[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 26:
== Vitet e fëmijërisë ==
 
Aleksandri lindi në Korrik të 356 p.e.r në Pela, kryeqyteti shtetit Maqedonas. Gjeneologjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë greke. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesuan që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë.
Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh.
Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”.