Adolf Hitleri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 123:
 
=== Ngjitja ligjore e Hitlerit në pushtet (1933) ===
 
Megjithë sukseset e marra gjatë zgjedhjeve të 1930 dhe 1932, shumica absolute ishte larg të qenit në duart e nazistëve. Por konservatorët që qeverisnin pa shumicë parlamentare ishin po gjithashtu në një qorrsokak. Atyre u mungonte mbështetja popullore e domosdoshme për të vendosur regjimin autoritar që ata dëshironin. Kjo ishte arsyeja pse mjaft drejtuesë konservatorë, si manjati i shtypit Alfred Hugenberg, u bashkuan me idenë e mbrojtur nga [[Franz von Papen]], një prej miqve të ngushtë të presidentit Hindenburg, për marrjen pjesë të Hitlerit në qeveri: objektivi i von Papen ishte ta “lidhte” Hitlerin në një kabinet me dominancë konservatore, duke rikuperuar kështu edhe forcën mobilizuese të partisë së tij.
 
Në 30 janar 1933, Hindenburgu vendos, pas shumë hezitimesh – ai e trajton Hitlerin si “tetar bohem” –, që ta emërojë këtë të fundit kancelar të Rajhut, në krye të një qeverie që përfshinte vetëm dy nazistë, [[Herman Goring|Herman Goering]] dhe [[Wilhelm Frick|Vilhelm Frik]].