozim.
[[Skeda:Alnwick Castle 02.jpg|parapamje|majtas|Kështjella Alnwick, ku janë xhiruar disa nga skenat e Hoguortsti]]
 
Xhirimet filluan në shtator të 2000 në Leavesden Film Studios dhe përfunduan në prill të 2001, me punët e fundit të bëra në korrik. Fotografitë e para u bënë në 2 tetor të 2000 në stacionin hekurudhor të Yorkshire Goathland të veriut. [[Canterbury Cathedral]] dhe [[Scotland's Inverailort Castle]] ishin dy vendet e mundshme për Hoguortsin por Canterbury Cathedral refuzoi propozimin e Warner Bros. për shkak të shqetësimeve rreth temës “pagane” të filmit. Si përfundim, [[Alnwick Castle]] dhe [[Gloucester Cathedral]] u përzgjodhën si vendet kryesore për Hoguortsin, me disa skena të filmuara gjithashtu në shkollën Harrow. Skena të tjera të Hoguorts jane xhiruar në Katedralen Durham për një kohëzgjatje dy javore që përfshin disa pjesë të korridoreve dhe disa skena të klasave. [[Divinity School]] i universitetit të Oxfordit shërbeu si Spitali i Hoguortsit , dhe Biblioteka e Dukës Humfrey , pjesë e Bodleian, u përdor si Biblioteka e Hoguortsit. Xhirimet për Privet Drive u mbajtën në Picket Post Close në Bracknell, Berkshire. Filmimet në rrugë zgjatën për dy ditë, një ditë më shumë se sa ishte planifikuar, kështu që pagesat për prenotimet e vendit u rritën përkatësisht. Për të gjitha skenat e filmit të mëvonshëm të përcaktuara në Privet Drive, xhirimet u zhvilluan në një vend të ndërtuar në Leavesden Film Studios, që doli të ishte më lirë se xhirimet në vend. Shtëpia e Australisë në Londër ishte zgjedhur si vendi i Bankës së Magjistarëve Gringots ndërsa Christ Church, Oxford ishte vendi i dhomës së trofeve në Hoguorts. Kopshti zoologjik i Londrës u përdor si vendi ku Harri i ndërsen aksidentalisht një gjarpër Dudleit. Ndërsa tek stacioni i King Krosit (King's Cross Station), u xhiruan skenat e nisjes së studentëve për në Hoguorts.