[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 7:
 
Mbreti ilir Gent vdiq në Itali afër qytetit [[Iguvia]].
Ai ishte martuar me [[Etuta]] ose [[Etleua]] bijen e dardanasit [[Monunios]]<ref>The Illyrians by J. J. Wilkes,1992,ISBN 0-631-19807-5,,page 85"... Longarus, Bato and Monunius, whose daughter Etuta was married to the Illyrian king Gentius, are all Illyrian</ref>Në Muzeun Kombëtar Historik në [[Tiranë]] ekziston një foto e rrënojave të varrit të tij.
<ref>Rome's Mediterranean Empire Book 41-45 and the Periochae Livy, Jane D. Chaplin,ISBN-10: 0192833405,2007,page 147,"to Etleua, a daughter of Monunius"</ref>
Në Muzeun Kombëtar Historik në [[Tiranë]] ekziston një foto e rrënojave të varrit të tij.
[[Skeda:MausuleumiimbretitGent.jpg|thumb|Mauzoleumi ku u varros Mbreti Gent]]
 
Line 16 ⟶ 14:
Genti erdhi në fuqi në vitin 181p.e. sonë. ai që në fillim të mbretërimit të tij, pati kundërshtime nga politika romake, e cila ju drejtua me tërë ashpërsinë e saj. Atë e akuzuan si nxitës për rifillimin e piraterisë nga ana e ilirëve, ku me këtë pretekst senati caktoi në vitin 178 një flotë të posaçme prej 10 anijesh, e cila do të vepronte në Adriatik për të ruajtur nga flota ilire ujërat midis Ankonës dhe Tarantos.
Roma nxiti kundër tij dalmatët, të cilët u shkëputën nga mbretëria. Mbretit Gentit iu desh të bënte një luftë të ashpër kundër aristokracisë së lartë, e cila kishte tendenca proromake dhe gëzonte përkrahje të gjerë edhe në oborrin mbretëror. Gentin nuk e ndali asgjë në këtë luftë, në të cilën ai sakrifikoi edhe të vëllain, Platorin, që Roma synonte ta vinte në fron në vend të tij.
Genti i kushtoi gjithë vëmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik të mbretërisë. Ajo që na dëshmohet më mirë nga burimet midis masave me karakter ekonomik është veprimtaria e dendur monedhaprerëse që zhvilloi Genti. Krahas Skodrës dhe Lisit mbreti u njohu të drejtën për prerjen e monedhave edhe dy qyteteve të tjera të mëdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve të rëndësishme Labeatëve e Daorsëve . Kjo zgjeroi shumë qarkullimin monetar dhe e shtriu atë në viset më të thella të mbretërisë. Një rëndësi të dorës së parë patën përpjekjet e Gentit për vendosjen e një sistemi të përbashkët monetar në mbretërinë e tij. Ai ndërpreu prerjet e vjetra të monedhave në Skodrë dhe në vend të tyre hodhi në treg monedhat e reja. Monedha kryesore e Skodrës në kohën e Gentit mban në faqe portretin e mbretit, kurse në shpinë ka si simbol anijen ilire. Monedha që u pre qysh prej kohës së Pleuratit me mburojë përkrenare, Genti vazhdoi ta presë, por edhe kësaj i hoqi legjendën e vjetër dhe në vend të saj vuri titullin dhe emrin e vet. Mund të themi pa frikë se Genti i kishte hequr Skodrës autonominë monetare dhe punishten e bashkësisë qytetare e ktheu në punishte mbretërore.
Monedha që u pre qysh prej kohës së Pleuratit me mburojë përkrenare, Genti vazhdoi ta presë, por edhe kësaj i hoqi legjendën e vjetër dhe në vend të saj vuri titullin dhe emrin e vet. Mund të themi pa frikë se Genti i kishte hequr Skodrës autonominë monetare dhe punishten e bashkësisë qytetare e ktheu në punishte mbretërore.
 
Ai ndryshe nga si veproi në skodrë u njohu Lisit, Labeatëve dhe Daorsëve të drejtën që monedhat e tyre t’i siglojë me emrin e bashkësisë qytetare, por edhe këta i detyroi të respektojnë standardin shtetëror, që të pajisin monedhat e tyre me portretin e mbretit dhe anijet ilire, si dhe t’u japin të njëjtën masë e peshë që kishin monedhat e prera në punishten mbretërore të Skodrës. Mbreti Gent pasi forcoi pushtetin e tij shtiu në dorë edhe punishten monetare të Lisit dhe i ndaloi qytetit prerjen e monedhave autonome. Në këtë kohë mbreti Gent krijoi për Skodrën, Lisin dhe krahinat qendrore të mbretërisë, një sistem monetar të përbashkët të përbërë nga tri monedha: dy prej tyre ishin monedhat e njohura që priteshin në punishten mbretërore të Skodrës, kurse monedha e tretë ishte monedha e vjetër, e vogël e Lisit.
Line 26 ⟶ 23:
 
Genti grumbulloi në Lis një forcë të konsiderueshme prej 15 000 vetash dhe u drejtua kundër qytetit Basania, i cili siç na ka mbërritur në tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Genti u mundua ta bëjë për vete atë me anë të bisedimeve, por mbasi nuk pranoi të nënshtrohej, e rrethoi. Genti nuk pati sukses edhe në operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh që ishte dërguar të godiste tokat rreth Dyrrahut dhe Apolonisë dhe të vendoste kontrollin mbi rrugën detare që lidhte të dy brigjet e Adriatikut, u thye në afërsi të Apolonisë në ndeshjen me flotën romake dhe qe e detyruar të tërhiqej në drejtim të veriut. Romakët, të cilët kishin përqendruar forcat e tyre në Genus, u drejtuan kundër mbretit në Basania.
 
Qëndresën e fundit Genti e bëri në Skodra, ku shpresonte shumë në këtë qytet që e kishte zgjedhur si kryeqendër të mbretërisë, sepse pozita e tij ofronte një mbrojtje të sigurt. I rrethuar nga dy lumenj, Klausali dhe Barbana dhe i fortifikuar mirë, qyteti mund të përballonte me sukses një rrethim të gjatë. Ai nuk organizoi një mbrojtje të mirë dhe në vend që forcat ilire të qëndronin brenda mureve rrethuese të qytetit dhe t’i shmangeshin përleshjes në fushë të hapur, u futën në betejë aty ku armiku kishte epërsi numerike. Genti u dorëzua pasi dështuan edhe përpjekjet e vëllait të tij, Karavandit, për të grumbulluar forca të tjera nga krahinat përqark. Dhjetë ditë më vonë me rënien e Skodrës, në Pydna u shkatërrua përfundimisht dhe ushtria maqedone. Njëkohësisht me Ilirinë dhe Maqedoninë romakët nënshtruan dhe Epirin. Genti bashkë me familjen e tij u dërguan në Romë. Kështu u nënshtruan dy shtetet e fuqishme të Ballkanit dhe u vendos në këto krahina sundimi romak.