[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v roboti largoj: sr:Тибет (missing)
Rreshti 52:
Liqeni më i madh i Tibetit është Namucuo. Në gjuhën tibetiane “Namucuo” do të thotë “liqeni qiellor” ose “liqeni i shenjtë”, që është vendi i shenjtë i famshëm i budizmit tibetian. Ai ndodhet në mes të distriktit Dangxun të qytetit Lhasa dhe distriktit Bango të qarkut Naqu. Në jug-lindjen e këtij liqeni ngrihet maja kryesore e lartë e vargmaleve Nianqingdangula, të mbuluara gjithmonë me dëborë, kurse në veri ai lidhet me kodrat e rafshnaltës, rreth liqenit shtrihen stepa të gjera, “liqeni qiellor” si një pasqyrë kolosale në stepën e madhe të Tibetit verior. Qielli i kaltër, liqeni me ngjyrë të gjelbërt, dëbora e bardhë, barërat jeshile, çadrat prej leshi të blegtorëve dhe lulet e larmishme të stepës janë të gërshetuara duke formuar një tabllo madhështore të mrekullueshme të natyrës.
 
[[Image:Potala Palace, PDAugust 2009.jpg|thumb|right|250px|Pallati Budara, pallati ku qëndronin Dalai Lamë-t]]
Pallati Budara
Pallati Budara në malin veri-perëndimor të qytetit Lhasa, kryeqendër të Rajonit Autonom të Tibetit, është korpusi më i madh i pallateve me nivelin më të lartë mbi nivelin e detit në botë. Ai filloi të ndërtohej në shekullin e 7-të të erës sonë. Ai është 13 katësh me mbi një mijë dhoma, duke zënë një sipërfaqe prej 41 hektarë tokë. Të gjitha ndërtesat u ndërtuan me granit. Brenda këtij pallati kanë kullat për vendosjen e trupave të Dalej Lamave të kohëve të ndryshme, pallate të kullave dhe pallate të tjera. Çdo kullë, ku vendoset trupi i Dalej Lamas, është ilustruar me ar dhe i zbukuruar me margaritar etj. Kulla më e madhe është ajo e Dalej Lamas së pestë, 14,85 metra e lartë, e cila u lye me 119 mijë liang ar (liang është njësi e vjetër e peshës kineze, një liang=31,25 gramë) dhe u zbukurua me mbi 4 mijë kokra margaritarë, si dhe shumë sende të çmuara të panumërta. Dalej Lama jeton, punon dhe kryen çështje fetare në pallatin Budara. Dhoma e fjetjes së tij është në katin më të lartë të pallatit, për arsye se ajo ndriçohet gjithë ditën nga dielli, prandaj quhet pallati i rrezeve të diellit.