[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 27:
 
'''Kleopatra VII Filopator''' ''(Greqisht:Κλεοπάτρα Φιλοπάτωρ; 69 p.e.s- 12,Gusht, 30 p.e.s)'' e njohur në histori si Kleopatra ishte faraonesha e fundit aktive e Egjiptit të Lashtë, i cili mbijetoi edhe për pak kohë pas vdekjes së saj pasi u udhëhoq nga djali i saj, Cezarioni si faraon. Emri Kleopatra vjen nga emri grek ''Κλεοπατρα'' (Kleopatra) që do të thotë "Triumf i babait", i formuar nga ''κλεος'' (Triumf) kombinuar me πατρος (patros) " E babait".
Kleopatra ishte pjestare e dinastisë Ptolemaike, një familje me origjinë greke që udhëhoqi Egjiptin e Lashtë pas vdekjes së [[Leka i Madh|Aleksandrit të Madh]], gjatë periudhës helenistike. Ptolemaikët gjatë dinastisë së tyre folën greqisht dhe refuzuan të flisnin në gjuhën Egjiptiane, që është dhe arsyeja pse greqishtia ashtu si dhe gjuhët egjiptiane është përdorur në dokumentet zyrtare mbretërore, siç ështe edhe Guri Rozeta. Por çuditërisht Kleopatra foli në gjuhën Egjiptiane, dhe e prezantoi veten si një rimishërim i perëndeshës egjiptiane, Isis.
Kleopatra sundoi bashkë me babain e saj, Ptolemeun XII Auletes, dhe më vonë me vëllezërit e saj, Ptolemeu XIII dhe Ptolemeu XIV, me të cilët ajo u martua për të nderuar traditën egjiptiane, por shpejt ajo sundoi e vetme. Si faraoneshë ajo pati një lidhje me Jul Cezarin, që forcoi qëndrueshmërinë e saj në fron. Më vonë ajo vendosi si zëvendës-drejtues në vend të saj djalin e saj me Cezarin, Cezarionin.
Pas vrasjes së Cezarit, më [[44 p.e.s.]] ajo komplotoi me Mark Antonin, kundrejt pasardhësit të ligjëshëm të Cezarit, Gaius Julius Cezar Oktavianus ( më vonë u njoh si Oktavian Augusti). Me Antonin ajo lindi dy binjakë, Kleopatrën Selene II dhe Aleksandër Heliosin, dhe më pas një djalë tjetër Ptoleme Filadelfusin ''(nga martesat e saj me vëllezërit ajo nuk pati fëmijë)'' . Pasi humbi betejën e Aktiumit me forcat e Oktavianit, Antoni u vetëvra. Kleopatra gjithashtu u vetëvra, duke vazhduar kështu traditën, që nënkupton pickimin nga një kobër, më [[12 Gusht 30 p.e.s.]] Ajo me pak fjalë u "mbajt në jetë" nga djali i saj Cezarioni, i cili u deklarua Faraon nga mbështetësit e tij, por u vra pak kohë më pas nga Oktavian Augusti. Egjipti më pas u bë provinca romake e Aegyptusit.