Prilli i thyer: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
shkruajta përmbajtjen e romanit
Rreshti 1:
[[Skeda:Prilli i thyer.jpg|thumb|250px]]
'''Prilli i thyer''' është një libër nga [[Ismail Kadare]] që është publikuar në vitin [[1980]]. Ky libër ka për temë [[Besa|besën]], [[Gjakmarrja|gjakmarrjen]] dhe [[Kanuni|kanunin]] në pjesën veriore të [[Shqipëria|Shqipëris]]ë. [[Protagonisti|Personazhi kryesor]], Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni i pashkruar që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton. Në [[Brazili|Brazil]] ky libër është filmatizuar, dhe mori titullin "[[Prapa Diellit]]" (anglisht: [[Behind the Sun]]). Libri është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës. Në [[gjuha angleze|anglisht]] ky quhet "Broken Aprl. lorent xh
 
Përmbajtja
 
Ishte një ditë e ftohtë Marsi….këmbët
po i ngrinin por s’mund të lëvizte….ishte i sigurt se shënjestra e tij do të vinte dhe kësaj here nuk mund të dështonte…kishte ardhur koha ti jepte fund gjithë këtij presioni që tashmë kishte një vit që zgjaste, shtysat e të atit, gjaku tek kemisha e të vëllait që zverdhej e zverdhej çdo ditë etj etj. Dhe në të vërtetë pas shumë orësh pritjeje Zef Kryeqyqja u duk vërtet, dhe Gjorgu nuk priti më, e qëlloi, bëri të gjitha ritet sipas zakonit dhe u largua për në shtëpi. Për pak kohë lajmi u përhap gjithandej,Gjorgu i Berishajve kishte vrarë Zef Kryeqyqen. Të gjitha u kryen sipas zakonit dhe Kryeqyqët e dhanë si besën 24 orëshe ashtu dhe atë 30 ditëshe. Pasi të gjitha ritet mbaruan, pasi Gjorgu mori pjesë në varrimin dhe drekën e mortit  të viktimës së tij, ai filloi të mendonte…i kishin mbetur 30 ditë jetë normale…një herë i dukeshin pak,  një herë shumë….çfarë do të bënte këto ditë?? Këto mendime të turbullta ia ndërpreu i ati i cili hyri në dhomë e i dha paratë për tagrin e gjakut, tani ai do të nisej i vetëm për një udhëtim të gjatë në Rrafsh drejt kullës së Oroshit. Gjorgu morri rrugën i vetmuar e i menduar, mbas 30 ditësh jeta e tij do të mbaronte, do te mbyllej në një nga ato kullat e errëta e mbase nuk do ta shihte më dritën e diellit dhe kjo ishte tmerrëshisht e trishtueshme…më të trishtueshme e bënte fakti se kjo po ndodhte prej një marrëzie, diçkaje që kishte ndodhur 70 vjet më parë një natë tetori kur një i huaj kishte trokitur ne derën e tyre, i huaji kishte qënë i ndjekur nga vrasësit e tij të cilët e kishin vrarë dhe sipas ligjeve të kanunit gjaku i kishte mbetur familjes pritëse. Gjithë ata të rinj kishin humbur jetën vetëm prej asaj nate të pakuptimtë tetori të 70 viteve më parë dhe tani ishte radha e tij të vuante pikërisht për faj të asaj nate….   Pas disa ditësh ai arriti në Orosh, dhe atje qëndroi në paradhomën e gjakësve duke pritur radhën e tij për të paguar…      
 
