Kuvendi Evropian: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Skeda 14-02-04-Parlement-européen-Strasbourg-RalfR-046.jpg u largua pasi që është shlyer nga Commons prej Fastily
struktura organizimi dhe kompetencat e parlamentit evropian
Rreshti 8:
Pas vitit [[1980]], sidomos pas viti [[1990]], Parlamenti mori kompetenca më të mëdha në fushën legjislative dhe në atë mbikëqyrësëse. Nga kjo kohë, historia e Parlamentit Evropian është histori e cila shënon luftën e vazhduar në mes të deputetëve të Parlamentit me organet e tjera burokratike të UE-së. Deputetët kanë shënuar sukses, duke vënë përpara nevojën e zhvillimit të demokracisë parlamentare.
 
Traktati i Lisbonës punoi së këtejmi procedurat e rregullta të ligjvënies, që gjejnë zbatim pothuaj në të gjitha fushat, ku në Këshill vendoset me shumicë të cilësuar. Por referuar edhe një kompetence klasike parlamentare, siç është buxheti, me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës PE merr më shumë kompetenca, në të drejtën buxhetore të të cilit është përfshirë tanimë edhe sektori bujqësor, të cilit në vitin 2009 iu caktua jo më pak se 42% e shpenzimeve (rreth 43 mrd. euro €).
 
ORGANIZIMI DHE STRUKTURA
 
 Traktati i Lisbonës vendosi rritjen e numrit të deputetëve nga 736 në 750 plus Kryetarin e Parlamentit. Gjatë një takimi të Këshillit Evropian në qershor 2010 ky numër u rrit edhe me tre deputetë të tjerë, pra 754; gjithsesi mbetet e paqartë, se kur duhet të nisin nga puna këta deputetë shtesë.
 
Një dallim i qartë me parlamentet kombëtare qëndron në faktin se PE përbëhet nga fraksione ndërshtetërore, si për shembull nga Partitë Evropiane Popullore apo Fraksioni i Partive Socialiste dhe Socialdemokrate.
 
KOMPETENCAT E PE
 
 Jashtëzakonisht të rëndësishme për punën e PE dhe ndikimin e tij janë 24 Komisionet e tij. Në faqen e internetit të PE gjeni një tabelë përmbledhëse në të gjitha gjuhët zyrtare. Aty mund të shihni edhe se cili anëtar i Parlamentit është edhe anëtar i cilit komision. Parlamentarët, që angazhohen në komisione të veçanta gjatë mandatit të tyre pesëvjeçar, janë në gjendje të përvetësojnë njohuri substanciale të fushës konkrete. Në këtë mënyrë ata jo vetëm mund të ndjekin në mënyrë intensive aktivitetin e Drejtorive të Përgjithshme të Komisionit dhe të Këshillit të Ministrave sipas fushës përkatëse, por edhe t’i ndikojnë ato – më tepër se sa mund të merret me mend nisur nga kompetencat formale. I rëndësishëm në këtë kontekst është edhe bashkëpunimi i ngushtë me instancat përkatëse të Komisionit si dhe me shoqatat ndërkombëtare dhe kombëtare.
 
KARAKTERISTIKAT E PE
 
 Si karakteristikat kryesore të PE mund të përmendim: është fjala për një parlament shumëkombëtar në ndryshim të përhershëm, i cili dëshmon si linja konflikti ideologjik - për të gjitha fraksionet ndërshtetërore - ashtu edhe linja konflikti kombëtar - përmes origjinës së deputetëve nga vende të veçanta. Një Përmbledhje rreth PE e bën shumë bukur të qartë në mënyrë tabelare këtë përkatësi të dyfishtë.
 
Sikurse në rastin e Këshillit dhe të Komisionit edhe në atë të Parlamentit ka një diferencim të theksuar funksional. Këtu duhen dalluar edhe lidhjet jashtëzakonisht të ngushta dhe bashkëpunimi shumë intensiv me Komisionin, shpesh kundër Këshillit të Ministrave.
 
VLERSIMI I PE
 
 Vlerësimi i PE me bazë krahasimin me parlamentet kombëtare varet nga këndvështrimi. Nga një perspektivë statike mund të përcaktohet, që PE vazhdon të mbetet më pak i rëndësishëm se parlamentet e sistemeve kombëtare, por që gjithsesi është shumë më tepër se gjithë çka ndodh në Asambletë Parlamentare apo komitetet e Organizatave Ndërkombëtare. E nëse do të shihnim në mënyrë të veçantë zhvillimin e dy dekadave të fundit, nuk mund të mos vësh re, që rëndësia e tij krahasuar me organet e tjera është rritur jashtëzakonisht shumë: një tregues tjetër ky i rëndësishëm i "mbikombëtarizimit" të Komunitetit Evropian.
== Lidhje të jashtme ==
{{commons|Category:European Parliament|Parlamenti Evropian}}