Kuçi (Vlorë): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 302:
Demet materiale nga shovenet greke me 1912-16 janë te renda: u grabiten 5000 koke bagëti, 50-60 qe, lope, kuaj; u shkatërruan te mbjellat, bletët, u prenë pemët frutore, u prishen muret, ledhet etj, u dogj sharra etj, vec djegieve te fshatit e humbjeve njerëzore, te plagosurve e te internuarve. Gjate luftës italo-greke ushtria greke grabiti me force bereqetin, gjene e gjalle dhe pasuri te tjera. Si greket dhe italianet morenë kafshët e ngarkesës dhe te zotet e tyre ne pune angari për hapjen e rrugëve dhe furnizimin e frontit, por nuk u bene vlerësime te sakta, qe ishin te renda, vec vuajtjes se popullsisë neper kasolle, shpella etj. ne vijën e frontit Kuç-Vranisht. Gjate LANÇ-it Kuçi u dëmtua edhe me rende ekonomikisht. Vlerësimet e pjesshme te bëra ne vitet '80 janë: shtëpi te djegura me tere inventarin 4.500.000 leke; 200 krerë bagëti te trasha 500.000 leke;10.000 krerë bagëti te imta 2.000.000 leke; 150 kafshe ngarkese 750.000 leke; 5.000 peme frutore 500.000 leke; tërësisht zogjtë e bletëve 450.000 leke; shkolla fillore e fshatit me tere pajisjet 250.000 leke; 10 dyqane e kafene me tere inventarin 1.200.000 leke; 10 ullinj e derstila 100.000 leke; gjithsejtë dëme 10.250.000 leke, vec humbjeve njerëzore rreth 15 vete. Këto dëme njerëzore dhe ekonomike kane qene genocide te pastra dhe ende këto as propagandohen as behet kërkesë zyrtare për dëmshpërblime nga fuqie pushtuese e kuislinget vendës. Rindërtimi i Kuçit është bërë sa herë ai është shkatërruar. Pas çlirimit në 1944,rindërtimi filloi me krijimin e komisionit më 1946 përmes çetave vullnetare,së pari për rindërtimin e shtëpive të dëshmorëve bij të vetëm, shkollave, linjave telefonike e telegrafike,dyqaneve, banesave, rrugëve e tje., punë që patën filluar qysh në 1944-45 sapo u ndoq armiku. PTT e parë u ngrit në 1875 dhe më 1922. KAMIONI "LUANI I MALEVE" IU DHURUA Kuçit për hapjen e rrugëve, që kish filluar Borsh-Kuç në 1925 dhe kamioni i parë mbwriti në Kuç më 1939. Më 1945-46 u rindërtua ajo Kuç-Vranisht. Asfalti vajti në Kuç në qershor 2005 për herë të parë. Kuçiotët morën pjesë në rindërtimin e vendit në shumë e krahina: në rrugë, hekurudha, fabrika, miniera, ferma etj., veç robërve italianë e gjermanë në çlirim në rrugët e zonës. Kuçi u islamizua i fundit si fshat në Labëri me fjalën e urtë: "Tahir me pahir" dmth.i detyruar. Gratë kuçiote nxorën këngën: "Ah,moj Shenmëri-Edhe kur shkojnë xhami-Zëmrën e kam tek ti! Islamizimi filloi sidomos pas zisë së madhe të bukës më 1670 e 1750 kur dhespoti i Himarës nuk u dha leje të thyenin kreshnat. Në kohën e Ali Pash Tepelenës u ndërtua edhe xhamia e vetme në Kuç qendër. Sipas arkivit të Ankarasë (dosje nr.62) më 1583 Kuçi pat l8 shtëpi të krishtera dhe 42 myslimane. Në 1695,sipas V.Baraçit, mësuesi kuçiot Zaharia nuk u islamizua dhe shkoi e u dorëzua prift në Kudhës ku sot janë reliktet e tij tek trashëgimtarët. Kuçi nuk pranoi të bëhej bektashi dhe ka patur vetëm një teqe nga familja Shehaj me hoxhe me shkollë. Xhamia e Kupit u dogj aksidentalisht në 1923 dhe nuk u bënë riparime të plota, ajo gati u kthye në klasa të shkollës. Fshati nuk kish gjithmonë hoxhë dhe për të vdekurit një pjesë merrnin në Fterrë a Kallarat. Gjermanët e dogjën edhe atë pjesë të xhamisë në 1943 dhe nuk u rindërtua më as bëheshin rite fetare.
