Adolf Hitleri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 134:
===Eliminimi i kundërshtarëve===
[[File:1313841-Louvrier dans lEmpire de la croix gammée .jpg|thumb|Poster i partisë social-demokrate gjermane (SPD) në 1932, përpara se të bëhej e jashtëligjshme nga Hitleri në korrik 1933.]]
Shtypja u sistematizua dhe godiste tani e tutje social-demokratët dhe të gjithë gjermanët armiqësorë ndaj nazizmit; shumë persona u vranë në kampet e para të përqendrimit, të hapura për të internuar atje kundërshtarët e shumtë. Ndalimi i partisë komuniste, mbështetja nga konservatorët dhe nga, megjithëse më hezitues, nga partia katolike e qendrës e lejuan Hitlerin që të merrte në Rajshtag, më 23 mars 1933, votën për një “ligj autorizimi” (Ermächtigungsgesetz), që i siguronte atij pushtet të plotë për katër vite dhe ligjëronte diktaturën. Në 2 maj, sindikatat u detyruan të shpërbëheshin, ndjekur gjatë javëve në vazhdim nga të gjitha partitë politike jo-naziste. Në 14 korrik, NSDAP u deklarua partia e vetme.
 
Hitleri, me një përzierje të psedopseudo-legalizmit dhe dhunës politike, shtriu pushtetin e tij, duke goditur plotësisht entuziazmin që kishte ngjallur arritja e tij në kancelari, ashtu si edhe të gjithë kundërshtarët. Më 30 qershor 1934, gjatë [[Nata e thikave të gjata|Natës së thikave të gjata]], ai heq qafe Ernst Roehm dhe liderët më kokëçarës të SA, ndërkohë që i beson Goering eliminimin e gjeneralit [[Kurt von Schleicher]] dhe kundërshtarit nazist “nga e majta” [[Gregor Strasser]].
 
===Hitleri Fyhrer i Rajhut===
Rreshti 147:
Policia dhe në mënyrë më të përgjithshme shërbimet e sigurimit i dalin plotësisht jashtë kontrollit ministrit të brendshëm; ato janë në duart e [[Heinrich Himmler|Hajnrih Himler]], lideri i SS, i cili ndërtoi një shtet të vërtetë brenda shtetit. I ngarkuar me vënien në punë të një plani katër vjeçar që duhet ta lejonte ekonominë t’i përshtatej luftës, Hermann Goering fillon të fusë duart në kompetencat e ministrit të ekonomisë.
 
===Hitleri dhe rrethi i tij i direkt, zemra e pushtetit real===
[[Skeda:1314040-Adolf Hitler en 1937.jpg|thumb|left|Hitleri mirëpret ushtarë të vjetër britanikë në Berchtesgaden, në shkurt 1937. Në të djathtë të tij, Rudolf Hess, sekretari i tij i veçantë.]]
Përfundimisht, në sistemin nazist, gjithçka varej nga vullneti i Fyhrerit, i cili rallërrallë herë merrte iniciativën e vendimit, duke u kënaqur me disa pika jo të kthjellta që më pas “interpretoheshin” dhe prezantoheshin në formën e projekteve përpara diktatorit, i cili binte dakord ose e refuzonte atë. Kjo praktikë u teorizua nga juristi Karl Shmit. Vetëm dinjitarët e rrethit direkt të Hitlerit mbanin në këtë mënyrë një pushtet real në një sistem që ishte njanjë nga format më të arritura të shtetit-parti totalitar.
 
==Sukseset e regjimit (1933-1939)==
Rreshti 156:
[[Skeda:1314041-Adolf Hitler en 1939.jpg|right|thumb|Fyhreri përgëzohet nga Herman Goering për festën e partisë nacional-socialiste. Rreth tij, Rudolf Hess (në të djathtë), Hoakim von Ribentrop (në të majtë).]]
 
Në 1939, konsensusi i realizuar nga regjimi në popullatë është i padiskutueshëm. Ai shpjegohet nga përshtypja e shumicës në rikthimin, pas krizës, e njëfarë sigurie dhe, në të njëjtën kohë, për çështjet e biznesit, një begati të vërtetë, nxitur nga politika e armatimit të plotë e vënë në punë nga Goering. Fshatarësia ishte e kënaqur nga rritja e çmimeve bujqësore dhe nga lehtësimi i borxheve të tyre. Zhdukja pothuajse totale e papunësisë çoi në mbështetjen nga punëtorët të zgjatjes së ditës së punës, uljes së pagave dhe zhdukjes së lirive sindikale. Klasa e mesme, sa vjen e më shumë e proletarizuar, që kishte qenë mbështetësi kryesor i ngritjes së nazizmit, u bë një nga viktimat kryesore të tij – por viktimaviktimë pasive – përveç atyre që bënë karrierë në organizatat e shumta të partisë, ku dalloheshin nga fanatizmi i tyre.
 
Opozita, e reduktuar totalisht, pati fatin e mërgimit të anëtarëve të partive të vjetra politike ose anëtarëve të kishës katolike apo protestante, të shokuar nga neo-paganizmi i nazistenazistëve dhe persekutimi i hebrenjve, por që nuk u ndoqën shumë nga hierarkia e tyre.
 
