[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 13:
Telemaku dhe Penelopa kanë qenë të bindur thellë se Odiseu është gjallë, andaj me ndihmën e hyjneshës Athena Telemaku u nis për ta kërkuar babën e vet. Prej Menelaut, mbretit spartan, morën vesh se Odiseu është gjallë në ujëdhesën e nimfës Kalipso, ku e ka hudhur zemërimi i Poseidonit, zotit të detit, dhe se Kalipsa po e pengonte kthimin e tij.Mirëpo, lajmet e Menelaut ishin pak të vjetruara. Në atë kohë Kalipsa, me urdhërin e zotërave i kishte lejuar Odiseut që të shkojë dhe ky tani gjendej në rrugë për në atdhe. Nuk kaloi shumë kohë pas kësaj dhe Telemaku u takua me babain e vet në kasollë të bariut të vet, Eumeut, në Itakë.
 
Kur Odiseu mësoi se ç'po ndodh në shtëpinë e tij, e krijoj planin se si do të bëjë rregull dhe se si do t'i dënojë krushqarët. Plani ishte rezultat i dinakërisë, i trimërisë dhe i fuqisë. Së bashku me Telemakun dhe Eumeun Odiseu pastaj u nis për në pallat të vetin në të cilin askush nuk e njohu sepse hyjnesha Athena, për shkak të sigurisë së tij, e shndërroi në lypsar plak. Me pretekst se është duke kërkuar lëmoshe Odiseu i vëzhgoi mirë të gjithë krushqarët për së afërmi. Në të vërtetë lëmoshë nuk fitoi, por vetëm grushta dhe fyerje, por kjo nuk e pengonte më. Njëherit u bind në besnikërinë dhe bujarinë e bashkëshortes së vet. Penelopa u angazhua për te, sepse në shtëpinë e vet nuk lejonte që të ofendohet as lypsi dhe i urdhëroi shërbetoresshërbëtores Euriklea, që t'ia përgatit shtratin dhe t'ia lajë këmbët si secilit musafir të mirëseardhur. Euriklea, dadadadoja plakë, e njohu Odiseun nga vraga në këmbë. Ai e bëri me dije që të heshtë, dhe kështu i panjohur prej të tjerëve, pra edhe prej Penelopës, e kaloi për herë të parë pas njëzet vjetëve natën në shtëpi të vet.
 
Odiseu u kthye në shtëpi të vetën në momentin kritik. Penelopa tani më i kishte harxhuar të gjitha mjetet për ta shtyrë vendimin e vet, dhe ditën e dytë krushqarëve u premtoi sprovën e fundit. Urdhëroi që ta siellin harkun e rëndë të Odiseut dhe në tokë i rreshtuan dymbëdhjetë sopata njërën pas tjetrës. Ai i cili do ta hudhte shigjetën nëpër vrimat e të gjitha sopatave përnjëherë, ai do të jetë burri i saj.
Rreshti 19:
Krushqarët me plot shpresë, të mahnitur e shikonin harkun e rëndë dhe ia dhanë Telemakut që ta ngrehte. Kur nuk i shkoi për dore, provuan vetë, por krejt ishte e kotë. Andaj vendosën që të fitojnë fuqi me ushqim e me pije dhe shkuan në dhomën e mysafirëve. Në atë çast u paraqit Odiseu, duke u lutur që ta lejojnë që edhe ai ta provojë harkun. Të gjithë e përqeshin, por me pajtimin e Penelopës, më në fund, e lejuan. Odiseu e kapi harkun, pa vështirësi e ngrehu, e vendosi shigjetën në tetivë dhe ajo në gjuajtjen e parë kaloi nëpër vrima të të gjitha sopatave. Krushqarëve e pastaj ua organizoi befasinë e re: i hoqi nga trupi i vet leckat e lypsit, doli para tyre me pamjen e vet e vuri në shënjestër krushqarin më të mirë dhe me një gjuajtie e vrau. Pastaj ra i dyti, pastaj i treti. Krushqarët e trishtuar, zmbrapseshin, kërcenin, duke vrapuar kah muret ku i kishin të varura armët. Mirëpo, Odiseu fshehurazi ua kishte larguar. Për mbrojtje krushqarëve u mbetën vetëm shpatat e shkurta dhe orenditë shtëpiake, dhe më vonë fshehtas Melanteu, skllavi i Odiseut, ua solli shtizat dhe harqet. Porse kjo nuk u solli dobi. Iu nënshtruan Odiseut pas luftës së tmerrshme. Nuk shpëtoi asnjëri prej tyre.
 
