[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 18:
Herakliu e ndëgjoi. Shkoi në Arg, u vendos në Tirint, qytetin e babait, jo larg Mikenës dhe iu paraqit Euristeut në shërbim. (Ishte kjo qendër vërtet e denjë për Herakliun : Tirinti me muret e veta të trasha prej dhjetë deri pesembëdhjetë metra është njëri prej qyteteve më të mbrojtura deri më sot në botë). Kur e pa mbreti Euriste, nga pamja e tij e fuqishme dhe muskujt e fryrë e kaploi asi tmerri sa që nuk pat guxim që drejtpërdrejt t'i urdhërojë çkadoqoftë, por këtë ia besoi Kopreut, kasnecit të vet, mirëpo, për Herakliun trillonte detyra gjithnjë e më të guximshme.
 
*1.Luani i Nemeut.
Për detyrën e parë Herakliu nuk pat nevojë të presë shumë. Duhej ta mbyste luanin i cili jetonte jo larg në malet nemease. I tërë rrethi frikësohej prej luanit, sepse ai ishte dy herë më i madh se sa të tjerët dhe ishte i paplagosur, për arsye se e kishte lëkurën e papërshkueshme. Herakliu e gjeti strofullën e tij (shpella sot e kësaj dite u tregohet turistëve), u vërsul në te dhe me goditje të forta me çomagë e trullosi, e pastaj thjeshtë e mbyti. Pasi që e kreu këtë vepër e kapi në krah luanin dhe e çoi në Mikenë. Euristeu nga trishtimi gati u nguros sa prej luanit të tmerrshëm, aq më tepër prej fuqisë së shërbëtorit të vet. Në vend të mirënjohjes i tha që në të ardhmen mos të vijë më në Mikenë. Mjafton që dëshmitë e kryerjes së detyrave të veta t'i sjellë para mureve, ndërsa ai nga muret do t'i vlerësojë. Tani le të përgatitet për kryerjen e detyrës së dytë: për ta vrarë Hidrën (kulshedrën)!
 
*2.Hidra e Lernës.
Hidra ka qenë përbindësh me trup gjarpri dhe me nëntë koka dragojsh prej të cilave njëra ishte e pavdekshme. Jetonte në moçale, në afërsi të qytetit Lerna në Argolidë dhe shkretëronte rrethinën. Njerëzit ishin të paaftë ndaj saj. Herakliu mësoi se Hidra ka ndihmësen, gaforren e madhe me pishkazët e mprehta. Prandaj edhe vetë e mori me vete ndihmësin, trimin Jolaun, djalin më të vogël të të vëllait, Ifikliut. Prapa moçaleve të Lerneut e kalli pyllin që Hidres t'ia bëjë të pamundshme ikjen. Në flakë i skuqi shigjetat e vet dhe e filloi betejën. Shigjetat e skuqura vetëm e pezmatuan Hidrën. U vërsul në Herakliun, por kjo i kushtoi një kokë. Sa çel e mbyll sytë në atë vend i dolën dy koka të tjera. Hidrës i erdh në ndihmë edhe gaforrja, por kur e kafshoi këmbën e Herakliut, Jolau e mbyti me një goditje të qëlluar mirë. Në çastin kurrë Hidra e befasuar u kthye kah përcjellësja dhe ndihmësja e saj, Herakliu e shkuli nga toka drurin e ndezur dhe Hidrës ia kalli kokën. E reja nuk u paraqit më. Tani Herakliu mësoi se si duhej të luftojë kundër saj. Gradualisht ia preu kokat, ndërsa Jolau me drurin e ndezur i ndizte filizat e kokave që i dilnin. Më në fund, kështu ia preu dhe ia dogj të gjitha kokat, ndonëse Hidra e dëshpëruar mbrohej edhe me atë kokë të vetmen, të pavdekshme. Mbeturinat e saj të shkrumuara Herakliu menjëherë i shtini në dhe e në atë vend e vuri edhe hurin që mos të mund t'i dalë më koka. Kur Hidra ishte mbytur, si dëshmi se e kishte mbytur e preu trupin e saj në copëza dhe në tëmëthin e saj i lag majet e shigjetave të veta. Plagët e krijuara prej tyre ishin të pashërueshme. I përcjellë nga popullata vendase e çliruar, Herakliu dhe Jolau u kthyen triumfalisht ne Mikenë. Mirëpo, para dyerëve të luanit priste kasneci Kopre me detyrë të re: ta çlirojë tokën prej shpendëve stimfalikë - të Stimfalidëve.
 
