Ndryshimi mes inspektimeve të "Puka"

2 bytes added ,  6 vjet më parë
Bora zgjat deri në prill. Më 29-30 Mars 1995 në qytetin e Pukës ra deri në 85 cm borë. Prandaj, thuhet se në Pukë ka 6 muaj dimër. Megjithatë, qyteti i Pukës, qendra administrative e Rrethit, për verë ka klimë bjeshke gjë që e favorizon rrafshnalta ku ngrihet (835 m mbi nivelin e detit), pishat që e rrethojnë, dy ujëmbledhësit në afërsi, ajri shumë i pastër.
 
Me gjithë terrenin shumë të thyer dhe dimrat e ashpër, pozicioni i favorshëm gjeografik e ka shndërruar këtë krahinë në të gjitha kohrat në një ndërlidhëse të ultësirës bregdetare të Adriatikut[[Adriatiku]]t dhe të qyteteve Lisus e Skodra (Lezhë e Shkodër) me Dardaninë (Kosovën), Maqedoninë Veriore dhe deri në Brigjet lindore të Danubit. Prandaj, qysh në lashtësi nëpër krahinën e Pukës do të kalonin një rrjet i tërë shkurtojash që i përkisnin Udhës kryesore Verilindore tregtare e ushtarake, nëpër të cilën do të linin gjurmë të gjitha ngjarjet kryesore historike të kohëve.
 
Prania e kësaj udhe me rëndësi ndërkrahinore e ballkanike u bë burim edhe për vet emrin e Pukës; si vendbanim, si rrethinë dhe si krahinë.
 
 
 
=== Historia ===
Anonymous user