Bushatllinjtë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Piktori eshte Ismail Lulani, ndersa Simon Rrota ka pikture tjeter te Kara Mahmudid.
Rreshti 56:
[[Skeda:Xhemal bushati minister deputet.jpg|parapamje|left|Xhemal Bushati - ministër në qeverinë e Nolit, deputet]]
Mehmet Pashë Bushatliu është i pari pasha shqiptar që në gjysmën e shekullit të XVIII, do të ngrejë flamurin e krengritjes ndaj Turqisë. Kjo do të bëjë që Bushatlinjtë të hyjnë në historiograinë botërore. Me Mehmet Pashë Plakun (Bushatliu) nis periudha më e shkëlqyer e dinastisë së Bushtlinjve që zgjati rreth 100 vjet deri me kapitullimine Mustafa Pashës, vezir i fundit i tyre. Gjatë sundimit të tij afro 20 vjeçar si ishte vezir i sanxhakut të Shkodrës dhe u bë i njohur në historiografinë shqiptare dhe atë të huaj për aftësitë e tij si ushtarak e administrator. Fillimisht ndoqi një politikë elastike ndaj Turqisë dhe pas fuqizimit tëtij filloi të mos respektonte detyrimet ndaj Portës së Lartë, e cila në vitin 1775 e helmoi tinëzisht. Sipas historianëve ai pati merita se ishte i pari që hapi shtigjet e një modeli të ri vetsundimi, ngriti flamurin e mosbindjes ndaj urdhëresave sulltanore me qëllim shkëputjen, duke patur guximin të deklarohej si autonom në qeverisjen e vendit. Mehmet Pashë Bushatliu ndihmoi në bashkimin e qytetarëve tëpërçarë të Shkodrës nga konfliktet e feudalëve paraardhës si dhe në harmoninë bashkëfetare, duke siguruar bashkëpunimine tyre në planin politik, administrativ e shoqëror. Në vitin 1773, ndërtoi Xhaminë e Plumbit sipas stilit të xhamive të Stambollit, objekt ky që aktualisht është monument kulture, një ndër më të bukurit që ka Shkodra, por funksionon dhe si vend lutjesh. Pasardhësi i tij Mustafa Pasha, ishte djali i madh i Mehmetit dhe luante rol të rëndësishëm në administrimine brendshëm të pashallekut. Porta e Lartë nuk e njohu snjëherë atë të sundimtar të Shkodrës, e përdori ndër shërbime luftarake dhe në vitin 1779 ra viktimë e një helmimi nga ana e Sulltanit, që ushqente urrejtje ndaj Bushatlinjve. Pas tij, pashalleku i Shkodrës drejtohet nga ajo që historianët e kanë qujatur figurën kryesore Kara Mahmut Pasha. Trimëritë e Kara Mahmut Pashë Bushatliut janë trashëguar në legjenda, këngë e rrëfime të popullit në breza, por pozitive në periudhën e sundimit të tij mbeten dëshira e puna për bashkim, toleranca fetare, politika e jashtme aktive që ai ndoqi dhe për të cilat ekzistojnë dokumenta e botime sllave, turke, italiane, gjermane, austriake. Ai punoi për krijimin e një konfederate ilirike, kryetar i së cilës u zgjodh. Kara Mahmut Pashë Bushatliu u emërua nga Porta e Lartë si vezir i Shkodrës. Efektivisht ai e ka sunduar Shkodrësn nga viti 1775, por sipat të dhënave të historianit turik A. Xhevdet, ai u njoh zyrtarisht si sundimatar i Shkodfrës në vitret 1779-1780. Mbështeur në arkivin e Venedikut, autori S. Naçi si vit të zyrtarizimit të Kara Mahmutit, jep vitin 1778.
[[Skeda:Kara_mahmut_bushatliu.jpg|parapamje|right|Kara Mahmut Bushatliu, portret nga [[SimonIsmail Rrota]]Lulani ]]
Zgjerimi ndikimit të tij, bëri që Turqia ti hiqte emërimine vezirit dhe të dërgonte disa herë ushtri ndëshkuese ndaj tij. Me synimin që të shkëputej nga Tuirqia ai hyri në kontakte me oborret perandorake të Rusisë dhe Austrisë. Synimi ambicioz i tij ishte të bëhej sundimtar i gjithë Shqipërisë, duke pasuar [[Gjergj Kastrioti]]n. Me këtë synim ai organizoi nj kuvend në Podgoricë, në mars 1786 me qëllim bashkimin e forcave që do të luftonin kundër Turqisë dhe krijimin e Konfederatës Ilirike. Vritet më 22 shtator në afërsi të fshtit Kruz në luftë me malazezët. Koka e tij u nda nga trupi dhe u depozitua në kuvendin e Cetinës, ndërsa thuhet se austriakët, gjatë luftës së parë botërore më 1914, kur pushtuan Cetinën e morën kokën e Kara Mahmutit dhe e vendosën në muzeun e [[Vjenë]]s. Vdekja e tij i gëzoi mjaft malazeztë, të cilt shihnin tek Kara Mahmut Bushatliu një pengesë të pakëpërcyeshme për pushtimin etokave shqiptare. Sukseset që ai arriti në fuqizimin e pashallekut të Shkodrës gjatë 21 viteve që e udhëhoqi lidhen me aftësitë e talentin e tij dhe me mbështetjen që siguroi nga shtresa të ndryshme të shoqërisë si feudalë, tregtarë, zejtarë, malësorë. Ai diti të shfrytëzonte momente kritike në qeverinë osmane për të forcuar pozitat e tij brenda pashallekut. Ndoqi një politikë të urtë sociale, ekonomike, juridike e arsimore. Pas vdekjes së Kara Mahmutit, pashallekun e drejtoi vëllai i tij Ibrahim Pashë Bushatliu. Historiografët osmanë e paraqesin Ibrahim Pashën si një sundimtar të bindur ndaj Turqisë që nuk veproi si paraardhësit e tij duke u rebeluar hrë pas here ndaj Portës së Lartë. Vdiq në vitin 1809. Mehmet Pashë Bushatliu ishte një tjetër pinjoll i kësaj familje që në vitin 1825, kgëzonte mjaft përkrahje në fshatra e malësi. U vra me atentat në pabesi Mustafa Pashë Bushatliu drejtoi në vitet 1810 - 1831. Ai vdiq në Medinë në vitin 1860. Populli ka ruajtur e përcjellë mjaft dëshmi, gojëdhëna e anekdota që lidhen me sundimin e Bushtlinjve dhe përfaqësuesve më të njohur të tyre. Pashalleku i Shkodrës ishte një formacion poitik që bashkoi një pjesë të madhe të Shqipërisë veriore, u krijua 20 vjet para atij të Janinës dhe jetoi 10 vjet më shumë se ai. Gjatë 75 vjetëve të ekzistencës së vet, (1757- 1831) ai u qeveris pa ndërprerje prej 5 përfaqësuesve të familjes s fuqishme feudale të Bushatlinjve të Shkodrës.
[[Skeda:Ura veziri kukes ndertuar bushatlinjte.jpg|parapamje|right|Ura e Vezirit, pranë Kukësit]]