 
Kuçi është vend kuvendesh popullore dhe zakonore i mirënjohur në jug të vendit. Ky zakon vijoi deri në 1950. Sipas enciklopedisë së madhe greke në Kuç (të Himarës (është bërë kuvendi ballkanas për luftë kundër Turqisë më 1712. Nga kuvendet më të njohura janë ai i 1908 për faljen e hasmërive,i 1909 i "Klubit Afërdita" për përhapjen e shkronjave shqipe, i nëntor 1912 kundër ushtrive shovene greke dhe ultimatumeve të Spiro Milos; kuvendi i Katundit të vjetër i qershorit 1914 me përfaqësues të jugut për përballimin e agresionit grek; ai i Grabovës në 1920 për çlirimin e Vlorës, kuvendi a kongresi i Kuçit në nëntor 1924 me pjesëmarrje të Labërisë dhe krahinave nga vendi për reformën e të drejtave zakonore; i 1931 për ndalimin e dollisë (mallkuar qoftë dollia (ai i 6 prillit 1939 kundër pushtimit italian, ai i 25 qershorit 1942 "Ja vdekje ja liri" i LANÇ-it,ai i nëntor 1942 për asgjësimin e pushtetit fashist në Kuç dhe ai për çlirimin e n/prefekturës bërë nga gratë dhe shkolla më 28 nëntor 1942, ai i festimit të çlirimit të Kurveleshit po atë ditë; i prillit 1943 pas djegies së Kuçit për forcimin e LANÇit për çlirimin e vendit, ai i korrikut 1943 për demaskimin e Ballit Kombëtar dhe heqjen e eksponentëve të BK e kuislingë, ai i gushtit 1943 për mobilizimin vullnetar të të rinjve në LANÇ, ai i Gjibufit në Kallarat për shpejtimin e rindërtimit të rrugës Kuç-Brataj, ai i 1956 për krijimin e kooperativës bujqësore dhe i qershor 1961 për thyerjen e bllokadës revizioniste për prodhimin e bukës në Kuç etj. Kuçi ka marrë pjesë në kuvëndet krahinore të ndryshme në shek. e XI, XVIII, XIX, XX në kuvendet e Vilajetit. Kuçi ka patur njerëz të shquar si Gjikuta (Gjokutaj), Zenel Hito Gjoleka, Arif Mëhilli, Hasan Bedo Balili etj. që kanë gjykuar në fshat dhe krahina në jug të vendit sipas kanunit të Labërisë e në veçanti zakonit kuçiot. Kuçi ka qenë qendër kulturore me rëndësi ku janë shquar rapsodët si Tartar Zeka, Hamit Sita, Sino Xheli, Kamber Ismaili, Bilal Shahini, Abaz Goxhi, Nuro Luçi, Riza Kacaboni, Damo Bega, Sejdo Nurçe, Sejdi e Haxhi Peçi, poetët Memo MetoMuto, Mustafa Luç etj. Gra vajtore janë shquar Pestovë Gjokutaj, Hava Gjoliku, Shaho Luçi, Selvi Nenaj etj. Siç dëshmon rasti i mësuesit Zaharia (Zahaj) Kuçi ka patur shkollën e vet, qysh herët. Shkolla osmane në Kuç u hap në 1865, kurse më parë dërgoheshin edhe në Himarë, Janinë, Stamboll dhe në Evropë. Më 1916 u hap shkolla shqipe me mësues Neim Shehun. Në vitet = 20 u bënë tre shkolla. Më 1925 u ndërtua shkolla nga populli në qendër, u shtuan klasat në xhami dhe konvikti më 1929 për Kurveleshin. Vajzat e para kuçiote shkuan në shkollë më 1920. Më 1943 filluan kurset e analfabetizmit. Në shtator 1944 u hap shkolla e Grashecit, pastaj edhe 4 të tjera,që vijuan deri në vitet 70. Në 1946 u ndërtua shkolla 7 vjeçare, më 1971 konvikti i ri,më 1978 shkolla e mesme bujqësore. Nga çlirimi deri në 1986 mbaruan filloren 1100 nxënës dhe të mesmen 250 vetë. Sot ka 120 nxënës me 15 arsimtarë nga 30 mësues më parë. Në 1978 u ndërtua shtëpia e kulturës me 300 vende, muzeu i fshatit etj. Grupet folklorike të Kuçit kanë dhënë koncerte brenda e jashtë shtetit. Kuçi ka patur skuadër futbolli që luante në krahinat e jugut. Kuçi ka mbi 1000 vetë me arsim të lartë pas çlirimit, 5 profesorë, akademik dhe mbi 30 doktorë shkencash. Arsimimi vijon të jetë masiv edhe sot për kuçiotët brenda e jashtë vendit. Shquhen shkrimtarë, poetë, piktorë etj., dhe në tërë profesionet si në