Merkuri (planet): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 86:
Mërkurri është më i lehtë për tu parë kur ai është afër me zgjatimin i tij më të madh, që nënkupton se gjatësia e tij këndore me Diellin është më e madhe. Kur Mërkurri gjendet afër zgjatimit më të madh perëndimor, që do të thotë se është në perëndim të Diellit në qiell, kështu që do të duket shpejt para lindjes së diellit, ndërsa në zgjatimin më e madh lindor, që do të thotë se është i dukshëm menjëherë pas perëndimit të diellit. Datat e sakta të zgjatimeve më të mëdha nuk janë ato më të mirat në të cilën përpiqemi të shikojmë Mërkurrin. Fazat e planetit ndikojnë në masë të madhe në shkëlqimin e tij të dukshëm. Në zgjatimet e mëdhaja, Mërkurri është afërsisht në gjysmë faze. Ai është i ndritshëm kur është në midis dy fazave të gjysëmhënave kur bëhet hënë e plotë, që do të thotë se pozicioni më i mirë për të parë Mërkurrin është pak ditë para zgjatimit më e madh lindor në mbrëmje, ose disa ditë pas zgjatimit më të madh perëndimor, në mëngjes. Pjerrësia e dukshme ekliptike në horizont është gjithashtu e rëndësishme. Kur pjerrësia është e madhe, siç ndodh afër ekuinoksit të pranverës në mbrëmje, dhe në afërsi të ekuinoksit vjeshtak në mëngjes (kjo është e vërtetë për vëzhguesit në të dy hemisferat), Mërkurri është më i lartë në qiell vetëm kur dielli sapo ka kaluar nën horizont, gjë që e bën më të lehtë për ta parë atë sesa në rastet e tjera. Pjerrësia ekliptike është më e madhe për vëzhguesit në gjerësi gjeografike të ulëta sesa ato të larta. Kjo është e dobishme në qoftë se Mërkurri është afër afelit në kohën e vëzhgimit, sepse kjo e bën atë më të largët nga Dielli sesa në pozicionet e tjera. Ky pozicion e bën planetin më pak të ndriçuar, megjithatë avantazhi i dukshëm nuk është shumë i madh. Në këtë kohë, Mërkurri është mjaft afër me afelin dhe shikohet në zgjatjen më të madhe perëndimore në ekuinoks në mars, ose në zgjatjen më të madhe lindore në ekuinoks në shtator. (Për periudha të gjata kohore, kjo ndryshon sipas ndryshimeve të orbitës së Mërkurrit.)
Duke vënë të gjithë këta faktorë së bashku, koha më e mirë për vëzhguesit në hemisferën jugore për të parë Mërkurri është në mëngjes, në afërsi të ekuinoksit të marsit, disa ditë pas zgjatjes më të madhe perëndimore të Mërkurrit, ose në mbrëmje, në afërsi të ekuinoksit të shtatorit, disa ditë para zgjatimit më të madh lindor. Një vëzhgues në hemisferën veriore nuk mund të zgjedh të gjithë faktorët në të njëjtën kohë. Zakonisht, shanset më të mira për të parë planetin janë në mbrëmje, në afërsi të ekuinoksit të marsit, disa ditë para zgjatjes më të madhe lindore, ose në mëngjes, në afërsi të ekuinoksit të shtatorit, disa ditë pas zgjatjes më të madhe perëndimore. Pjerrësia ekliptike është në këtë kohë më e madhe, edhe pse Mërkuri nuk është afërt afelit .
Periudha e rrotullimit të Mërkurrit rreth Diellit është 88 ditë. Ai bën rreth 4,15 rrotullime rreth Diellit në një vit tokësor. Në vitet në vazhdim pozicioni i Mërkurrit në orbitën e tij do të ndryshojë me 0,15 rrotullime kur shikohet në data të caktuara, të tilla si ekuinokset. Prandaj, në qoftë se, për shembull, zgjatja më të madhe lindore ndodh në ekuinoksin e marsit të ndonjë viti, rreth tre vjet më vonë zgjatimi më i madh perëndimor do të ndodhë afër ekuinoksit të marsit, sepse pozicioni i Mërkurrit në orbitën e tij në ekuinoks do të ketë ndryshuar me rreth gjysmë (0,45) rrotullime. Kështu, në qoftë se ritmet e zgjatimeve gjatë ekuinokseve janë të pafavorshme për të vëzhguar Mërkurrin në ndonjë vit, ata do të jenë mjaft të favorshme brenda tre viteve të mëvonshme. Spostimi me 0,15 rrotullime në një vit përbën një ciklël shtatvjeçar (0,15 × 7 ≈ 1.0), në vitin e shtatë Mërkurri do të ndjekë pothuajse saktësisht (7 ditë mërkurriane) sekuencën e fenomeneve që tregonte shtatë vjet më parë. Kur kushtet janë afër optimaleve, Mërkurri është i lehtë për tu parë. Megjithatë, kushtet optimale janë të rralla, dhe shumë vëzhgues amatorë kërkojnë pa sukses për Mërkurrin.