*3.Shpendët Stimfalikë.
Këta shpendë quheshin ashtu sepse jetonin pranë liqejve të Stimfalisë në Arkadi, rrethinën e së cilës e shkretëronin më keq se sa karkalecat. I kanë pasur kthetrat dhe puplat prej remi të fortë, kurse gjatë fluturimit kanë mundur t'i hedhin puplat sikurse edhe të afërmit e tyre të sotëm nga radhët e bombarduesve. Lufta kundër tyre si të të thuash, ka qenë e pashpresë, sepse që do të shtinte kundër tyre do të gjendej nën shiun e shigjetave të tyre prej të cilave askush nuk ka mundur të ikë. Prandaj Herakliu ngjjtet në lis të lartë, i frikësoi me rraktataken dhe kur filluan të sillen rreth tij një shumicë të madhe i goditi me shigjeta të drejtuara mirë. Shpendët e tmerrshëm më kot i hedhnin shigjetat e metalta në tokë. Më në fund, nga frika fluturuan përtej detit dhe kurrë nuk u kthyen më.
 
*4.Drenusha e Artemisës.
[[File:DSC00179 - Ercole abbatte la cerva di Cerinea - Fontana romana, sec. I a.C. - Foto di G. Dall'Orto.jpg|thumb|300px|Herkuli zë Sorkadhen e Kerineas]]
Pas kësaj Herakliut iu dha detyra e re: që ta zëjë drenushën me brirë të artë dhe këmbë prej remi e cila jetonte në Kerine (në kufi të Akesë dhe të Arkadisë) dhe i ka takuar hyjneshës Artemida. Euristeu shpresonte se hyjnesha e pushtetshme do të zemrohej në Heraikliun dhe se do t'ia topit vetebesimin e tij. Të zihet drenusha gjithsesi nuk ka qenë punë e lehtë, sepse ka qenë tejet frikacake dhe e shpejtë. Herakliu e ndoq tërë vitin deri sa nuk iu ka afruar në shënjestër. Drenushën e plagosur e zuri dhe e solli në Mikenë. Nuk harroi që t'i kërkojë ndjesë Artemidës për shkak të veprës së tij kundërhyjnore dhe që ta qetësojë zemërimin e saj me flijim të begatshëm, kështu që ajo ia fali.
 
[[File:Herakles Eurystheus boar Louvre F202.jpg|Herakles Eurystheus boar Louvre F202|Herakliu i sjell derrin e egër Euristeut]]
*5.Derri i Erimantit.
Detyra e re e Herakliut, pas kësaj, ishte e ngjashme me atë të parën. Qe i detyruar që ta zëjë derrin e egër nga Erimanti, i cili e shkretëronte rrethinën e qytetit Psofida dhe me dhëmbët e mëdhenj të tij të syrit i mbyste kafshët dhe njerëzit. Kur e futi në borë të thellë, Herakliu ia lidhi këmbët dhe të gjallë e solli në Mikenë. Mbreti uluriste nga frika para kafshës së madhe u fsheh në fuçi dhe nga aty, i shastrisur, e luste Herakliun që sa më parë të largohet me derrin e egër dhe se për këtë do t'i japë detyrë më të parrezikshme: që t'i pastrojë shtallat e Augiut, mbretit të Elidës.
 