ushtri, ekonomi, administratë, diplomaci, shëndetësi, arsim-kulturë, ndërlidhje, RTV, gazetarë, botues, aviacion, marinë, tregti, ndërtim, uzina, fabrika etj. Gjatë kooperativës bujqësore në Kuç u arritën suksese të mëdha: u bë buka në vend në 1965, u shtua blegtoria, ferma e lopëve, u ngritën blloqet frutore të ndryshme, u zhvillua artizanati, u ndërtuan 12 kanale ujitës, ujëmbledhës, elektropompa për ujitje etj. Më 1946 u hap kooperativa e shitblerjes, më 1950 kovaçhana, më 1953 kooperativa e artizanatit me shumë sektorë me llogari bankare. Spitali i parë u hap në 1945(1 mjek, infermier, farmacist) për tërë Kurveleshin, më 1948 klinika dentare, më 1978 u zgjerua spitali me 2 mjekë, repart lindje, farmaci, etj. Tranzicioni demokrat bëri shumë dëme në Kuç në fushën e ekonomisë:u dëmtuan krejt ndërtimet prodhues, përfshi muzeun, shtëpinë e kulturës, spitalin; u shitën bagëtitë, u dëmtua bletaria, u prenë pemët frutore, nuk mblidhen bimët mjekësore, shqopa etj. Sot ka vetëm një infermier. Kuçi u kthye në një fshat të rëndomtë në fatin e vet, duke u rrudhur vazhdimisht nga politika e sotme. Më 1992 në Vranisht ish presidenti S. Berisha i krahasoi krerët ballistë me heronjtë e LANÇ-it të Kuçit e Kurveleshit, kurse ish kryeministri A. Meksi tha se "do t i bëj kuçiotët të venë në Vlorë me opinga"!?. Po ashtu volli vrer edhe Azem Hajdari, i cili atje drejtoi vet shkatërrimet me porosi, etj. Shtypi e media pamore vazhdojnë propagandën bajate antikomuniste e kundër Kuçit me mllefe barbare. Në maj 1998 u krijua shoqata atdhetare kulturore "Vëllazërimi Kuçiot", e cila zhvillon një veprimtari të gjerë brenda e jashtë vendit me degët e saj dhe gazetën mujore "Kuçi i Labërisë". Vëmendja e saj u kthye nga Kuçi për të ruajtur traditat dhe për t i ardhur në ndihmë me çdo mundësi. Kjo nxiti organet qeverisëse dhe u mundësua asfaltimi i rrugës deri në Kuç në 2005, u pajis shkolla e mesme me orendi nga fondacioni SOROS(10.000 dollarë. (Përms biznesit kuçiot etj. i mundësuan disa veprimtari. U ngrit përmendorja e Zenel Gjolekës i financuar nga z. Fatmir Toçi dhe rindërtime të tjera në fshat, sponsorizimet e grupit të folklorit të Kuçit brenda e jashtë vendit (Greqi, Kosovë etj: Më 2001 biznesmeni shkodran Ndue P.Gimaj i dhuroi Kuçit një transformator. U rifillua nga shoqata festimi i çlirimit të Kurveleshit,ku morën pjesë edhe ish presidenti Rexhep Mejdani,që dekoroi edhe Z.Gjolekën me "urdhrin e shqiponjës së artë",si dhe shtetarë të Tjerë si ish kryeministri Nano në 2005. Akademiku Rexhep Qosja vizitoi Kuçin në 2001 dhe bëri vlerësime të larta për Kuçin e Labërisë. Çdo gusht festohet "Dita e takimit kuçiot" në Buronja dhe çdo 4 mars kjo ditë nga kuçiotët në Athinë. Shoqata nxiti shkrimet e ndryshme dhe botimet e kuçiotëve lulëzojnë, veç mbledhjes dhe botimit të folklorit (përmbledhja e Mustafa Luçit në 2006) dhe burimeve arkivore. Gjatë LANC- it dhe pas çlirimit Kuçi u vizitua gati nga të gjithë udhëheqja e partisë e shtetit (E.Hoxha e vizitoi në 1947 e 1959) që i dhanë edhe dekorata të larta dhe ndihmesa ekonomike, por nuk u bë ndonjë investim me rëndësi për të zhvilluar Kuçin,veç bujqësisë e blegtorisë, pra edhe kuçiotët vijuan largimin nëpër vend: 880 familje deri në 1984 (301 në Tiranë, 227 në Vlorë, 111 në Fier,47 në Sarandë, Berat,Kuçovë40; 32 në Gjirokastër; 26 në Elbasan,"23 në Durrës Kavajë, veç Tropojës, Peshkopi, Rrëshen etj.,më pak, ndërsa sot përqendrohen në Vlorë,Tiranë etj.<ref>Nga Dr.Hasan Luçi
</ref>
 
== Arsimi ==
== Burimet ==