[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 9:
Ideali demokratik e ka origjinën në [[Greqia e lashtë|Greqinë e lashtë]] të epokës klasike (shekulli i 5-të dhe 4-të p.e.s.). Bëhet fjalë në të njejtën kohë për një filozofi dhe eksperiencë politike, me shembull atë të [[Athina|Athinës]]: reformat e [[Soloni]]t, [[Pisistrati]]t dhe [[Klisteni]]t lejuan përparimin dhe ngritjen e sistemit demokratik që [[Efialti]] dhe [[Perikliu]] perfeksionuan.
 
Në këtë mënyrë, grekët shtruan të parët rrugën e demokracisë politike të drejtpërdrejtë, në të cilën qytetarët i marrin vetë vendimet lidhur me qytetin (''[[polis]]''). Por kjo formë e demokracisë qëndron e kufizuar: femrat, skllevërit dhe metekët (banorët e huaj të Athinës) nuk konsideroheshin si qytetarë, kurse zgjedhjet, parim themel i demokracisë, nuk zinin veçse një rol dytësor – preferohej shorti për të përcaktuar magjistratët. Megjithatë, qytetarët, që zinin vend rregullisht në Asamblenë e përgjithshme të popullit ([[eklezia]]), nuk merrnin pjesë më pak, por në mënyrë të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve.
 
=== Shembulli i demokracisë athinase nën Perikliun ===