Hernia diskale: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: '''Hernia diskale''' është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i brendshëm i di...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 2 qershor 2014 19:16

Hernia diskale është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i brendshëm i diskut gjithashtu mund të dalë, duke kaluar nëpër pjesën e çarë të diskut.

Diskqet ndërvertebrorë funksionojnë si absorbues të trysnisë mes vertebrave, duke bërë njëkohësisht të mundur përkuljen e trupit në të gjitha drejtimet, si dhe kombinimin e përkuljes me rrotullimin e tij. Dëmtimi i këtyre disqeve, i cili mund të vijë për një sërë arsyesh, krijon ato që në gjuhën mjekësore quhen hernie diskale, të cilat mund të jenë të niveleve të ndryshme të dëmtimit.

Herniet diskale kryesisht ndodhin në zonën e qafës, të shpatullave ose të mesit. Një nga episodet më të shpeshta të këtij problemi ndodh kur shtylla kurrizore sforcohet nëpërmjet qëndrimeve për orë të zgjatura në pozicione të papërshtatshme, qoftë përpara televizorit ose kompjuterit në shtëpi ose gjatë aktiviteteve të përditshme të punës, periudhë e cila nuk shkakton dhimbje ose i ka ato të pakta, e më pas në arritjen e pikës kritike, zakonisht prej një lëvizjeje të beftë (si përkulje para ose ngritja e një peshe të rëndë) ku pacienti zbulon se ka një dhimbje që vjen nga shtylla kurrizore. Fakti që disqet ndërverterbrore nuk kanë nervat e tyre ndijorë, shpesh bën që hernia diskale të zbulohet vetëm në momentin kritik të cënimit të nervave rrethues, që dalin nga shtylla kurrizore, prej fryrjes së diskut.

Llojet e hernies diskale

Nivelet e hernies diskale

Përcaktimi i diagnozës së dhimbjeve të mesit ose të shpinës nga mjeku si "hernie diskale" nuk e përshkruan në mënyrë të saktë problemin. Herniet diskale kategorizohen në katër faza përkeqësimi:

Fryrja e diskut, e cila nënkupton hapjen e anës së jashtme të diskut ndërvertebror duke krijuar një fryrje të tij, ndërsa pjesa e brendshme qëndron në kufijtë e diskut.

Shkarja e diskut vjen pas fryrjes fillestare së diskut, ku unaza e jashtme fryhet akoma më shumë por pjesa e butë e brendshme akoma mbetet brenda.

Dalja e diskut, kur ana e jashtme është çarë dhe ky deformim arrin të cënojë nervat që dalin nga shtylla kurrizore.

Rrjedhja e diskut, ku disku fryhet shumë dhe pjesë të tij arrijnë të shkëputen duke krijuar probleme tek nervat ose palca e kurrizit.

Masat vetjake për të mbrojtur diskun

Kryerja siç duhet e aktiviteteve të përditshme, kryerja e ushtrimeve të specifikuara për të rikthyer diskun në vend, si dhe ushtrimet për të normalizuar lëvizjet e shpinës si masë parandaluese për daljet e diskut në të ardhmen përbëjnë gamën e përgjithshme të masave që duhen marrë për të shmangur episodet e hernies diskale.

Aktivitetet e përditshme që rrezikojnë hernien diskale, dhe për rrjedhojë duhen shmangur ose duhen kryer me shumë kujdes janë:

  • Marrja e corapeve në dysheme
  • Veshja e këpucëve
  • Përdorimi i sirtarit të poshtëm të dollapit
  • Larja e dhëmbëve
  • Bërja e tualetit ose rruarja përpara pasqyrës
  • Rregullimi i shtratit
  • Ngarka e makinës
  • Ulja në pozicion të kërrusur

Të gjithë këto aktivitete duhen pasur kujdes pasi, të kryera jo siç duhet, ato gradualisht e shtyjnë diskun ndërvertebror jashtë duke sjellë dhe problemet me shtyllën kurrizore. Këshilla e përgjithshme në këtë drejtim është që lëvizjet të kryhen duke e mbajtur vijën e shtyllës kurrizore (kokë - shpinë - kërrbisht) në një linjë, pra në pozicion të papërkulur.

Hernia diskale dhe artriti

Shih edhe

Hernia diskale lumbare

Referenca