[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 73:
 
 
=== DËNIMIRIDËNIMI I DYTËHERKULIT ===
Herakliu sërish qe i detyruar të ndahet nga liria. U bë skllav i Omfallës, mbretëreshës së Lidisë, grua mendjemadhe dhe e vrazhdë, e cila e nënçmonte pandërprerë. Aq më tepër që i detyruar të bëjë vek së bashku me shërbëtorët dhe kështu të bëjë rrobet e femrave, ndërsa vet ajo ecte para tij në lëkurën e luanit të Kiteronit. Kohë pas kohe i jepte liri, por jo për shkak të mirësisë, por për arsye që pas kthimit t'i ndiejë vuajtjet edhe më të mëdha të fatit të skllavit.
 
Rreshti 80:
Më në fund, arriti dita e fundit e vitit të tretë dhe Herakliu i fitoi armët prej mbretëreshës Omfalla dhe u lirua. Prej saj u nda pa zemërim, për më teper, ia plotësoi dëshirën e saj, që në shenjë kujtimi, t'ia dhurojë një trashëgimtar, të cilin e pagëzoi me emrin Atis, i cili pas saj e muar fronin e Lidisë. Kur u kthye në atdhe, Herakliu i mblodhi të gjithë miqtë e vet besnikë dhe u përgatit për qërimin e madh të hesapeve.
 
I pari për fyerjen e kahmotshme, ia pagoi mbreti AugiAvgji dhe pastaj në radhë erdhi Laomedonti, mbreti trojan. Ishte ky borxh i papaguar që në kohën kur Herakliu shërbente te Euristeu dhe nuk ishte zot i vetvetes. Pasi u kthye nga ekspedita kunder amazoneve Lamedontit ia bëri një shërbim të konsiderueshëm: e çliroi Trojën nga përbindshi i detit, të cilit është dashur që t'i flijohet Heziona, e bija e Laomedontit. Laomedonti i premtoi kuajt të cilët gjyshi i tij, Trosi, i kishite fituar prej Zeusit si shpërblim për djalin Ganimed, që u bart në Olimp. Mirëpo, Laomedonti nuk kishte zakon t'i plotësonte premtimet e dhëna. Kur Herakliu erdhi për shpërblim e dëboi, duke e fyer. Tani Herakliu mori hakun: erdhi nën Trojë me gjashtë anije, e pushtoi dhe e vrau Laomedontin.

[[File:Prometheus and Hercules.jpg|thumb|Prometheus and Hercules|Prometeu dhe Herkuli]]
Nuk duhet të befasohemi se pas të gjitha atyre veprave heroike fama e Herakliut i ka arritur lartësirat e Olimpit me borë. Dhe këto as për së largti nuk ishin të gjitha që i kishte kryer. E ka çliruar, për shembull, titanin Promete, të cilin Zeusi dikur e kishte gozhduar në maje të Kaukazit, ku për çdo ditë shqiponja ia qukaste mëlqinë, e cila përherë sërish i rritej. Me një goditje të qëlluar mirë e vret shqiponjën dhe e çliron Prometeun nga vuajtjet dhe dënimi i turpshem. Prej zotit të vdekjes, Tanatit e fitoi shpirtin e Alkestidës e cila vullnetarisht vendosi të vdesë në vend të Admetit, bashkëshortit të vet dhe e ktheu përsëri në jetë. I mposhti dhe i vrau shumë armiq dhe përbindësh, në mesin e tyre edhe Kiknin, të birin e Aresit, zotit të luftës. Themeloi shumë qytete prej të cilëve më i famshmi ka qenë çeraklea (Herkulanumi) në rrëzë të Vezufit. I kënaqi shumë gra (vetëm në një natë të vetmën të cilën e kaloi me argonautet në Lemnos u bë babë i pesëdhjetë fëmijëve të lemnanve). Për disa vepra dhe ndërmarrje të tij të mëvonshme hulumtuesit dyshojnë, prandaj nuk do të ndalemi në to. Mirëpo, të gjithë pajtohen se Herakliu e ka fituar admirimin si asnjë njeri i asaj kohe. Vetë Zeusi, zoti suprem, e ka lutur për ndihmë.
 
[[File:Herakles Kyknos BM B197.jpg|thumb|Herakles Kyknos BM B197|Herkuli dhe Zeusi mundin Titanët]]
 
=== LUFTA ME TITANËT ===
Kundër zotërave olimpikë u çuan Gjigantët, djemt e Uranit, zotit të rrëzuar të qiellit dhe Gesë, hyjneshës së tokës. Ngadhnjimin e kanë pasur gati të siguruar, sepse kanë qenë tejet të fuqishëm dhe përveç kësaj nga ana e tyre e kanë fituar bimën e cila i mbronte prej armëve të zotërave. Zotërat atëherë u gjeten në gjendje të vështirë, andaj edhe u ranë ndërmend njerëzit e gjorë, sepse nga armët e njeriut Gjigantët, nuk i ka mbrojtur kurrfarë magjie. Për këtë arsye Zeusi e dërgoi Athenën te Herakliu. Nuk ka qenë e detyruar ta përfitojë me bindje të jashtëzakonshme. Me një gatishmëri i qe nënshtruar thirrjes së babës së vet, dhe shkoi shpejt në fushëbetejë. Më së pari e vrau Alkioneun, Gjigantin më të fuqishëm, pastaj edhe kryengritësit e tjerë dhe, në bashkëpunim me zotërat, më në fund, e theu rrezistencën e tyre. Kështu me këtë e fitoi jo vetëm dashamirësinë e zotërave, por edhe të njerëzve. Pa marrë parasysh se çfarë ka qenë Zeusi, megjithatë, ai ka qenë sundimtari më i mirë se sa paraardhësit e tij, Kroni dhe Urani ose Kaosi i mirëfilltë.