[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
No edit summary
Rreshti 141:
 
Format e enës ishin të ndërtuara sipas funksionit. P.sh. dallohen enët e verës nga ato të ujit, ato të gjellës nga ato të peshkut, apo shishet e parfumeve nga ato të vajit.
 
Në dhjetëvjeçarët e fundit të shek. të IV p.e.s. dallohet edhe prodhimi i enëvë me figura të kuqe. Format kryesore të enëve të zbukuruara ishin amforat dhe krateret, ndërsa temat e parapëlqyera ishin paraqitja e ushtrimeve në palestër. Zbukurimi i enës mundë të bëhej që kur ishte e njomë, mirëpo puna më e përkryer ishte pikturimi i saj pas pjekjes.
 
Gjysma e dytë e shek. të IV p.e.s. karakterizohej me punimin e qeramikës me vernik të zi (shkëlqim metalik i enës). Format kryesore të këtij prodhimi ishin : amforat e tryezës, ojnohet, lekitëta soset dhe veçanërisht, skifosat, kandilat, kupat dhe pjatat, të cilat punoheshin në bazë të kërkesave të qendrave qytetare dhe fshatare ilire.

[[Skeda:Kryq ne Apoloni.JPG|300px|thumb|Kryq me simbole në Apoloni]]

Deri në shek. e III p.e.s. ky prodhim mbizotëronte në tregun ilirë, i cili konkurrohej më pas nga qendrat qytetarë ilire. Deri në shek. III p.e.s. piktorët i kushtonin shumë rëndësi pikturimit nëpër enë, por me zhvillimin ekonomik rriten edhe nevojat e konsumit që kërkonin sasi të mëdha enësh. Me këtë edhe merr fund puna e pikturimit të enës e cila konsideroj artë. Tani enët punoheshin thjeshtë dhe vizatoheshin me shpejtësi.
 
Nga punëtorit e poçarisë kemi edhe punimin e terakotave (figurinave prej balte). Një pjesë e tyre janë lodra fëmijësh. Pastaj vjen edhe një grup me realizime të vërteta artistike.