===Historia e vëzhgimit të Mërkurrit===
Shkrimet më të hershme të njohura të regjistruara të Mërkurrit janë nga pllakat Mul.Apin. Këto shkrime janë bërë me shumë gjasa nga një astronom asirian rreth shekullit të 14-të para Erës Sonë. Emri në shkrimin kuneiform (formë pyke) të përdorur për të përcaktuar Mërkurrin mbi pllakat Mul.Apin transkriptohet si Udu.Idim.Gu \ u4.Ud ("planet i hedhur"). Të dhënat Babilonase mbi Mërkurrin datojnë në mijëvjeçarin e parë, para Erës Sonë. Babilonasit e quajtën planetin Nabu sipas lajmëtarit të perëndive të mitologjisë së tyre. Grekët e lashtë të kohës së Hesiodit e njihnin planetin si Στίλβων (Stilbon), që do të thotë "shkëndia ", dhe Ἑρμάων (Hermaon). Më vonë grekët e quajtën planetin Apollo kur ishte i dukshëm në qiell në mëngjes, dhe Hermes kur ishte i dukshëm në mbrëmje. Rreth shekullit të 4-t para Erës Sonë, astronomët grekë kuptuan që të dy emrat e përmendur janë i njëjti trup, Hermes (Ἑρμής - Hermes), emri planetar që është ruajtur në gjuhën greke moderne si (Ερμής - Ermis). Romakët e emëruan planetin sipas Zotit të tyre këmbë -shpejtë lajmëtarin e Perëndive romake, Mërkurr (Latinisht - MERCURIUS), që e lidhnin me Hermesin grek, sepse ai lëvizte nëpër qiell më shpejt se çdo planet tjetër. Në simbolin astronomik të Mërkurrit është stilizuar versioni i Caduceus Hermes. Astronomi Romako-egjiptian Ptolemeu ka shkruar për mundësinë e kalimit transit të planetit në sipërfaqen e Diellit në punën e Tij “Planetary hipoteza”. Ai sugjeroi se kalimi tranzit nuk është vëzhguar më parë sepse planete të tilla si Mërkurri ishin shumë të vegjël për tu parë, ose për shkak se kalimet tranzite ishin shumë të rralla. [[File:Shatir500.jpg|thumb|left|upright=1.0|Modeli i Ibn al-Shatir i shfaqjes së Mërkurrit.]]Në Kinën e lashtë, Mërkurri ishte i njohur si Chen Xing (辰星), Ylli i Orës. Në krahinën Wu Xing ai ishte i lidhur me drejtimin e veriut dhe fazën e ujit. Kultura kineze moderne, koreane , japoneze dhe kultura Vietnamese i referohen planetit fjalë për fjalë si "yll uji" (水星), bazuar në pesë elementet. Mitologjia Hindu përdorur emrin Bud’ha për Mërkurrin, dhe ky zot ishte përzgjedhur për të udhëhequr mbi të mërkurën. Zoti Odin (apo Woden) sipas paganizmit gjerman ishte i lidhur me planetin Mërkurr dhe të mërkurën. Fiset Maja mund ta kenë përfaqësuar Mërkurrin me një buf (ose ndoshta katër bufa, dy për mëngjes dhe dy për mbrëmje), që shërbenin si të dërguar të botës së nëndheshme. Në astronominë e lashtë indiane, Surya Siddhanta, një tekst astronomik indian i shekullit të 5, vlerëson diametrin e Mërkurit si 4.841 kilometra (3,008 mi), një gabim prej më pak se 1% në diametër saktësisht është 4,880 kilometra (3.032 mi). Ky vlerësim është bazuar mbi një hamendësim të pasaktë të diametrit këndor të planetit me 3,0 harkminuta ( 50 milligradë). Në astronominë mesjetare islame, astronomi andaluzian Ebu Is'hak Ibrahim al-Zarqali në shekullin e 11-të e përshkroi ndryshimin gjeocentrik të orbitës së Mërkurrit si ovale, si një vezë apo si një pinjon, megjithatë kjo hamendësi nuk ndikoi në teorinë e tij astronomike apo llogaritjet astronomike. Në shekullin e 12-të, Ibn Bajjah vëzhgoi "dy planete si pika të zeza mbi faqen e Diellit", e cila u konfirmua më vonë si tranzitim i Mërkurrit dhe / ose Venusit nga astronomi Qotb al-Din Shirazi i observatorit Persian Margha në shekullin e 13-të. (vini re se shumica e raportimeve mesjetare të tranzitit të marrë më vonë janë vëzhguar si njolla diellore). Në Indi, astronomi Nilakantha Somayaji i shkollës Kerala në shekullin e 15-të zhvilloi një model planetar pjesërisht heliocentrik në të cilin Mërkurri orbiton rreth Diellit, dhe në kthim orbiton rreth Tokës, i ngjashëm me sistemin Tychonic propozuar më vonë nga Tycho Brahe në fund të shekullit të 16-të.