Kishte kohë që në Rrafsh qarkullonte lajmi se kishte ardhur një karrocë nga kryeqyteti, dhe ja tek po lëkundej në rrugët e vështira të Rrafshit pikërisht
ajo karrocë.  Brenda saj ndodhej çifiti Vorpsi, dy të rinj të sapomartuar të cilët kishin vendosu ta kalonin muajn e mjaltit në “Bjeshkët e Namuna”. Besian Vorpsi ishte një shkrimtar i apasionuar pas miteve e legjendave të Rrafshit të egër, i cili gjatë gjithë udhëtimit i pëshpëriste
ëmbël së shoqes, Dianës mijra historira të mrekullueshme rreth këtij vendi
magjik dhe mistereve të tij, shumë i emocinuar për aventurën që po fillonin. Ditët kalonin ngadalë por plot me zbulime të reja në udhëtim. Natën e parë e kaluan tek shtëpia e një miku, dhe nuk ishte aspak e lehtë sidomos për Dianën e cila ishte mësuar me të gjitha komoditetet e Tiranës ndërsa tani gjendej të flinte e vetme pa të shoqin në një si tip krevati fare të parehatshëm. Të nesërmen rifilluan prapë udhëtimin e tyre. Në drekë ndaluan në një bujtinë ku rastësisht kishte tre ditë që qëndronte dhe Binak Alia, lexuesi i famshëm i kanunit me dy ndihmësit e tij, një doktor dhe një gjeometër. Bujtinari i shpjegoi Besianit se Binak Alia kishte ardhur në atë zonë për një çeshtje kufijsh dhe se do të ishte shumë interesante ta shihte pasi vendi ku do të behej ndarja ishte rreth gjysëm ore largë nga bujtina. Kështu çifti Vorpsi vendosi ta ndiqte Binak Alinë.  Tek vendi i ndarjes së kufijve kryeqytetasit u prezantuan me gjyqtarin e famshëm në sytë e qindra vendasve që mbetën të mahnitur, sidomos nga bukuria e Dianës. Pasi ndaria e kufijve mbaroi Diana e Besiani u kthyen tek bujtina ku Besiani mori dhe një kafe. Pas kësaj bujtinari i përcolli deri tek dera ku panë një malësor të ri e të pashëm që po vështronte i mahnitur në drejtim të tyre. Diana hyri në karroce kurse Besiani ndenji dhe pak jashtë për të mësuar më shumë për djaloshin e zbehtë që sapo kishin parë. Diana e ulur në karrocë e shikonte nga xhami djaloshin dhe dicka e pengonte tia hiqte sytë dhe po e njëjta gjë po ndodhte edhe me të panjohurin. Më vonë Diana mësoi nga i shoqi se djali e kishte emrin Gjorg dhe se kishte qënë duke u kthyer nga Oroshi pasi para disa ditësh kishte vrarë dikë. Që nga ai moment, që nga ai shikim diçka ndryshoi, Diana u bë papritur e heshtur, e largët dhe kushedi pse çdo gjë që i thoshte i shoqi mbi malësorët i kujtonte pikërisht Gjorgun. Pas perëndimit arritën në Orosh ku shërbëtorët i pritën me shumë nderime, para gjumit princi u shtroi një darkë të cilën e shijuan bashkë me të. Pas ditës së lodhshme ranë të flinin por kësaj radhe më në fund në të njëjtën dhomë.                                                                 
 
Gjorgu u kthye në fshatin e tij pas dy ditësh. Në hyrje të tij pikërisht në vendin e “mallkuar” gjeti  një muranë. Kushedi pse nuk i largohej dot asaj murane, donte të thoshte “ja çfarë mbeti nga jeta atij tjetrit” por në fakt mendonte “ja çfarë mbeti nga jeta ime”, gjithë ajo brengë, netë pa gjumë, grindja e heshtur me të atin, tensioni kishin sjellë vetëm këta gurë të ftohtë e të pakuptimtë. Pse duhej e gjitha kjo??? Pse??? Në shtëpi e pritën ngrohtë. Ditët e para kaluan të turbullta, si në mjergull, nuk bënte gjë tjetër vecse të flinte. Një ditë si të tjerat Gjorgu sa për të kërkuar dicka i tha të atit se donte të nisej në një udhëtim të shkurtër që të shikonte Bjeshkët për herë të fundit dhe i ati e lejoi. Gjorgu morri rrugët dhe ditët kalonin dalngadalë, brenda vetes e brente gjithëmonë fakti se jo si gjithë të tjerët prilli i tij ishte gjysmak, Prillmort sic e quante ai. Por gjithcka ndryshoi papritur një ditë kur në një bujtinë dëgjoi për atë karrocën nga Tirana, dhe kuptoi se këtë udhëtim e kishte ndërmarrë jo për të parë Bjeshkët për herë të fundit po për të parë atë…  Kështu vendosi ta kërkonte, dhe ngado shkonte pyeste në e kishin parë karrocën e saj e në ç’drejtim kishte shkuar ajo.                                                                              
 
