[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
No edit summary
Rreshti 3:
Sot e kësaj dite jeton në ndërdijen e njerëzimit si shembull i shkëlqyeshëm i dashurisë dhe i besnikërisë bashkëshortore. Në Greqi ka qenë poashtu proverbiale edhe për shkak të dinakësisë së vet. Me Odiseun u martua me dashuri. I ati i saj ia dha për paj mbretërisë së vet Itakën dhe ujëdhesat fqinje. Fati nuk i ka shërbyer që me Odiseun të jetojë e lumtur dhe e kënaqur. Pasi u lindi i biri Telemaku, Odiseu qe i detyruar të shkojë në luftën e Trojës. Kjo luftë zgjati dhjetë vjet e pastaj vazhduan edhe dhjetë vjet, deri sa pas shumë vuajtjeve nuk u kthye në shtëpi. Gjatë tëre kësaj kohe Penelopa besonte thellë se Odiseu do t'i kthehet me fat, dhe në këtë besim nuk e ka luhatur as ajo që shumë prej njerëzve i sillnin lajmet të bindëshme për vdekjen e tij.
 
 
Pasi që Odiseu nuk u kthye për një kohë të gjatë, filluan ta bezdisin shumë krushqarë nga rrethina e afërt dhe e largët. Asnjëri nuk pajtohej me re fuzimin e saj. Ngasjet për ta fituar dorën e saj dhe me të edhe mbretërinë e Odiseut ishin madje edhe tepër të mëdha. Prandaj rrinin në afërsi të saj dhe në mënyrë të pareshtur e nxitnin të martohet. Me kohë u mblodhën njëqind e tetë. Sado që për nga mendimet dhe natyra dalloheshin, të gjithë pajtoheshin në një gjë: nuk do të shpërndaheshin deri sa Penelopa nuk do ta zgjedhte njërin prej tyre për burrë.
=== Miti i Penelopës ===
Pasi që Odiseu[[Odisea]] nuk u kthye për një kohë të gjatë, filluan ta bezdisin shumë krushqarë nga rrethina e afërt dhe e largët. Asnjëri nuk pajtohej me re fuzimin e saj. Ngasjet për ta fituar dorën e saj dhe me të edhe mbretërinë e Odiseut ishin madje edhe tepër të mëdha. Prandaj rrinin në afërsi të saj dhe në mënyrë të pareshtur e nxitnin të martohet. Me kohë u mblodhën njëqind e tetë. Sado që për nga mendimet dhe natyra dalloheshin, të gjithë pajtoheshin në një gjë: nuk do të shpërndaheshin deri sa Penelopa nuk do ta zgjedhte njërin prej tyre për burrë.
 
Penelopa u përballonte trimërisht të gjitha ngasjeve e premtimeve të krushqarëve dhe para së gjithash, përpiqej të përfitojë në kohë. Në bezdisjet e tyre këmbëngulëse, më në fund, deklaroi se do të martohet kur Laertit babës plak të Odiseut, t'ia thurte këmishën vdekjes. Atë që e thurte ditën, natën e prishte. Kështu i mashtroi plot tri vjet dhe atëherë krushqarët e zbuluan fshehtësinë, sepse ua tregoi një prej sherbëtorëve. Hynë në odën e saj dhe e panë se si po e prishte. Pastaj e detyruan që këmishën ta përfundojë. Kështu rritën gjasat e krushqarëve për martesë të shpejtë, dhe secilit prej tyre Penelopa u ofroi shpresën e barbartë në mënyrë që t'i ngatërrojë ndër vete.
Line 19 ⟶ 21:
Ngadhënjimtari Odise e ftoi Penelopën, por për befasi të tij të madhe, ajo e përshëndeti ftohtë. Në kohë të mungesës së tij të gjatë në të u poq mosbesimi ndaj mashkujve. Nuk deshti të besojë se para vetes e kishte bashkëshortin e vet edhe atëherë kur hyjnesha Athena ia ktheu pamjen e tij të mëparshme. Kur pastaj e luti për shtrat shërbetorëve u urdhëroi për t'ia përgatitur shtratin mbretëror në odën e madhe. Odiseu u befasua: ky shtrat nuk rnund të bartet, sepse i kishte këmbët prej rrënjës së ullirit që e kishte lënë në tokë. Shi tani Penelopa besoi se para vetes e kishte Odiseun. Fshehtësinë e shtratit bashkëshortor e kishin të njohur vetëm ata. Atëherë Penelopa e pranoi Odiseun ashtu siç i ka hije gruas për ta pritur burrin, duke dashur vetëm një gië: që sërish mos t'i ndajë lufta ose fati i kobshëm.
 
 
=== Penelopa në Letërsi dhe Arte ===
Kaq është për Penelopën aq sa gjejmë në Odise. Për fatin e saj të mëtejshëm nga Homeri ne nuk dim më asgië. Sipas epit Telegonia, që i mvishet Eugamonit nga Kreta (ndoshta nga shek. VII-VI. parae.s.) me Odiseun jetoi e lumtur derisa ky u vra nga duart e barit të vet, por jo prej duarëve të Telemakut, por të Telegonit, të cilin ia ka lindur Kirka te e cila, duke u kthyer nga Troja, përkundër vullnetit të vet, qëndroi një vit.Ky Telegon gjoja se u martua pastaj me Penelopën dhe me të e ka pasur djalin Ital, sipas të cilit Italia e merr emrin e vet. Ndërkaq, në ndërdijen e njerëzve Penelopa ka mbetur e tillë çfarë (sipas miteve të lashta) e ka krijuar Homeri, dhe çfarë me qarkoret e veta Heroides e ka punuar edhe Ovidi. Pamia e Penelopës na është e njohur nga një numër i varfër i veprave të ruajtura të artistëve figurativë antike, veçmas në vazat si Penelopa e thur këmishën e vdekjes nga mesi i shek. V para e.s. (sot giendet në Muzeun e Qytetit Chiusiu-Kiuziu), Penelopa dhe krushqarët nga e njëjta kohë (sot giendet në Muzeun Popullor në Sirakuzë), Penelopa përshendetet me Odiseun nga koha romake (sot në Muzeun Popullor në Parma) dhe nga piktura murale pompeane nga fillimi i erës sonë Odiseu dhe Penelopa (sot në Muzeun Popullor në Napoli). Në kuptim të konceptit të parë të Homerit figurën e Penelopës e përcaktonin historianët e lashtë të artit si Penelopë edhe truporen e gruas e cila pret pikëllueshëm në koleksionin e Muzeut të Vatikanit (ndoshta nga shek. I i.e.). Prej veprave të kohës më të re po e përmendim të paktën Penelopën klasiciste të J.A. Jerichaut nga viti 1845. (gjendet Gklyptotekën e Karlsbergut në Kopenhagë). Figura e Penelopës nuk u ngjall vetëm në veprat e poezisë së trubadurëve, të renesansës dhe të barokut, por edhe në veprat e autorëve moderën. Sepse fati i grave që i presin burrat e vet nga lufta si temë nuk e ka humbur fuqinë joshëse edhe sot, dhe për fat të keq as aktualitetin.