===Vëzhgimet Tokësore===
[[File:Mercury transit 1.jpg|thumb|200px|[[Transit of Mercury]]. Mërkurri është pika e vogël në qëndrën e poshtme. Pika e errët në të majtë të diskut diellor është një njollë diellore.]]
[[File:Planet Elongation.jpg|thumb|right|200px|Zgjatimi është një kënd midis Diellit dhe planetit, me Tokën si pikë referimi. Mërkurri gjendet më afër Diellit.]]Vëzhgimet e para me teleskop të Mërkurrit janë bërë nga Galileo në fillim të shekullit të 17-të. Edhe pse ai vëzhgonte fazat në Venus, teleskopi i tij nuk ishte aq i fuqishëm sa për të parë fazat e Mërkurrit. Në vitin 1631 Pierre Gassendi bëri vëzhgimet e para teleskopike të tranzitit të një planeti përgjatë diellit, duke parë tranzitin e Mërkurrit parashikuar nga Johannes Kepler. Në vitin 1639, Giovanni Zupi përdori një teleskop për të zbuluar që planeti kishte faza të ngjashme me Venusin dhe Hënën. Vëzhgimi demonstroi përfundimisht që Mërkurri rrotullohej rreth Diellit. Një ngjarje shumë e rrallë në astronomi është kalimi i një planeti përpara një tjetri (fshehja), siç shihet nga Toka. Mërkurri dhe Venusi fshehin njëri-tjetrin një herë në disa shekuj, dhe ngjarjet e 28 majit 1737, është i vetmi vëzhgim historik, që është parë nga John Bevis në Observatorin Mbretëror të Greenwich. Eklipsi i ardhshëm i Mërkurrit nga Venusi do të jetë në 3 dhjetor 2133. Vështirësitë e vazhdueshme në vëzhgimin e Mërkurrit tregojnë që ai është studiuar më pak se planetet e tjera. Në 1800 Johann Schroter bëri vëzhgime të karakteristikave të sipërfaqes, duke pretenduar se kishte vëzhguar male të larta 20 km. Friedrich Bessel përdori vizatimet e Schroter-it duke vlerësuar gabimisht periudhën e rrotullimit në 24 orë dhe pjerrësinë e aksit 70°. Në 1880, Giovanni Schiaparelli skicoi hartën e planetit me shumë kujdes, dhe sugjeroi që, periudha e rrotullimit të Mërkurrit ishte 88 ditë, i njëjtë si periudha orbitale gjatë turbullimeve. Ky fenomen është i njohur si rrotullimi sinkron. Përpjekja për të hartuar sipërfaqen e Mërkurrit u vazhdua nga Eugenios Antoniadi, i cili botoi një libër në vitin 1934 që përfshinte edhe hartat dhe vëzhgimet që ai kishte bërë. Shumë nga karakteristikat e sipërfaqjes së planetit, sidomos tiparet Albedo, kanë marrë emrat e tyre nga hartat e Antoniadi -t. Në qershor 1962 shkencëtarët sovjetikë të Institutit për Radio-inxhinieri dhe Elektronikë të Akademisë së Shkencave të BRSS të udhëhequr nga Vladimir Kotelnikov u bënë të parët që dërguan sinjal radari në Mërkurr dhe e morën atë, duke filluar observimet me radar të planetit. Tre vjet më vonë vëzhgimet e radarëve nga amerikanët Gordon Pettengill dhe R. Dyce duke përdorur Observatorin radio teleskop 300-metra Arecibo në Porto Riko treguan përfundimisht periudhën rrotulluese të planetit që ishte rreth 59 ditë.Teoria që rrotullimi i Mërkurrit ishte sinkron ishte përhapur gjerësisht, dhe kjo ishte një surprizë për astronomët kur vëzhgimet me radio-teleskop u publikuan. Nëse Mërkurri do të ishte i bllokuar nga tërheqja gravitacionale, faqja e tij e errët do të ishte shumë e ftohtë , por matjet e radio trasmetimeve zbuluan se ajo ishte shumë më e nxehtë se sa pritej. Astronomët kanë ngurruar të hedhin poshtë teorinë e rrotullimit sinkron dhe propozuan mekanizma alternative të tilla si shpërndarja e erërave të fuqishme të ngrohta për të shpjeguar kundërshtimet e teorisë. Astronomi