Tipari parësor i regjimit ishte politika ekspansioniste, që lajkatonte krenarinë gjermane, e plagosur nga humbja e 1918.
Rreshti 164:
===Goditjet në politikën e jashtme===
Pa ndalur së përsërituri qëllimet e tij paqësore, diktatori kombinoi mjaft mirë koncesionet e qarta me përdorimin e guximëshëm të forcës.
Me anë të bllofit, Hitleri triumfoi ndaj francezëve, duke dekretuar në 1935 rivendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak dhe duke rimilitarizuar bregun e djathtëmajtë të lumit Rin. Po kështu me bllof, në 1938 dhe 1939, ai iu vu politikës së anoncuar në Mein Kampf. Që nga 1925, Hitleri kishte thënë se duhej ndërtuar një bërthamë gjermane me 80 deri 100 milionë banorë që do të zinin të tërë këto territore, të cilat në cilindo moment, kishtekishin qenë gjermangjermane. Ai këmbëngulte që atëherë për detyrën e çpopullimit për të ndaluar riprodhimin e racave inferiore të sllavëve dhe hebrenjve.
 
Hitleri përpiqej të pushtonte [[Austri]]në që prej korrikut 1934, duke ia lënë në dorë partizanëve të tij të vrisnin kancelarin Dollfuss. Në shkurt 1938, ai i shfaqi politikën e tij bashkëpuntëroëvebashkëpunëtorëve të tij: ai sapo kishte vendosur marrëdhënie më të ngushta me Italinë fashiste, që për të ishte një model që i kishte kaluar koha. Ai bënte gati pushtimin e Austrisë në mars 1938 (Anschluss). Në shtator 1938, duke përdorur frikën për luftë dhe për komunizëm të perëndimorëve, duke luajtur me britanikun [[Neville Chamberlain|Nevil Çamberlejn]] dhe francezin [[Édouard Daladier|Eduar Daladie]] në Bad Godesberg dhe në Berchtesgaden, ai pregatit pushtimin e Sudeteve, që e merr në marrëveshjen e Mynihut (30 shtator).
 
Që atëherë, kur mori në shkurt 1938 komandën supreme të forcave të armatosura, e gjithë përpjekja e tij shkon drejt luftës. Në mars 1939, [[Çekosllovakia]] pushon së ekzistuari, me pjesën çeke që u bë protektorat gjerman. Me Krizën e Danzigut gjatë verës 1939, dukej megjithatë se Franca dhe Britania e Madhe nuk ishin të gatshme të lëshonin pe. [[Mussolini]] dhe Goering u përpoqën, kotësisht, të moderonin Hitlerin. I fortësuar nga pakti i mos-sulmimit i firmosur mes Gjermanisë dhe bashkimitBashkimit Sovjetik në 23 gusht 1939, diktatori urdhëroriurdhëroi pushtimin e Polonisë në 1 shtator. Ishte fillimi i [[Lufta e dytë botërore|Luftës së Dytë Botërore]].
 
==Hitleri në Luftën e Dytë Botërore==
[[Skeda:Second world war europe animation small.gif|left|thumb|Teatri europian gjatë Luftës së Dytë Botërore; Gjermania e Hitlerit përfaqësohet me blu.]]
 
A ishte Hitleri apo jo një lider lufte? Padyshim, qe ai që imponoi ushtrinë me armaturë me tanke si modelin e ushtrisë gjermane; qe ai që vendosi të përdorë luftën rrufe (Blitzkrieg) në mënyrë sistematike. Nga gjithë kjo, Hitleri përfitoi dhe sukset kundër Polonisë, më pas kundër Francës dhe në Ballkan i dhanë atij ndjesinë e të qenit i pamposhtshëm dhe eçuane çuan në gabime që u shfaqën kur ai sulmoi Rusinë në 1941.
 
Mendjemprehtë dhe i guximshëm në ofensivë, Hitleri nuk arriti dot të gjente një strategji mbrojtëse, sidomos në frontin rus. Humbjet (Stalingrad, shkurt 1943 ; Afrikë e Veriut, maj 1943) patën pasoja të mëdha në karakterin e tij dhe ai hoqi dorë nga çdo shfaqje publike, duke dëshpëruar Goebbels, mbi të cilin ra tërë barra e të mbajturit popullor regjimin popullor. Sa vjen e më shumë i heshtur, Fyhreri nuk del nga kjo heshtje përveçse për t’i bërtitur rrethit të tij ide delirante mbi riorganizimin e Europës dhe ai e kalon shumicën e kohës i përkulur përpara hartave të mëdha; ata që i kishte afër mund ta vinin re menjëherë plakjen e tij të përshpejtuar, si shkak i mbipunës dhe abuzimit me ilaçet.
 
Pavarësisht të gjithave, pushteti i Hitlerit qëndroi i pasfiduar deri në ditët e fundit të luftës. Autoritarizmi i tij u theksua edhe më shumë pas atentatit kundër tij (20 korrik 1944). Megjithë humbjeve, Hitleri besonte megjithatë akoma në fitore me anë të armëve sekrete ([[V1]], [[V2]]). Ai mbikqyri ofensivën e fundit gjermane në Ardenë (dhjetor 1944-janar 1945). Më pas, duke e parë se Gjermania naziste ishte mundur, ai iu rikthye strehës së bunkerit në kancelari ku vrau veten me një shkrepje revolveri më 30 prill 1945, ndërkohë që trupat sovjetike po merrnin në zotërim [[Berlini]]n.