[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v clean up using AWB
Rreshti 99:
* Do te forcoje kontrollin civil demokratik mbi FA.
* Do te ruaje rezultatet e arritura vitet e fundit në rritjen ekonomikë dhe do të vazhdojë reformat e saj ekonomikë, veçanërisht në fushën e privatizimit.
* Do të vazhdojë politikën e fqinjësisë së miremirë, veçanërisht në kontekstin e situatës pas ngjarjeve në [[Kosove]], duke përdorur plotësisht rrjedhojat rajonale të programeve të Paktit të Stabilitetit.
* Do te modifikoje legjislacionin përkatës me qellim që ta harmanizojë atë me sistemet standarde të Aleancës.
* Do të jete plotësisht e angazhuar që të garantojë kontrollin e brendshëm të armeve dhe çarmatimit.
 
==== Integrimi i Shqipërisë në NATO ====
Shqipëria është Anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut që nga Qershor [[1992]]. Ajo përkrahu Iniciativën e Partneritetit për Paqe në Janar [[1994]] dhe nënshkroi Dokumentin Kuadër më [[23 Shkurt]] [[1994]] duke u bërë vend anëtar i Partneritetit për Paqe. Me [[22 Shtator]] [[1994]] paraqiti Dokumentin e Prezantimit në të cilën përcaktohen fushat, përmasat dhe niveli i pjesëmarrjes në bashkëpunim me NATO-n. Dokumentat e mësipërm përbënë bazën e hartimit të Programit Individual të Partneritetit për vitet [[1995]], [[1996]], [[1997]], Programet Individuale Speciale NATO - Shqipëri për vitet [[1997]]-[[2000]].
 
Programi i Partneritetit Individual (IPP) është zhvilluar që të përkrahë programet kryesore që burojnë nga rishikimi i mbrojtjes. Ai përforcon vazhdimësinë e procesit të ristrukturimit duke synuar rritjen e aftësive operacionale të FA. Prioritetet kryesore të mbrojtjes për [[2002]] do të fokusojnë në zhvillimin e një strategjie ushtarake kombëtare, të shoqëruar nga një strukture organizimi, e orientuar në nivel të lartë profesionalisht, me një numër më të vogël të FA, adaptimin e konceptit të trajnimit të forcës, një sistem menaxhimi personeli dhe një sistem menaxhimi burimesh.