*6.Qilaret e Mbretit Avgjia.
Kjo punë nuk ka qenë e rrezikshme. AugeuAvgjia ka pasur kope të madhe të gjedheve dhe në shtalla aq shumë pleh dhe flliqti sa që kjo përmendet në proverb edhe sot. Për t'i pastruar këto shtalla ose më mirë të thuhet shtallat e lopëve, ishte detyrë mbinjerëzore. Herakliu i propozoi mbretit planin si do ta kryejë këtë detyrë për një ditë poqese për këtë ia jep një të dhjetën e kopes. Augeu pranoi dhe Herakliu ia filloi punës, kuptohet jo vetëm me fuqi, por edhe me arsye. Bagëtinë e nxjerr në kullosë, e mih kanalin deri te Alfea dhe Penea, lumenjtë me të afërt, andej e ktheu ujin në shtalla për ta bartur plehun dhe në mbrëmje e mbyll kanalin, bagëtinë e rreshton në shtallë dhe shkon për ta marrë shpërblimin e premtuar. Mirëpo, mbreti mësoi se pastrimi i shtallave ka qenë detyrë e Herakliut dhe e merr këtë si arsye që të mos ia japë shpërblimin. Veç kësaj, e ka fyer me vërejtjen se si i biri i Zeusit, nuk duhet të fitojë me pastrimin e shtallave. Kuptohet, se këtë Herakliu nuk ia ka falur dhe ia ka mbajtur ndërmend dhe, kur më vonë, iu dha rasti, ia ktheu këtë Augeut me kamata: me shokët e vet ia shkatërroi plotësisht tokën e tij dhe e vret atë.
 
*7.Demi i Kretës.
Për ta kryer detyrën e re është dashur që HeralkliuHerakliu të shkojë në Kretë. Euristeu i urdhëroi që prej atje ta sjellë demin e egër të cilin Minosit, mbretit të Kretës, ia ka dhuruar Poseidoni, zoti i detit me kusht që t'ia flijojë. Minosit i pëlqeu jashtëzakonisht demi dhe në vend të tij e flijoi një tjetër. Poseidoni nuk u pajtua me këtë dhe për dënim e tërboi demin kështu që i tërbuar vraponte prej skajit ne skaj të ujëdhesës dhe shkatërronte çdo gjë që gjendej në rrugë. Herakliu, sipas urdhrit të Euristeut, e zë demin, e frenon dhe krejtësisht të qetë e bie në shpinë nëpër det prej Kretës në Arg.
 
*8.Kuajt e Diomedit.
Pasi e zuri demin e Kretës, Herakliu udhëtoi me anije në Traki, ku sundonte Diomedi, mbreti i bistonasve, që sipas urdhrit të Euristeut, t'ia rre mbejë kuajt jashtëzakonisht të fuqishëm, të cilët ushqeheshin me mish njeriu. Me ndihmën e disa shokëve Heraikliu me sukses i shtie në duar kuajt dhe i sjell deri te anijet. Atje me ushtri e zë mbreti Diomed, duke u përpjekur që t'i kthejë kuajt. Herakliut, në betejë të ashpër kundër epërsisë së madhe numerike, i shkon përdore që ta ruajë plaçkën e vet. Mirëpo, në ndërkohë, kuajt e kanë shkyer Abderin, njërin prej shokëve më të mirë të tij, i cili i ruante te anija. I pikëlluar thellë, Herakliu i sjell kuajt në Mikenë. Mirëpo, Euristeu i liron, siç ka bërë më parë me demin e Kretës.
 
