Dallime mes rishikimeve të "Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/28"

ska përmbledhje të redaktimeve
[[Skeda:GezuarXhamia Ramazanine mbretit jashtë.gifjpg|300px|thumb|UrimiXhamia Mbret i MuajitBerat Monument Ramazanit!Kulture]]
 
 
 
[[Xhamia Mbret]] është një nga xhamitë kryesore të qytetit të [[Berat]]it e shpallur monument kulture që në vitin [[1948]]. Ajo është pjesë e kompleksit të Qendrës Islamike dhe është ndërtuar nga [[Sulltan Bajaziti]] II në fund të shekullit të XV. Përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minareja. Në sallën e lutjeve tavani masiv i pikturuar, mafili i gjerë me dy kate i mbështetur mbi dy shtylla druri, mihrabi ne murin fundor dhe mimberi në anën e djathtë të mihrabit formojnë strukturën dekorative të saj. Në qendër të tavanit ka rozeta me mbishkrime të thënieve të ndryshme të [[Kurani]]t. Një frizë poshtë tavanit përmban 99 emrat e bukur të Zotit.
[[Ramazani]] është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjat 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe. Fjala Ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān (رمضان‎) që do të thotë vapë ose thatësirë. Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit. Në fund të Ramazanit vjen Fitër Bajrami, apo festa e mbarimit të agjërimit.