italian Giuseppe Colombo vuri në dukje se vlera e rrotullimit ishte rreth sa dy të tretat e periudhës së rrotullimit orbital të Mërkurrit, dhe propozoi që periudha rrotulluese orbitale dhe e planetit ishin fiksuar në një raport 3:2 në vend se një raportit 1:1. Të dhënat nga Mariner 10 e në vazhdim e konfirmuan këtë pikëpamje. Kjo do të thotë që hartat e Antoniadi-t dhe Schiaparelli-t nuk ishin "të gabuara ". Astronomët panë të njëjtat karakteristika gjatë çdo orbite të dytë dhe i regjistruan, por shpërfillën ato të para ndërkohë, kur fytyra tjetër e Mërkurrit ishte në drejtim të Diellit, sepse gjeometria orbitale të thotë se këto vëzhgime janë bërë në bazë të kushteve të këqija të shikimit. Vëzhgimet optike tokësore nuk hedhin shumë dritë në planetin më të brëndshëm të Sistemit Diellor, por astronomët duke përdorur radio në gjatësi vale interferometrike me mikrovalë, një teknikë që mundëson heqjen e rrezatimit diellor, janë në gjendje të dallojnë karakteristikat fiziko-kimike të shtresave nënsipërfaqësore në një thellësi disa metra. Kjo derisa ndonjë sondë kozmike të arrijë në Mërkurr që të na njohë më mirë me strukturën morfologjike të planetit. Nga ana tjetër, përparimet e fundit teknologjike kanë çuar në përmirësimin e vëzhgimeve me bazë tokësore. Në vitin 2000, vëzhgime të imazheve me rezolucion të lartë u kryen nga teleskopi 1.5 metër Hale i Observatorit të Mount Wilson. Ata dalluan që në pamjet e para karakteristikat e sipërfaqes në pjesët e Mërkurrit që nuk u fotografuan në misionin Mariner 10. Shumica e planetit ka qenë e skicuar nga radari i teleskopit Arecibo, me 5 km rezolucion, duke përfshirë depozitat polare të kratereve në hije që mund të kenë ujë në gjëndje të akullt .
===Eksplorimi i Mërkurrit===
[[File:MESSENGER Assembly.jpg|thumb|left|MESSENGER duke u pregatitur për lëshim]]Arritja e Mërkurrit nga Toka paraqet sfida të rëndësishme teknike, sepse orbita e planetit është shumë më afër Diellit sesa Toka. Një anije nisur nga Toka drejt Mërkurrit është e detyruar të udhëtojnë mbi 91 milionë kilometra drejt fushës së fuqishme gravitacionale të Diellit. Mërkurri ka një shpejtësi orbitale 48 km/s, ndërsa shpejtësia orbitale e Tokës është 30 km/s. Kështu anija duhet të bëjë një ndryshim të madh në shpejtësinë (delta-v) për të hyrë në orbitën e transferimit HOHMANN (një orbitë eliptike që përdoret për tu transferuar midis dy orbitave rrethore në diametër të ndryshëm në të njëjtin plan), që kur kalon pranë Mërkurrit, është e ndryshme krahasuar me delta–v kërkuar për misionet e tjera planetare. Energjia potenciale e çliruar duke lëvizur pranë fushës së fuqishme gravitacionale të Diellit kthehet në energji kinetike, kjo kërkon një tjetër ndryshim të madh delta–v që nuk bën gjë tjetër veçse rrit shpejtësinë orbitale rreth Mërkurrit. Për tu ulur në mënyrë të sigurtë apo të hyjë në një orbitë të qëndrueshme anija duhet të mbështetet tërësisht në motorët raketorë shtytës. Manovrat e tjera ajrore përjashtohen sepse Planeti ka shumë pak atmosferë. Një udhëtim në Mërkurr kërkon aq karburant raketor sa nevojiten për tu shkëputur plotësisht nga Sistemi diellor. Si rezultat, vetëm dy anije hapësinore kanë mundur të vizitojnë planetin deri tani. Një alternative e propozuar do të përdorë një anije me vela diellore për tu vendosur në një orbitë të sinkronizuar me Mërkurrin dhe Diellin.
