[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 65:
 
==== Nga krijimi i OKB deri pas Luftës së Ftohtë ====
Pak pas [[Lufta e dytë botërore|Luftës së Dytë Botërore]], vlerësimi i parimeve demokratike, në veçanti të drejtat e njeriut, u shfaq nga Deklarata universale e të drejtave të njeriut, e adoptuar në 10 dhjetor 1948 nga [[Asambleja e përgjithshme]] e Kombeve të Bashkuara. Kjo u ndoq, në 1966, nga dy pakte, njëri në lidhje me të drejtat civile dhe politike, kurse tjetri, me të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore.
Në kuadrin europian, Konventa europiane e të drejtave të njeriut u firmos në Romë në 4 nëntor 1950.
Megjithatë, [[Bashkimi Sovjetik]] kishte vendosur sistemin e vet politik dhe ekonomik në shumicën e vendeve të Europës lindore dhe qendore, duke vendosur një regjim “totalitar” (themeluar mbi një bazë autoritare dhe policeske, ku çdo lëvizje kritike konsiderohej subversive). Në kontekstin e Luftës së Ftohtë që vinte në kundërshti bllokun lindor dhe bllokun e demokracive perëndimore, “versioni socialist i demokracisë” u aplikua gjithashtu në Kinë dhe në disa vende të tjera në zhvillim.
Rreshti 77:
Demokracitë liberale karakterizohen tanimë nga një shumëfishim i organizatave politike, sociale dhe ekonomike. Shoqëria demokratike ka formuar grupe interesi që vendosen në mes të individit dhe pushtetit.
Paralelisht, rritja e rolit të shtetit duket se ka arritur kufjtë e vet. Përballë këtij evolucioni, disa propozojnë një rikthim në burimet e liberalizmit, që do të thotë një “zvogëlim të shtetit”.
 
==== Shoqatat si kundër-pushtet ====
Roli i fituar nga organizatat politike dhe shoqërore në lojën politike kanë modifikuar rregullat e demokracisë. Grupet janë vendosur si kundër-pushtete dhe kanë marrë autonominë e tyre lidhur me pushtetin politik, mbi të cilin ato veprojnë drejtpërsëdrejti duke negociuar me qeverisësit në emër të interesave të anëtarëve të tyre. Demokracia ka tendencë kështu që të shndërrohet në një bashkësi të madhe organizmash korporatiste, ku fuqia zëvendëson ligjshmërinë.
Në këtë kuadër, vendimi politik duket më pak si rezultat i një debati sesa fryt i vënies në punë të një rrjeti klientele dhe një negocimi mes partnerëve publike dhe grupeve private të interesit. Në përfundim, shoqatat më të fuqishme përpiqen të imponojnë vullnetin e tyre.
Kjo krizë e pushtetit prek të gjitha demokracitë perëndimore dhe i jep vend, në mënyrë paradoksale, riformimit të “feudeve” brenda shoqërisë demokratike, duke modifikuar kuptimin fillestar të pluralizmit dhe legjitimitetit politik.
 
== Shih edhe ==