*9.Kopeja e Gorionit.
As pikëllimi i thellë dhe as përbuzja e rezultateve të tilla të ndërmarrjeve të tij nuk e thyen Herakliun. Me vendosmëri shkon në ujdhesën Erite nga është dashur që Euristeut t'ia sjellë kopenë e bagëtisë, e cila i ka takuar viganit me tre trupa, Gorion. Kjo ujdhesë gjendej larg në perëndim ku toka përfundonte me një rrip të ngushtë. Herakliu e theu me top urrën e vet dhe kështu në ngushticën detare të krijuar i vendosi dy shtylla (në antikë Gjibraltari quhej "shtyllat e Herakliut"). Në pjesën perëndimore të botës arriti pikërisht në çastin kur zoti HeliuHelios, zbriti nga qerrja e artë në Oqean. Për t'u mbrojtur nga rrezet e tij shkatërruese, deshti që ta gjuajë me shigjetë. Natyrës dhe sjelljes së zotërave nuk u shpëton pa e vërejtur. HeliutHeliosit i pëlqeu trimëria e Herakliut andaj edhe ia ofroi anijen e vet prrejprej ari që me të të shkojë në Erite. Atje e sulmoi qeni dykrerësh i Ortit dhe vigani Eurition, të cilët e ruanin bagëtinë. Herakliu i vret dhe pas tyre e vrau edhe Gerionin. Pas shumë vuajtjeve e sjell bagëtinë në brigjet e Peloponezit. Rrugës e mposht Eriksin e fuqishëm i cila ia vodhi një lopë dhe pastaj edhe viganin Kakaun, i cili ia vodhi disa lopë. Kur tani më shpresonte se fatbardhësisht do te kthehet në Mikenë, Hera e lëshoi tërbimin në bagëtinë e tij. Bagëtinë e shkapërderdhi anembanë kështu që qe i detyruar ta përdorë tërë fuqinë edhe shkathtësinë e vet për ta mbledhur sërish. Euristeu pastaj ia bëri fli tërë bagëtinë kundërshtares se tij, HeresëHerës.
 
 
*10.Beteja me Amazonat.
[[File:Herakles Amazons Louvre F218.jpg|thumb|Herakles Amazons Louvre F218|Herkuli dhe Amazonat]]
Ndërmarrja e re heroike e Herakliut ishte ekspedita në tokën e luftëtareve të ashpra amazone nga ishte i detyruar t'ia sjellë bijës së Euristeut, Admetës, brezin e Hipolitës, hyjneshës së tyre. Niset për atje me një grup jo të madh shokësh dhe në rrugë ndalet në Mizi, ku sundonte mbreti Lik, i njohur për nga mikëpritja e tij. Mbreti i organizoi gosti madhështore. Deri sa ata gostiteshin në qytet sulmuan bebrikët e egër dhe filluan ta plaçkisin. Herakliu u çua nga tryeza dhe me shokët e vet i dëbon bebrikët, e vret mbretin e tyre dhe tërë tokën e tyre ia dhuron Likës, të cilën për nderë të tij e quan Heraklea. Me ngadhënjimin e vet fitoi aq famë sa që mbretëresha Hipolita vetë ia plotësoi dëshirën dhe vullnetarisht ia fali brezin e vet. Por, hyjnesha Hera e përhap lajmin se Herakliu tenton ta çojë Hipolitën në skllavëri dhe amazonet i besuan. I sulmuan shokët e Herakliut kështu që atyre nuk u mbet gjë tjetër përveç se të luftonin. Në fund amazonet u mposhtën, shumë prej tyre i zunë rob dhe në mesin e tyre dy udhëheqëse, Melanipa dhe Antiopa. Hipolita ia bleu lirinë e Melanipës me brez të vetin. Antiopën Herakliu ia dhuroi mikut të vet, Tezeut[[Tezeu]]t, që kështu t'i dalë borgjit për trimërinë e tij, por edhe për arsye se Tezeut i pëlqente shumë dhe u martua me të.
 
