Adolf Hitleri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 110:
Por idetë e Hitlerit u shquan nga karakteri i tij pasionant, që vinte nga temperamenti i tij personal po aq sa nga kriza që goditi Gjermaninë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Hitleri i markoi hebrenjtë si përgjegjës të humbjes: meqë raca e tyre ishte e papastër, ata donin të njollosnin etninë ariane dhe të përparonin ideologji të dëmshme: marksizmin, internacionalizmin, individualizmin dhe liberalizmin. Duhej të hiqeshin qafe hebrenjtë nga Rajhu, i cili duhej rigjeneruar me gjak arian; gjermanët do të udhëhiqeshin nga Führerprinzip. Për të mos lejuar zbatimin e klauzolave të [[Traktati i Versajës|Traktatit të Versajës]], Gjermania do të formonte një “hapësirë jetësore” (Lebensraum).
 
==Një propragandëpropagandë më shumë sesa një doktrinë==
Në fakt, ideologjia e Hitlerit dhe e partisë naziste është e paqëndrueshme: i gjithë Mein Kampf dominohet nga ideja e propagandës. Duhet të impresionosh të tjerët, dhe kjo ishte arsyeja themelore për vendosjen e Hitlerit në Berghof, “foleja e shqiponjës”, sipër Obersalzbergut, pranë Berchtesgarden dhe për ndërtimin e pallateve kolosale hitleriane. Në planin e ideve, duhet menduar më e ulta e mundshme me sa më pak skrupuj të jetë e mundur. Mein Kampf nuk është një traktat ideologjik: është një guidë aksioni. Dhe Hitleri do të shërbehej nga sensi i tij i propagandës, nga diskursi politik shpeshherë histerik deri tek vënia në skenë. Ai do të ndihmohej ndjeshëm nga bashkëpunëtorët e tij, si Goebbels dhe [[Albert Speer]].