[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 86:
Ndërkohë që forcimi i shtetit që në fillim të shekullit të 20-të ka ndihmuar në rritjen e rolit të qeverisë dhe administratës, pushteti teknokratik, në shtetet në fund të shekullit të 20-të, ka tendencë të zëvendësojë atë të të zgjedhurve. Ekspertët ruajnë gjithmonë një vend më të madh në proceset e ndryshme dhe zhvillojnë një rrjet marrëdhëniesh me grupet për të arritur kompromise. Negocimi kontraktual rrezikon gjithashtu të zëvendësojë në mënyrë sistematike debatin, tradicionalisht i kërkuar për të rregulluar interesat e kundërt.
Evolucioni i shoqërisë demokratike karakterizohet gjithashtu nga reduktimi i pjesëmarrjes politike nga qytetarët, që vjen nga njëra anë nga rënia e ideologjive mobilizuese që shoërohet në anën tjetër me një krizë legjitimitetit të institucioneve politike. Ky “deficit demokratik” rritet shpesh nga një personalizim më i madh i pushtetit.
 
=== Kriza e shtetit të fuqishëm ===
Kriza e shtetit të fuqishëm ka ardhur bashkë, që prej viteve 1970, me ngritjen e [[neoliberalizmi]]t. Ky fenomen shpjegohet në pjesën më të madhe nga roli gjithmonë në rritje i shtetit, megjithëse është bërë sa vjen e më e vështirë për të financuar funksionimin e tij. Buxhetet janë në krizë dhe shpenzimet publike janë bërë të pakontrollueshme. Meqënëse ripërdorimi i masave ekonomike specifike për të siguruar mbijetesën e shtetit që i ka shtrirë krahët kudo nuk duket një zgjidhje e mjaftueshme, teoristët neoliberalë mendojnë se shtetit duhet të zvogëlohet ndjeshëm në mënyrë që shoqëria civile të rigjejë ritmin normal të marrëdhënieve të lira.
Vështirësitë e mëdha me të cilat përballen demokracitë liberale në këtë fillim të shekullit të 21-të kanë çuar në një reflektim të ri lidhur me ekuilibrin mes lirisë individuale dhe solidaritetit të qytetarëve. Megjithatë, siç dëshmon rënia e sistemit komunist në 1990, çfarëdolloj vështirësisht të ekzistojnë sot, vlerat demokratike qëndrojnë referenca kryesore për çdo shoqëri që pretendon të përfaqësojë lirinë.
 
== Shih edhe ==