Besiani dhe Diana e vazhdonin udhëtimin e tyre nëpër Rrafsh, dhe çdo ditë e më shumë Besiani e ndiente të shoqen larg, dhe nga ana tjetër Diana nuk bënte gjë tjetër përveçse pyeste për Gjorgun dhe e kërkonte gjithë ditën nga dritarja. Karroca ndaloi në një bujtinë sepse kuajt duhet të pushonin, prej bujtinarit Besiani mësoi se aty afër ndodhej Ujëbardha e Epërme dhe kështu cifti vendosi ta vizitonte. Pamja në Ujëbardhat e Epërme ishte mahnitëse, pasi panë liqenet ata vendosën të vizitonin edhe fshatin. Në rrugë e sipër, Diana ia nguli sytë një kulle ngujimi dhe filloi ti thoshte të shoqit se nëqoftëse atij Gjorgut i kishte mbaruar besa tani do të ishte futur në një kullë si kjo, e mbase dhe në atë vetë. Besiani u turbullua nga ky interes i madh i së shoqes për atë djaloshin që kishin parë vetëm për pak minuta në rrugë, por nuk pati kohë ti vazhdonte mendimet pasi midis turmës së njerëzve që i rrethonin ai njohu Binak Alinë dhe dy ndihmësit e tij. Kështu Besiani u takua me ta dhe filloi të bisedonte me mjekun, kur mbaroi ktheu kokën për të parë Dianën por ajo nuk dukej gjëkundi…..filloi ta kërkonte si i cmendur nëpër turmë ndërkohë që nëpër mend i shkonin gjëra të tmerrshme…..mos ishte mbytur në liqen? Pak më larg pa Binak Alinë me një pamje aspak ngushëlluese në fytyrë dhe kur arriti afër tij mësoi se e shoqja, Diana Vorpsi, ishte futur në kullën e ngujimit. Po tani ç’do të bëhej? Asnjeri nuk mund të futej në kullë përveç priftit, dhe sapo erdhi ai u drejtua për te kulla, dhe kur arriti tek pragu i derës aty doli Djana. Ajo nuk jepte asnjë shenjë në fytyrë, as frikë, as turp, asgjë. Besiani vrapoi tek ajo dhe kontrolloi në kishte ndonjë shenjë në fytyre a qafë apo ndonjë të grisur në rroba, por fatmirëshisht nuk kishte asgjë. Ai e terhoqi të shoqen prej krau dhe bashkë me të u largua në karrocë pa përshëndetur asnjeri. Në karrocë e bombardoi me pyetje të shoqen po ajo nuk i ktheu asnjë përgjigje….pse kishte hyrë?? Për të parrë sa e tmerrshme ishte atje??  Për hakmarrje ndaj tij?? Apo për të gjetur atë Gjorgun?? Nuk folën më, arritën në bujtinë dhe ranë të flinin, për dy ditë nuk dolën nga dhoma. Ditën e dytë e lanë bujtinën, po largoheshin  nga Rrafshi.                                                                                           
 
Mëngjesi i 17 prillit e gjeti Gjorgun në Udhën e Madhe që të çonte për në Brezftoht. Besa e tij mbaronte në mesditë, ndërsa deri për në Brezftoht duhej të paktën një ditë, kështu do ti duhej të udhëtonte natën që të mbroheshe. Eci edhe ca dhe kur ngriti kokën në qiell pa se mesdita kishte kaluar, koha e tij kishte mbaruar tashmë…                         
 
Karroca e Vorpsëve vazhdonte udhëtimin e saj të gjatë duke u lëkundur e duke u larguar nga ky Rrafsh i mallkuar. Besiani tashmë e shihte të shoqen si një të huaj, ajo ishte aq e largët e dukej sikur shpirti isaj  kishte mbetur atje sipër. Besiani nuk kishte tashmë asnjë dyshim, ai e kishte humbur të shoqen, Rrafshi me bukurinë dhe tmerrin e tij ia kishte rrëmbyer Dianën e bukur….                                                                          
 
Ekzistonin edhe rrugët në besë, këto ishin disa rrugë në të cilat gjakësit mund të streoheshin e të ishin të sigurt nga ndjekësit e tyre, dhe pikërisht në një rrugë të tillë vendosi të priste natën edhe Gjorgu të cilit tashmë i kishte mbaruar besa. Duke qëndruar atje u përshëndet me një tjetër malësor i cili në bisedë e sipër i tregoi se e kishte parë atë Karrocën nga Tirana dhe se sipas tij ajo do të kalonte patjetër në kryqëzimin që ishte në fund të rrugës. Gjorgu i lumturuar u nis drejt kryqëzimit pa i kushtuar rëndësi faktit se ajo pjesë e rrugës nuk ishte në besë.                                   
 
Karroca me Vorpsët po vazhdonte rrugëtimin e saj drejt Tiranës që tashmë u dukej tepër e rëndomtë dhe e mërzitëshme, ky mendim e përforconte më shumë tezën e Besianit se udhëtimi nëRrafsh ishte gabimi më i madh që kishte bërë deri tani.                                                       
 
Filloi të binte muzgu dhe Gjorgu ishte akoma duke pritur karrocën e famshme në të njejtin vend, por në vend të trokëllimave të kuajve të karrocës ai degjoi një zë që i thirri e i tha ti bënte të fala Zef Kryeqyqes. Ndjeu tokën e ftohtë t’i përplasej në fytyrë, ndjeu dy duar që e kthyen mbarë dhe i vunë pushkën sic duhej. Ndjeu disa hapa që i dukeshin shumë të njohur, vallë kush ishte??? Pastaj e kuptoi, ç’do gjë ishte e qartë, ato hapa ishin pikërisht hapat e tij, ishte pikërisht ai që tani po largohej me shpejtësi atë 17 prill pasi kishte lënë aty në mes të kryqëzimit trupin e tij, që sapo e kishte vrarë...