Merkuri (planet): Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Beso75 (diskuto | kontribute) No edit summary |
|||
Rreshti 14:
Por, Mërkurri mund të jetë formuar edhe nga mjegullnaja diellore para se prodhimi i energjisë Diellore të ishte stabilizuar. Planeti fillimisht do të ketë pasur një masë dy herë më të madhe se masa e tij e tanishme, por që më vonë është tkurrur, temperaturat pranë Mërkurrit mund të ketë qenë në mes 2.200°C dhe 3.200°C por ndoshta edhe më të larta deri në 10.000°C. Pjesa më e madhe e sipërfaqes shkëmbore të Mërkurrit do të kenë avulluar në temperaturat e tilla, duke formuar një atmosferë, që mund të jetë dërguar larg nga era diellore .
Një hipotezë e tretë propozon që mjegullnaja diellore të ketë shkaktuar tërheqjen në grimcave nga e cila Mërkurri ishte i mbështjellë, që do të thotë se grimcat ishin të lehta dhe u larguan duke e lënë Mërkurrin të zhveshur dhe me një sipërfaqje solide. Çdo hipotezë parashikon një përbërje të ndryshme të sipërfaqes , dhe për këtë do të dërgohet misioni i ardhshëm në hapësirë, BepiColombo, që do të bëjë vëzhgime për të provuar hipotezat. MESSENGER ka gjetur në nivele më të larta se sa pritej kalium dhe squfur në sipërfaqe, duke sugjeruar se hipoteza e avullimit të kores dhe mantelit nuk ka ndodhur, për shkak se kaliumi dhe squfuri do të ishin larguar nga të nxehtit ekstrem të këtyre ngjarjeve. Gjetjet duket se janë në favor të hipotezës së tretë, megjithatë është e nevojshme analiza e mëtejshme e të dhënave.
===Gjeologjia e Mërkurrit===
Sipërfaqja e Mërkurrit është shumë e ngjashme në dukje me atë të Hënës, duke treguar si fushat e gjera dhe krateret e thellë,kjo tregon se ai ka qenë jo aktiv gjeologjikisht për miliarda vjet. Njohuritë tona të gjeologjisë së Mërkurrit kanë qenë të bazuara në Mariner 10 (që udhetoi drejt tij më 1975) dhe vëzhgimet tokësore, por është më pak i kuptuar nga planetet e tjerë tokësore. Ndërsa nga përpunimi i të dhënave nga udhëtimi i fundit i MESSENGER këto njohuri u rritën.
|