[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 17:
Nga mesi i shekullit 17, topat e vendosur në anët e luftanijeve pësonte vetëm rritje dhe taktikat evoluan ashtu që anijet vendoseshin në linja "paralele" dhe duronin breshërinë e anijes armike, kjo dukuri u quajt ''Linja e Betejës'' (ose ''e Luftës''). ''Man-of-war'' në këtë kohë ka evoluar në ''barkë e linjës''. Në shekullin 18, fregata dhe anija rojtare ([[ang.]] ''sloop-of-war''), që ishin shumë të vogla për të qëndruar në linjën e betejës, evoluan që të shoqërojnë anijet tregtare, të zbulojnë anijet armike dhe të bllokojnë brigjet e armikut.
 
=== Çeliku, avulli dhe artileria ===
Gjatë shekullit 19 një revolucion zëri vend në mjetet shtytëse, armatimin dhe ndërtimin e luftanijeve. Motorët me [[Avulli|avull]] u shfaqën, në fillim si forca ndihmëse, në çerekun e dytë të shekullit 19 .
 
Lufta e Krimesë dha një stimul të madh në zhvillimin e armëve. Futja e [[Predha|predhave]] shpërthyese shpejt ka çuar në përdorimin e hekurit, dhe më vonë, çelikut për të ndërtuar armaturën e anëve dhe kuvertës së luftanijeve të mëdha. Luftanijet e para të koracuara me hekur, ajo franceze ''Gloire'' dhe ajo britanike ''Warrior'', bënë që luftanijet prej druri të dalin jashtë përdorimit. Metali shpejt zëvendësoi në tërësi drurin si materialin kryesor për ndërtimin e luftanijeve.
 
Nga vitet 1850, anijet e linjës me vela u zëvendësuan nga anijet e luftës me motorë me avull, ndërsa fregatat me vela u zëvendësuan nga kruzerët me motorë me avull. Armatimi i luftanijeve u ndryshu me shpikjen e barbetave dhe turrave rrotulluese , të cilat i lejonin armët që të godasin në mënyrë të pavarur nga drejtimi i anijes dhe mundësuan që një numër më i vogël i armëve më të mëdha të mbahet në anije.
 
Risi gjatë fundit të shekullit 19 ishte zhvillimi i silurit dhe zhvillimi i anijeve të armatosura me silur. Anijet e vogla dhe të shpejta me silur dukeshin se ishin duke ofruar një alternativë për ndërtimin e flotave të shtrenjta të anijeve të luftës.
=== Lufta e Dytë Botërore ===
Para fillimit të [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]], [[Gjermania]] dhe [[Britania e Madhe (kthjellim)|Britania e Madhe]] ishin dy fuqitë dominuese në [[Oqeani Atlantik|Oqeanin Atlantik]]. Gjermania, sipas Traktatit të Versajës, e kishte flotën e saj të kufizuara në vetëm disa anije të vogla sipërfaqësore. Por përdorimi i mençur i terminologjisë të paqartë, të tillë si "Panzerschiffe" mashtroi komandat britanike dhe franceze. Ata ishin të befasuar në mënyrë të vrazhdë kur anijet si ''Admiral Graf Spee'', ''Scharnhorst'' dhe ''Gneisenau'' vazhdimisht sulmonin linjat e furnizimit të Aleatëve. Ndonëse kërcënimi më i madh, ishte futja e "armëve vdekjeprurëse" të marinës gjermane,anija ''Bizmarck'' dhe anija ''Tirpitz''. ''Bismarck''-u u fundos në një seri betejash detare të egra dhe të shkurtërta në Atlantikun verior, ndërsa ''Tirpitz''-i tregonte dobësim dhe tronditje përpara se të rrëzohet nga Forcat Ajrore Mbretërore (të Britanisë së Madhe). Marina Mbretërore Britanike vendosi dominimin në teatrin evropian më 1943.