[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 69:
Megjithatë, [[Bashkimi Sovjetik]] kishte vendosur sistemin e vet politik dhe ekonomik në shumicën e vendeve të Europës lindore dhe qendore, duke vendosur një regjim “totalitar” (themeluar mbi një bazë autoritare dhe policeske, ku çdo lëvizje kritike konsiderohej subversive). Në kontekstin e Luftës së Ftohtë që vinte në kundërshti bllokun lindor dhe bllokun e demokracive perëndimore, “versioni socialist i demokracisë” u aplikua gjithashtu në Kinë dhe në disa vende të tjera në zhvillim.
Revolucionet demokratike të 1989 në vendet e Europës lindore dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik (1991) i dhanë fund kësaj përballjeje. Që atëherë, pluralizmi liberale mund të pretendojë ekluzivitet si model demokratik. Por, megjithëse, në planin e vlerave, modeli i demokracisë pluraliste është vendosur, shumë regjime ushtrojnë në fakt një pushtet autoritar.
 
===Transformimi i pushtetit===
==== Një shtet i dobësuar ====
Ndërkohë që e drejta universale e votës u adoptua nga të gjitha regjimet liberale, u formuan organizata të mëdha politike (partitë) dhe shoqërore (sindikatat): përveç garantimit të lirive individuale, demokracia liberale ka pranuar ekzistencën e lirive kolektive, si p.sh lirinë e protestës dhe anëtarësimit në sindikatë.
Konceptimi klasik i rolit të individëve në fushën politike u modifikua në mënyrë të konsiderueshme dhe regullat politike u përmbysën: disa organizata të mëdha u vunë përballë njëra tjetërës si rivalë për pushtet.
Tani e tutje, asambletë legjislative u strukturuan në bazë të forcave politike dhe funksionimi i pushtetit është në varësi të lojës së koalicioneve. Gjithashtu, pluralizmi i opinioneve është diçka që, në kushte të caktuara, do të dobësonte pushtetin.
Demokracitë liberale karakterizohen tanimë nga një shumëfishim i organizatave politike, sociale dhe ekonomike. Shoqëria demokratike ka formuar grupe interesi që vendosen në mes të individit dhe pushtetit.
Paralelisht, rritja e rolit të shtetit duket se ka arritur kufjtë e vet. Përballë këtij evolucioni, disa propozojnë një rikthim në burimet e liberalizmit, që do të thotë një “zvogëlim të shtetit”.
 
== Shih edhe ==