[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''PENELOPA''' (greq. Penelope. lat. Penelopa) - e bija e Ikariut, mbretit të Akarnanisë dhe e gruas së tij, Periboa, bashkëshortja e mbretit Odise.
[[Skeda:Francesco Primaticcio 002.jpg|thumb|250px|]]
Sot e kësaj dite jeton në ndërdijen e njerëzimit si shembull i shkëlqyeshëm i dashurisë dhe i besnikërisë bashkëshortore. Në Greqi ka qenë poashtu proverbiale edhe për shkak të dinakësisë së vet. Me Odiseun u martua me dashuri. I ati i saj ia dha për paj mbretërisë së vet Itakën dhe ujëdhesat fqinje. Fati nuk i ka shërbyer që me Odiseun të jetojë e lumtur dhe e kënaqur. Pasi u lindi i biri Telemaku, Odiseu qe i detyruar të shkojë në luftën e Trojës. Kjo luftë zgjati dhjetë vjet e pastaj vazhduan edhe dhjetë vjet, deri sa pas shumë vuajtjeve nuk u kthye në shtëpi. Gjatë tëre kësaj kohe Penelopa besonte thellë se Odiseu do t'i kthehet me fat, dhe në këtë besim nuk e ka luhatur as ajo që shumë prej njerëzve i sillnin lajmet të bindëshme për vdekjen e tij.
 
[[File:Penelope-Homer-Odyssey-Project Gutenberg eText.jpg|thumb|300px|Penelopa në arte]]
 
=== Miti i Penelopës ===
Pasi [[Odisea]] nuk u kthye për një kohë të gjatë, filluan ta bezdisin shumë krushqarë nga rrethina e afërt dhe e largët. Asnjëri nuk pajtohej me re fuzimin e saj. Ngasjet për ta fituar dorën e saj dhe me të edhe mbretërinë e Odiseut ishin madje edhe tepër të mëdha. Prandaj rrinin në afërsi të saj dhe në mënyrë të pareshtur e nxitnin të martohet. Me kohë u mblodhën njëqind e tetë. Sado që për nga mendimet dhe natyra dalloheshin, të gjithë pajtoheshin në një gjë: nuk do të shpërndaheshin deri sa Penelopa nuk do ta zgjedhte njërin prej tyre për burrë.
Rreshti 18:
 
Krushqarët me plot shpresë, të mahnitur e shikonin harkun e rëndë dhe ia dhanë Telemakut që ta ngrehte. Kur nuk i shkoi për dore, provuan vetë, por krejt ishte e kotë. Andaj vendosën që të fitojnë fuqi me ushqim e me pije dhe shkuan në dhomën e mysafirëve. Në atë çast u paraqit Odiseu, duke u lutur që ta lejojnë që edhe ai ta provojë harkun. Të gjithë e përqeshin, por me pajtimin e Penelopës, më në fund, e lejuan. Odiseu e kapi harkun, pa vështirësi e ngrehu, e vendosi shigjetën në tetivë dhe ajo në gjuajtjen e parë kaloi nëpër vrima të të gjitha sopatave. Krushqarëve e pastaj ua organizoi befasinë e re: i hoqi nga trupi i vet leckat e lypsit, doli para tyre me pamjen e vet e vuri në shënjestër krushqarin më të mirë dhe me një gjuajtie e vrau. Pastaj ra i dyti, pastaj i treti. Krushqarët e trishtuar, zmbrapseshin, kërcenin, duke vrapuar kah muret ku i kishin të varura armët. Mirëpo, Odiseu fshehurazi ua kishte larguar. Për mbrojtje krushqarëve u mbetën vetëm shpatat e shkurta dhe orenditë shtëpiake, dhe më vonë fshehtas Melanteu, skllavi i Odiseut, ua solli shtizat dhe harqet. Porse kjo nuk u solli dobi. Iu nënshtruan Odiseut pas luftës së tmerrshme. Nuk shpëtoi asnjëri prej tyre.
 
[[File:Yea, Verily, thou art odysseus.jpg|thumb|Yea, Verily, thou art odysseus|thumb|Kthimi i Odiseut]]
 
Ngadhënjimtari Odise e ftoi Penelopën, por për befasi të tij të madhe, ajo e përshëndeti ftohtë. Në kohë të mungesës së tij të gjatë në të u poq mosbesimi ndaj mashkujve. Nuk deshti të besojë se para vetes e kishte bashkëshortin e vet edhe atëherë kur hyjnesha Athena ia ktheu pamjen e tij të mëparshme. Kur pastaj e luti për shtrat shërbetorëve u urdhëroi për t'ia përgatitur shtratin mbretëror në odën e madhe. Odiseu u befasua: ky shtrat nuk mund të bartet, sepse i kishte këmbët prej rrënjës së ullirit që e kishte lënë në tokë. Shi tani Penelopa besoi se para vetes e kishte Odiseun. Fshehtësinë e shtratit bashkëshortor e kishin të njohur vetëm ata. Atëherë Penelopa e pranoi Odiseun ashtu siç i ka hije gruas për ta pritur burrin, duke dashur vetëm një gië: që sërish mos t'i ndajë lufta ose fati i kobshëm.