Adolf Hitleri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 134:
 
===Eliminimi i kundërshtarëve===
[[File1313841-Louvrier dans lEmpire de la croix gammée .jpg|thumb|Poster i partisë social-demokrate gjermane (SPD) në 1932, përpara se të bëhej e jashtëligjshme nga Hitleri në korrik 1933.]]
Shtypja u sistematizua dhe godiste tani e tutje social-demokratët dhe të gjithë gjermanët armiqësorë ndaj nazizmit; shumë persona u vranë në kampet e para të përqendrimit, të hapura për të internuar atje kundërshtarët e shumtë. Ndalimi i partisë komuniste, mbështetja nga konservatorët dhe nga, megjithëse më hezitues, nga partia katolike e qendrës e lejuan Hitlerin që të merrte në Rajshtag, më 23 mars 1933, votën për një “ligj autorizimi” (Ermächtigungsgesetz), që i siguronte atij pushtet të plotë për katër vite dhe ligjëronte diktaturën. Në 2 maj, sindikatat u detyruan të shpërbëheshin, ndjekur gjatë javëve në vazhdim nga të gjitha partitë politike jo-naziste. Në 14 korrik, NSDAP u deklarua partia e vetme.
Hitleri, me një përzierje të psedo-legalizmit dhe dhunës politike, shtriu pushtetin e tij, duke goditur plotësisht entuziazmin që kishte ngjallur arritja e tij në kancelari, ashtu si edhe të gjithë kundërshtarët. Më 30 qershor 1934, gjatë [[Nata e thikave të gjata|Natës së thikave të gjata]], ai heq qafe Ernst Roehm dhe liderët më kokëçarës të SA, ndërkohë që i beson Goering eliminimin e gjeneralit [[Kurt von Schleicher]] dhe kundërshtarit nazist “nga e majta” [[Gregor Strasser]].