Brigada e kuzhinës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Hierarkia në brigadën e kuzhinës ==
'''Shefi ekzekutiv''' administron çdo punë ose veprimtari në kuzhinë. Ai është kreu i kuzhinës, që planifikon hartimin e menysë, kryerjen e blerjeve të nevojshme dhe koordinimin e përgjithshëm të punës.
 
'''Zv-shefi ekzekutiv''' vjen i dyti për nga rëndësia, pas shefit ekzekutiv. Ai mbikëqyr përgatitjen e ushqimit, procesin e gatimeve dhe në mungesë të shefit, koordinon punën.
 
'''Shefi i kuzhinës '''është një kuzhinier aktiv që varet nga shefi ekzekutiv dhe ndërkohë angazhohet edhe në procesin e gatimit. Në kuzhina relativisht më të vogla, shefi i kuzhinës mund të jetë njëkohësisht edhe shef ekzekutiv.
 
'''Shefi i banketeve''' ka të njëjtin pozicion si shefi i kuzhinës, por ai është përgjegjës vetëm në sektorin e festave dhe të banketeve. Varet nga shefi ekzekutiv.
 
'''Shefi i pastiçerisë''' merret me përgatitjen e ëmbëlsirave dhe përgatitjeve të brumit. Nëse bëhet fjalë për një aktivitet të madh në këtë sektor, këtu mund të ketë edhe një zv-shef pastiçerie.
 
'''Shefat e reparteve''' janë ata që drejtojnë repartet e caktuara të punës në kuzhinë, si në procesin e gatimit ashtu dhe atë të përgatitjes së pjatave përfundimtare.
 
'''Ndihmësi '''është një punonjës që qëndron në dispozicion të repartit dhe ka si detyrë ndihmën e shefit të repartit në punën e tij të përditshme.
 
'''Praktikanti''' vjen në hierarki pas ndihmësit dhe në përgjithësi ndihmon këtë të fundit në detyrat e tij të përditshme në kuzhinë.
== Repartet e punës në kuzhinë ==
'''Reparti i peshkut''', i cili angazhohet në përpunimin e produkteve të detit që nga pastrimi e deri në nxjerrjen e produktit përfundimtar.
 
'''Reparti i skarës''' merret me gatimet e produkteve ushqimore në skarë, i specializuar kryesisht në përgatitjen e mishit të pjekur.
 
'''Reparti i salcave''' merret me përgatitjen e mishit dhe të shpendëve, si dhe të salcave që shoqërojnë pjatat përfundimtare.
 
'''Reparti i antipastave''' merret me përgatitjen e ushqimeve të ftohta, të cilat shërbehen si ngacmuese të oreksit përpara një dreke të zakonshme, por sidomos dhe për evenimente dhe festa të ndryshme ushqimet e shërbyera janë të këtij lloji.
 
'''Reparti i zarzavateve''' merret me përgatitjen e zarzavateve, të gatimeve me vezë dhe të supave të ndryshme, pjata këto të cilat përgjithësisht shërbehen si pjatë e parë ose plotësuese të pjatave kryesore.
 
'''Reparti i supave''' i cili gjendet i ndarë nga ai i zarzavateve në ato restorante ose hotele në të cilët fluksi i punës kërkon një angazhim më vete.
== Referenca ==