[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Reverted to revision 1304939 by Roboti Tung on 2013-03-28T13:50:32Z
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 3:
([[1889]] - [[1924]])
 
Luftëtar i shquar popullor për çlirim e bashkim kombëtar, për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve [[1912]] - [[1924]]. U ze i plagosur dhe e hodhen nga 75 metra lartesi ne nje shpell afer qytetit Klinë.
 
==Veprimtaria==
Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet [[1910]]-1912, kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane. Pas shpalljes së Pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-[[1915]] kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-[[1918]] kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet [[Shote Galica]]. Sipas direktivave të Komitetit ''Mbrojtja Kombëtare e Kosovës'', në vitin [[1919]] mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të [[Dukagjini]]t, më [[1921]]-[[1923]] mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër regjimit reaksionar feudo-borgjez. Në vitin 1924 Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin demokratikborgjez të Qershorit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, "Arbanisë së vogël".