Adolf Hitleri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 136:
[[File:1313841-Louvrier dans lEmpire de la croix gammée .jpg|thumb|Poster i partisë social-demokrate gjermane (SPD) në 1932, përpara se të bëhej e jashtëligjshme nga Hitleri në korrik 1933.]]
Shtypja u sistematizua dhe godiste tani e tutje social-demokratët dhe të gjithë gjermanët armiqësorë ndaj nazizmit; shumë persona u vranë në kampet e para të përqendrimit, të hapura për të internuar atje kundërshtarët e shumtë. Ndalimi i partisë komuniste, mbështetja nga konservatorët dhe nga, megjithëse më hezitues, nga partia katolike e qendrës e lejuan Hitlerin që të merrte në Rajshtag, më 23 mars 1933, votën për një “ligj autorizimi” (Ermächtigungsgesetz), që i siguronte atij pushtet të plotë për katër vite dhe ligjëronte diktaturën. Në 2 maj, sindikatat u detyruan të shpërbëheshin, ndjekur gjatë javëve në vazhdim nga të gjitha partitë politike jo-naziste. Në 14 korrik, NSDAP u deklarua partia e vetme.
 
Hitleri, me një përzierje të psedo-legalizmit dhe dhunës politike, shtriu pushtetin e tij, duke goditur plotësisht entuziazmin që kishte ngjallur arritja e tij në kancelari, ashtu si edhe të gjithë kundërshtarët. Më 30 qershor 1934, gjatë [[Nata e thikave të gjata|Natës së thikave të gjata]], ai heq qafe Ernst Roehm dhe liderët më kokëçarës të SA, ndërkohë që i beson Goering eliminimin e gjeneralit [[Kurt von Schleicher]] dhe kundërshtarit nazist “nga e majta” [[Gregor Strasser]].
 
Line 141 ⟶ 142:
[[File:1314049-Propagande nazie pour le plébiscite du 19 août 1934.jpg|thumb|150x250px|"Një popull, një Führer, një po". Populli gjerman ftohet për të ratifikuar vendimin, marrë nga Hitleri ditën e vdekjes së presidentit Hindenburg (2 gusht), për të bashkuar tek ai funksionet e presidentit të Rajhut dhe ato të kancelarit (që e kishte tashmë) dhe të merrte titullin e Reichsführer.]]
Hitleri mori kështu njohjen nga ushtria që e ndihmoi të bëhej pa vështirësi president i Rajhut, duke pasuar marshallin Hindenburg, pas vdekjes së këtij më 2 gusht 1934. Në 19 gusht, mbi 89 % e zgjedhësve gjermanë ratifikuan fuqitë e reja të Reichsführer. Një vit e gjysmë më vonë, Hitleri kishte arritur të vendoste një pushtet të plotë, pa e ndarë me asnjërin, ku kundërshtarët politike ose ishin vrarë, ose ishin internuar në kampe.
 
==Shteti totalitar==
Megjithëse totalitar, pushteti i ri nazist shfaqet shpejt të ketë një funksionim kaotik, duke mos mbajtur disiplinë në kabinetin ministerial: Hitleri merr pjesë sa herë e më pak në një qeveri në të cilën takimi i fundit qe në 1938. Të braktisur më vete, ministrat i panë prerogativat e tyre të zvogëlohen e të kufizohen konsiderueshëm. Për t’i anashkaluar, Hitleri krijoi institucione të veçanta, të ngarkuar me misione specifike, por të pajisur me fuqi shumë të larta, të cilat ua beson ndihmësve më besnikë.
 
Policia dhe në mënyrë më të përgjithshme shërbimet e sigurimit i dalin plotësisht jashtë kontrollit ministrit të brendshëm; ato janë në duart e [[Heinrich Himmler|Hajnrih Himler]], lideri i SS, i cili ndërtoi një shtet të vërtetë brenda shtetit. I ngarkuar me vënien në punë të një plani katër vjeçar që duhet ta lejonte ekonominë t’i përshtatej luftës, Hermann Goering fillon të fusë duart në kompetencat e ministrit të ekonomisë.