Ndryshimi mes inspektimeve të "Kazakistani"

668 bytes added ,  6 vjet më parë
Kazakistani shtrihet perëndim-lindje prej Liqenit Kaspik deri te Malet Altaj dhe veri-jug prej ultësirës së Siberisë Perëndimore deri te shtetet e Azisë së mesme. Stepat apo rafshnaltat kazake, me sipërfaqe afro 804.500 km², zaptojnë një të tretën e territorit të mbarë vendit dhe njihen si rajoni më i madh në botë i stepave të thata. Stepat krakterizohen nga hapësira të gjera të kullotave dhe trevave ranore. Ujërat më të rëndësishme ngërthejnë Detit Aral, lumenjtë Ili, Irtësh, Ishim, Ural, Charyn dhe liqenet Balhash dhe Zajsan.
 
Liqenet më të mëdha në Kazakistan janë liqeni Aral, Balha, Zaisan, Alakol, Tengiz dhe Seletengiz. Kazakistani mban pjesën më të madhe të gjysmës veriore të bregdetit lindor të detit Kaspik – liqeni më i madh në botë.
Klima kazake është kontinentale, me vera të ngrohta dhe dimra të ftohtë. Reshjet variojnë mes kushteve të thata dhe gjysmë të thata.
 
Klima është e ashpër kontinentale. Temperaturat verore mund të arrijë + 45 ° C, ndërsa të dimrit – 45 °C. Në veri, reshjet arrijnë 3000 mm, në male 1600 mm, ndërsa në shkretëtira më pak se 100 mm në vit.
 
Bota shtazore e Kazakistanit është e pasur dhe e llojllojshme. Ka 158 specie gjitarësh, 485 lloje shpezësh, 52 lloje reptilësh, 12 lloje amfibësh dhe 150 lloje të peshkut. Nëntëmbëdhjetë lloje kafshësh dhe 23 lloje të shpezëve janë të përfshira në Librin e Kuq Ndërkombëtar të llojeve të rralla dhe të rrezikuara të kafshëve.
 
== Ekonomia ==