[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 3:
 
=== Vendi i Pelegrinazhit ===
 
Pranë qytetit të [[Durrësi]]t, ndodhet Manastiri i Shën Vlashit, në fshatin që mban emrin e shenjtorit mblidhen çdo vit qindra e mijëra besimtarë. Është vendi ku prezenca e hirit të Perëndisë, shenjtëria dhe besimi i shenjtorit janë monumente të gjalla. Duke kërkuar ndërmjetimin e shenjtorit dhe hirin e Perëndisë, shumë njerëz përjetuan shërimin, ashtu siç e përjetoi djali që i kishte mbetur hala në fyt. Nisur nga ky fakt shenjtori është shërues i sëmundjeve të grykës. Këtij manastiri i bashkëngjitet dhe Akademia TheologjikeTeologjike "'''Ngjallja e Krishtit"''' si dhe Shtëpia e Fëmijës "Shpresa" për të treguar në mënyrë simbolike lidhjen e fortë të shenjtorit me studimet në tërësi dhe ato teologjike në veçanti si dhe lidhjen e tij të fortë me fëmijët dhe përkujdesjen shpirtërore të tyre. Duke parë të gjitha këto Kisha jonë në nderim të shenjtorit zhvillon një shërbesë panigjirike, në të cilën marrin pjesë besimtar jo vetëm nga qyteti i Durrësit dhe rrethinat e tij, por dhe nga krahinat e tjera të Shqipërisë. Është kjo shërbesë panigjirike që fillon nga mbrëmja e datës 10 dhe duke vazhduar në mëngjezin e datës 11 me Liturgjinë hyjnore, momentin më të rëndësishëm të adhurimit orthodhoks. Besimi dhe komunikimi në Perëndinë e Tërëfuqishëm është një çështje personale, por dhe komunitare. Është personale, sepse çdo njeri i afrohet Perëndisë me ekzistencën, individualitetin dhe veçorinë e tij. Dhe është çështje komunitare sepse besimtari apo personi që hyn në një komunikim me Perëndinë lutet dhe për të tjerët, qofshin këta të gjallë apo të vdekur (fjetur - përdoret në terminologjinë e krishterë orthodhokse). Gjithashtu besimtari i krishterë, duke jetuar në një shoqëri ndikohet nga traditat, zakonet, besimi dhe shembujt që ofrojnë shoqëria dhe komuniteti që ai jeton. Këto ndikime janë të panumërta në besimin dhe Kishën Orthodhokse.
 
=== Jeta si Shenjtor ===