Adolf Hitleri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 36:
Pas studimeve mediokre dhe ngeljes në arte, Hitleri përfshihet në mjediset pangjermanike dhe antisemite në [[Viena|Vienë]]. Thellësisht i ndikuar nga lufta, humbja në 1918 dhe situata para-revolucionare që rezultoi në Gjermani, ai hyri në 1920 në partinë naziste (NSDAP), në të cilën ai mori së shpejti drejtimin.
 
Hitleri e bëri partinë një makinë lufte kundër Republikës së Vajmarit. Tentativa e tij për puç në [[Mynih]] e çoi në burg ku ai krijoi Mein Kampf, një udhërrëfim veprimesh më shumë sesa traktat i një doktrine. Ai shfaq një urrejtje të thellë për hebrenjtë, duke i mbajtur të përgjegjshëm për të gjitha të këqijat e Gjermanisë, aspirata për hegjemoni kontinentale nga vendi i tij, madje botërore dhe një lavdërim për dhunën dhe parimin e liderit (Führerprinzip). Këtë centralizmëcentralizëm, ai e zbaton fillimisht në partinë e tij, nga ku u përjashtuan të gjitha tendencat kundërshtuese deri në eliminim fizik të kundërshtarëve të tij (Nata e thikave të gjata, 1934).
 
Fillimisht e frenuar nga begatia e vendit në vitet 1920, partia naziste përfiton më vonë nga kriza e 1929. Hitleri kultivon dyanshmërinë për të tërhequr mbështetës nga të gjitha grupet shoqërore: të papunë, punëtorë, mikroborgjezë, mësuesë, kapitalistë. Në 30 janar 1933, ai bëhet kancelar i Rajhut dhe, në 2 gusht 1934, president. Midis këtyre dy datave, ai zhduku çdo formë kundërshtimi, mori masat e para antisemite dhe dyfishoi institucionet e republikës me organe dhe agjentë nazistë.