===Mariner 10===
{{multiple image
Rreshti 108:
===MESSENGER===
Një mision i dytë i NASA për Mërkurrin, i quajtur MESSENGER (MErcury Surface ,Space ENvironment, GEochemistry, and Ranging), u nis më 3 gusht 2004 nga Cape Canaveral Air Force Station në bordin raketës Boeing Delta 2. Ajo bëri një rrotullim gravitacional rreth Tokës në gusht 2005, dhe në Venus në tetor 2006 dhe qershor 2007 për tu vendosur mbi trajektoren e duhur në një orbitë rreth Mërkurrit. Afrimi i parë orbital rreth Mërkurrit ka ndodhur më 14 janar 2008, i dyti më 6 tetor 2008, dhe një i tretë më 29 shtator 2009. Shumica e hemisferës që nuk fotografoi dot Mariner 10 u fotografua plotësisht gjatë këtyre fluturimeve. Anija hyri me sukses në një orbitë eliptike rreth planetit më 18 mars 2011. Imazhi i parë orbital i Mërkurrit është marrë më 29 mars 2011. Anija përfundoi misionin njëvjeçar të hartës, dhe pastaj hyri në një mision tjetër më të zgjeruar njëvjeçar në vitin 2013. MESSENGER plotësoi me vëzhgime të vazhdueshme hartën e Mërkurrit, dhe vëzhgoi aktivitetin maksimal diellor në vitin 2012.
[[File:PIA18389-MarsCuriosityRover-MercuryTransitsSun-20140603.gif|thumb|200px|right|Mërkurri i parë nga Anija ''Curiosity'' rover në Mars më 3 Qershor 2014).]]Misioni ishte projektuar qartë për të zgjidhur gjashtë çështjet kryesore : dëndësinë e lartë të Mërkurrit, historinë e tij gjeologjike, natyrën e fushës magnetike, strukturën e bërthamës, nëse ka akull në polet e tij, dhe nga se vjen atmosfera e tij e dobët. Për këtë qëllim, anija kishte pajisje fotografiketëfotografike të cilat do të mblidhnin imazhe me rezolucion shumë më të lartë shumë më tepër se Mariner 10, spektrometra të ndryshme për të përcaktuar sasinë e elementeve në kore, magnetometra dhe pajisje për të matur shpejtësitë e grimcave të ngarkuara. Matjet e detajuara të ndryshimeve të shpejtësinë orbitale si dhe përfundimi detajeve të strukturës së brendshme të planetit.
===BepiColombo===
Agjencia Europiane Hapësinore është duke planifikuar një mision të përbashkët me Japoninë i quajtur BepiColombo, e cila do të orbitojë Mërkurrin me dy sonda. Njëra të bëjë një hartë të planetit dhe tjera të studiojë magnetosferën e tij. Me tu nisur në vitin 2015, anija pritet të arrijë Mërkurrin në 2019. Anija do të lëshojë një magnetometër-sondë në një orbitë eliptike, pastaj raketa do të ndezë motorrat për tu vendosur në një orbitë rrethore. Të dy sondat do të operojnë për gati një vit tokësor. Sonda që do të bëjë hartën e planetit do të kryejë një seri matjesh me spektrometra të ngjashme me ato që bëri MESSENGER, dhe do të studiojnë planetin në gjatësi valore të ndryshme duke përfshirë rrezet infra të kuqe, ultravjollcë, rreze X dhe rreze gama.