Hernia diskale: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
'''Hernia diskale''' është një gjendje patologjike e [[Shtylla kurrizore|shtyllës kurrizore]] ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i brendshëm i diskut gjithashtu zhvendoset, duke kaluar në pjesën e fryrë ose të çarë të diskut.
 
Disqet ndërvertebrorë funksionojnë si absorbues të trysnisë mes vertebrave, duke bërë të mundur përkuljen e trupit në të gjitha drejtimet, si dhe kombinimin e përkuljes së trupit me rrotullimin. Dëmtimi i këtyre disqeve, i cili mund të vijë për një sërë arsyesh, krijon ato që në gjuhën mjekësore quhen '''hernie diskale''', të cilat mund të jenë të niveleve të ndryshme të dëmtimit.
 
Herniet diskale kryesisht ndodhin në zonën e qafës, të shpatullave, osedhe të mesit, ku kjo e fundit quhet [[Hernia diskale lumbare|hernie diskale lumbare]]. Një nga episodet më të shpeshta të këtijkësaj problemisëmundjeje ndodh kur shtylla kurrizore sforcohet nëpërmjet qëndrimeve për orë të zgjatura në pozicione të papërshtatshme, qoftë përpara televizorit ose kompjuterit në shtëpi ose gjatë aktiviteteve të përditshme të punës, periudhë e cila nuk shkakton dhimbje ose i ka ato të pakta, e më pas në arritjen e pikës kritike, zakonisht prej një lëvizjeje të beftë (si përkulje para ose ngritje e një peshe të rëndë) ku pacienti ndjen dhimbje të forta që vijnë nga shtylla kurrizore. Fakti që disqet ndërverterbrore nuk kanë nerva të tyre ndijorë, shpesh bën që hernia diskale të zbulohet vetëm në momentin kritik të cënimit të nervave rrethues, që preken nga disku i fryrë kur ato dalin nga shtylla kurrizore.
 
== Shkaktarët e hernies diskale ==
Ndër shkaktarët kryesorë të hernies diskale renditen:
 
====== Trashëgimia gjenetike ======
Kontribuesi më i madh në shkaktimin e hernies diskale është trashëgimia gjenetike e disqeve ndërvertebrore. Tek disa njerëz, disqet ndërvertebrore fillojnë të dobësohen dhe të degradojnë që në moshën 40 vjec, duke shkaktuar eventualisht daljen e diskut dhe hernien diskale. Personat me një trashëgimi të tillë janë të më prirë për t'u lënduar gjatë aktiviteteve të sforcuara fizike.
 
====== Sëmundjet e kockave ======
Sëmundjet e kockave, si artriti ose reumatizma dobësojnë kockat dhe materialet rrethuese, dhe rrjedhimisht prishin edhe bazën ku mbështeten disqet ndërvertebrorë.
 
====== Pozicionet e papërshtatshme të trupit gjatë jetës së përditshme ======
Pozicionet e papërshtatshme të trupit në vijimësi krijojnë atë që në gjuhën mjekësore quhet prishje e balancës së muskujve, të cilët nga ana e tyre prishin formën e rregullt të trupit dhe rrjedhimisht edhe atë të shtyllës kurrizore. Prishja e balancës së muskujve ndodh kur disa muskuj zgjaten ose forcohen ndërsa të tjerët, për shkak të aktivizimit të këtyre të parëve, dobësohen ose shkurtohen. Pikërisht muskujt e dobësuar e bëjnë individin të preferojë pozicione të papërshtatshme trupore, duke prishur kështu balancën e përgjithshme të drejtpeshimit trupor. Për shembull, zgjatja e kokës drejt ekranit të kompjuterit ose të televizorit zgjat muskujt e pasmë të qafës dhe dobëson ato të parmë; ndenja ulur për një kohë të gjatë në kolltuk ose divan dobëson muskujt e shpinës dhe shkurton ato të parmë etj.
 
====== Pozicionet e papërshtatshme të trupit gjatë punës ======
Disa profesione janë më të prirur për të shkaktuar dëmtim tëdiskut ndërvertebror sesa të tjerët. P.sh., ato që shkaktohen nga orët e gjata të drejtimit të automjetit ose puna për një kohë të gjatë dhe pa ndërprerje në kompjuter.
== Llojet e hernies diskale ==
 
Line 19 ⟶ 33:
'''Rrjedhja e diskut''', ku disku fryhet shumë dhe pjesë të tij arrijnë të shkëputen duke krijuar probleme tek nervat ose palca e kurrizit.
 
== Mënyrat e diagnostikimit ==
1.
 
2.
 
3. Nëpërmjet vetëdiagnostikimit, duke vëzhguar shfaqjet e dhimbjes tek pacienti: shenjat treguese kryesore të vetëdiagnostikimit janë kollitja, teshtima dhe shtrëngimi gjatë daljes jashtë. Në të tre këto momente pacienti ndjen dhembje ose intensifikim të saj, duke kuptuar kështu se bëhet fjalë për probleme me disqet ndërvertebrore.
== Masat parandaluese dhe shëruese të hernies diskale ==
 
Line 52 ⟶ 72:
== Hernia diskale dhe artriti ==
 
====== Ushqimet anti-inflamatore dhe ripërtërirëse ======
 
====== Ushqimet që duhen kufizuar ======
== Shih edhe ==
[[Hernia diskale lumbare]]