Ngadhënjimtari Odise e ftoi Penelopën, por për befasi të tij të madhe, ajo e përshëndeti ftohtë. Në kohë të mungesës së tij të gjatë në të u poq mosbesimi ndaj mashkujve. Nuk deshti të besojë se para vetes e kishte bashkëshortin e vet edhe atëherë kur hyjnesha Athena ia ktheu pamjen e tij të mëparshme. Kur pastaj e luti për shtrat shërbetorëve u urdhëroi për t'ia përgatitur shtratin mbretëror në odën e madhe. Odiseu u befasua: ky shtrat nuk rnundmund të bartet, sepse i kishte këmbët prej rrënjës së ullirit që e kishte lënë në tokë. Shi tani Penelopa besoi se para vetes e kishte Odiseun. Fshehtësinë e shtratit bashkëshortor e kishin të njohur vetëm ata. Atëherë Penelopa e pranoi Odiseun ashtu siç i ka hije gruas për ta pritur burrin, duke dashur vetëm një gië: që sërish mos t'i ndajë lufta ose fati i kobshëm.
 
 
=== Penelopa në Letërsi dhe Arte ===
Kaq është për Penelopën aq sa gjejmë në Odise. Për fatin e saj të mëtejshëm nga Homeri ne nuk dim më asgië. Sipas epit Telegonia, që i mvishet Eugamonit nga Kreta (ndoshta nga shek. VII-VI. parae.s.) me Odiseun jetoi e lumtur derisa ky u vra nga duart e barit të vet, por jo prej duarëve të Telemakut, por të Telegonit, të cilin ia ka lindur KirkaCirceja te e cila, duke u kthyer nga [[Troja]], përkundër vullnetit të vet, qëndroi një vit.Ky Telegon gjoja se u martua pastaj me Penelopën dhe me të e ka pasur djalin Ital, sipas të cilit [[Italia]] e merr emrin e vet. Ndërkaq, në ndërdijen e njerëzve Penelopa ka mbetur e tillë çfarë (sipas miteve të lashta) e ka krijuar Homeri, dhe çfarë me qarkoret e veta Heroides e ka punuar edhe Ovidi. Pamia e Penelopës na është e njohur nga një numër i varfër i veprave të ruajtura të artistëve figurativë antike, veçmas në vazat si Penelopa e thur këmishën e vdekjes nga mesi i shek. V para e.s. (sot giendet në Muzeun e Qytetit Chiusiu-Kiuziu), Penelopa dhe krushqarët nga e njëjta kohë (sot giendet në Muzeun Popullor në Sirakuzë), Penelopa përshendetet me Odiseun nga koha romake (sot në Muzeun Popullor në Parma) dhe nga piktura murale pompeane nga fillimi i erës sonë Odiseu dhe Penelopa (sot në Muzeun Popullor në Napoli). Në kuptim të konceptit të parë të Homerit figurën e Penelopës e përcaktonin historianët e lashtë të artit si Penelopë edhe truporen e gruas e cila pret pikëllueshëm në koleksionin e Muzeut të Vatikanit (ndoshta nga shek. I i.e.). Prej veprave të kohës më të re po e përmendim të paktën Penelopën klasiciste të J.A. Jerichaut nga viti 1845. (gjendet Gklyptotekën e Karlsbergut në KopenhagëKopenhagen). Figura e Penelopës nuk u ngjall vetëm në veprat e poezisë së trubadurëve, të renesansës dhe të barokut, por edhe në veprat e autorëve moderënmodernë. Sepse fati i grave që i presin burrat e vet nga lufta si temë nuk e ka humbur fuqinë joshëse edhe sot, dhe për fat të keq as aktualitetin.
 
[[Kategoria:Mitologji]]