[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 23:
Ndërsa Kleopatra ishte ne mërgim, [[Pompei]] u perfshi ne luften civile te Çezarit. Pas disfatës së tij ne betejën e Farsalus, në vjeshtën e vitit 48 p.e.s, Pompei u largua nga forcat e Çezarit, për në Aleksandri për të kërkuar strehim. Ptolemeu, vetem trembedhjetë vjec në atë kohë kishte ngritur një fron për veten e tij në port nga ku ai vrojtonte dhe në 28 Shtator të vitit 48 p.e.s, Pompei u vra nga njëri nga oficerët e tij, i cili ishte nën urdhërat e Ptolemeut.Atij iu pre koka përpara gruas së tij dhe fëmijëve, te cilët ishin në anijen të cilën ai sapo e kishte zbarkuar.Ptolemeu, thuhet ta ketë urdhëruar vdekjen e Pompeit për ti hyrë në zemër Çezarit për t'u bërë një aleat me Romën me të cilën Egjipti ishte në borxh në atë kohë, megjithëse ky akt ishte një llogaritje e gabuar nga ana e Ptolemeut. Kur Çezari arriti në Egjipt dy ditë më vonë, Ptolemeu u prezantua para tij me kokën e shkëputur të Pompeit, Çezari ishte i tërbuar.Pavarësisht se ai ishte një armik politik i Cezarit, Pompei ishte një konsull romak dhe i veu i të vetmes vajze të ligjshme të Cezarit, Xhulias e cila vdiq në lindjen e një fëmije. Cezari konfiskoi kryeqytetin Egjiptian dhe e vendosi veten si një arbitër midis armiqësisë së Ptolemeut dhe Kleopatrës.
 
[[Skeda:Cleopatra and Caesar by Jean-Leon-Gerome.jpg|thumb|left|Kleopatra dhe Jul Cezari]]
=====Marrëdhëniet me Jul Cezarin=====
E etur për të përfituar nga zemërimi i Cezarit ndaj Ptolemeut, Kleopatra u fut fshehurazi ne pallat per t'u takuar me Cezarin. Plutarku ne "Jeta e Jul Cezarit" jep një përshkrim të shpejtë të mënyres se si ajo u fut ne pallat duke i kaluar rojat e Ptolemeut e mbështjellë me një tapet qe shërbëtori i saj po mbante. Ajo u bë e dashura e Cezarit dhe nëntë muaj pas takimit të tyre të parë, ajo i dha jetë djalit të tyre Ptolemeut Cezar, i quajtur ndryshe Cezarion.