*Kapja e Cerberit.
Kështu Herakliu plotësisht i kreu dhjetë detyra, ndonëse në fillim Euristeu nuk ka dashur të pranojë se Hidra lernease është mbytur (me pretekst se Herakliu ka pasur ndihmesë), sikurse edhe pastrimin e shtallave të Augeut (sepse këtë kinse nuk ka dashur ta kryejë falas). Për ta kryer detyrën e njëmbëdhjetë, Herakliut i është dashur të shkojë në botën nëntokësore që ta sjellë vetë KerberinCerberin. Ky ishte në të vërtetë qenqeni i ferrit. Ka pasur tri koka, rreth qafës gjarpinj dhe në fund të bishtit kokën e dragoit me turi të gërditshëm. Edhe pse deri më atëherë askush nuk është kthyer nga bota nëntokësore, Herakliu nuk u luhat. Zotëravet guximi e tij iu bënte përshtypje dhe vendosën që t'i ndihmojnë. Zoti Hermes, udhëheqësi i shpirtërave, e sjell deri te gremina Tenara (në kepin e sotëm Matapan, në pjesën më jugore të Peloponezit dhe bregut evropian), ku ishte hyrja e fshehtë për në perandorinë nëntokësore të Hadit. Aty e pranoi hyjnesha AthenaAthina. Nëpër rrugë të vegullisë, ku ka ndeshur shpirtrat e miqve të vdekur dhe armiqve të vrarë, erdhi para fronit të Hadit, sunduesit të botës nëntokësore i cili, si djalë të Zeusit, e pranoi miqësisht. I lejoi që ta zë dhe ta marrë KerberinCerberin. Por në këtë ndërmarrje nuk guxoi t'i përdorë armët. Mirëpo, rreth kësaj është dashur ta thotë edhe KerberiCerberi të veten. Mbrohej me dhëmbë dhe me thonj (ose më mirë të thuhet me kthetra), rrahtërrihte me bisht ku gjendej koka e dragoit dhe aq tmerrshëm ulurinte sa që shpirtrat e të vdekurve fluturonin nëpër botën nëntokësore si të lafitur. Pas betejës së shkurtër Herakliu e shtrëngoi aq fort sa që KerberiCerberi nuk mundi të shpëtojë nga duart e tij përveç nëse i premtonte se do të shkonte pas tij në Mikenë. Duke e parë rojtarin e botës nëntokësore, Euristeu u ul në gjunj (kurse sipas një verzioniversioni tjetër ai u fsheh në fuçi ose në enë për drithëra) dhe duke i thyer duart e luste Herakliun që ta largojë këtë fantomfantazëm infernalferri nga edhe e ka sjellë.
 
*12.Mollët e Asparideve.
Mbeti edhe detyra e fundit, të cilën Herakliu është dashur ta kryejë. Euristeu i urdhëroi që t'ia sjellë tri mollë të arta nga kopshti i Hesperidës, bijës së Atlantit, titanit të pushtetshëm i cili për shkak të kryengritjes kundër zotërave u denua që në supa ta mbajë kupën qiellore. Se ku gjendeshin këto kopshte askush nuk e ka ditur. Mirëpo, dihej se rruga që çonte deri te ato ruhej prej Ladonit, dragoit i cili kurrë nuk ka fjetur, pastaj nga vigani Anteu, i cili secilin e mposht dhe e vret, dhe poashtu edhe vetë titani Atlant. Herakliu u nis për në Egjipt, kaloi Libinë dhe të gjitha tokat, të cilat i ka mësuar gjatë udhëtimit për bagëtinë e Gerionit. Por kopshtet e kërkuara nuk i gjet. Mu kur arriti larg në veri deri te ujërat e pakufijshëm të Eridanit, nimfet e atjeshme e këshilluan që për të të pyesë Nereun, zotin e detit. Mirëpo, Nereu do t'ia tregojë pasi që ta detyrojë për këtë. Prandaj Herakliu papritmas e sulmoi Nereun dhe pas betejës së rëndë gjatë së cilës Nereu përherë e ndërronte pamjen e vet, e lidhi dhe nuk e lëshoi, deri sa nuk mësoi krejt çka ka dashur të dijë. Kopshtet e Hesperideve ishin diku në perëndimin e largët, diku ndërmjet Marokut të sotëm dhe Francës.
[[File:Taten des Herakles dt 16Jh Atlas.jpg|thumb|Taten des Herakles dt 16Jh Atlas|Herkuli dhe Atlasi]]
Mbeti edhe detyra e fundit, të cilën Herakliu është dashur ta kryejë. Euristeu i urdhëroi që t'ia sjellë tri mollë të arta nga kopshti i HesperidësHasparidës, bijës së Atlantit, titanit të pushtetshëm i cili për shkak të kryengritjes kundër zotërave u denua që në supa ta mbajë kupën qiellore. Se ku gjendeshin këto kopshte askush nuk e ka ditur. Mirëpo, dihej se rruga që çonte deri te ato ruhej prej Ladonit, dragoit i cili kurrë nuk ka fjetur, pastaj nga vigani Anteu, i cili secilin e mposht dhe e vret, dhe poashtu edhe vetë titani Atlant. Herakliu u nis për në Egjipt, kaloi Libinë dhe të gjitha tokat, të cilat i ka mësuar gjatë udhëtimit për bagëtinë e Gerionit. Por kopshtet e kërkuara nuk i gjet. Mu kur arriti larg në veri deri te ujërat e pakufijshëm të Eridanit, nimfet e atjeshme e këshilluan që për të të pyesë Nereun, zotin e detit. Mirëpo, Nereu do t'ia tregojë pasi që ta detyrojë për këtë. Prandaj Herakliu papritmas e sulmoi Nereun dhe pas betejës së rëndë gjatë së cilës Nereu përherë e ndërronte pamjen e vet, e lidhi dhe nuk e lëshoi, deri sa nuk mësoi krejt çka ka dashur të dijë. Kopshtet e HesperideveHasparideve ishin diku në perëndimin e largët, diku ndërmjet Marokut të sotëm dhe Francës.
 
Herakliut i është dashur që sërish të shkojë në Libi dhe pastaj në tokën ku jetonte vigani [[Anteu]], i biri i Gjeas, hyjneshës së tokës. Sipas zakonit të vet Anteu e fton në dyluftim. Në këtë dyluftim Herakliu e mund vetëm për arsye se në luftë e kuptoi nga e merrte fuqinë e vet vigani. Kur në të vërtetë Anteu e ndien se po dobësohej, puqet mirë për toke, me nënën e vet dhe kështu mbledh fuqinë për betejë të re. Herakliu e shkoqit nga toka dhe e çon lartë. Në këtë gjendje vigani mbeti i paaftë dhe Herakliu e mbyti. Në rrugën deri te Hesperidet Herakliu qe i detyruar që t'i mposhtë dhe t'i kapërcejë pengesat e shumta, të cilat udhëtarëve ua krijojnë cubat dhe sunduesit. Ndër të tjera e menjanon edhe mbretin egjiptian, Buzirisin, i cili i kapte të huajt dhe ua flijonte zotërave. Më në fund, Herakliu arrin deri te Atlanti. Kur ia shpjegoi se pse ka ardhur tek ai, Atlanti me një mikëpritje të dyshimtë i propozoi se vetë do t'ia sjellë mollët poqese gjatë kësaj kohe Herakliu do t'ia mbante kupën qiellore. Herakliu u pajtua me këtë. Atlanti e plotësoi premtimin e vet. Por vetë deshti t'i çojë mollët në Mikenë, e pastaj të kthehet. Dinakërisë mund t'i përballohet vetëm me dinakëri. Herakliu sa për sy e faqe pranoi, por e luti Atlantin që për një çast t'ia mbajë peshën vetëm deri sa të bëjë mbështetësen për supa që kupa mos t'i shkaktojë plagë. Posa Atlanti u gjet në pozitën e mëparshme Herakliu i mori mollët dhe iu falënderua njerëzishëm viganit dhe askund nuk u ndal deri në Mikenë. Euristeu nuk u besoi syve të vet dhe nga vetë befasia ia ktheu mollët. Herakliu i ofroi si fli hyjneshës Athena dhe ajo ua ktheu Hesperideve. Me këtë u plotesua edhe detyra e dymbëdhjete dhe Herakliu tani më ishte i lirë.
 
=== JETA, DASHURIA DHE BËMAT NË LIRI ===