[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 83:
 
[[File:Prometheus and Hercules.jpg|thumb|Prometheus and Hercules|Prometeu dhe Herkuli]]
Nuk duhet të befasohemi se pas të gjitha atyre veprave heroike fama e Herakliut i ka arritur lartësirat e Olimpit me borë. Dhe këto as për së largti nuk ishin të gjitha që i kishte kryer. E ka çliruar, për shembull, titanin Promete, të cilin Zeusi dikur e kishte gozhduar në maje të Kaukazit, ku për çdo ditë shqiponja ia qukaste mëlqinë, e cila përherë sërish i rritej. Me një goditje të qëlluar mirë e vret shqiponjën dhe e çliron Prometeun nga vuajtjet dhe dënimi i turpshem. Prej zotit të vdekjes, Tanatit e fitoi shpirtin e Alkestidës e cila vullnetarisht vendosi të vdesë në vend të Admetit, bashkëshortit të vet dhe e ktheu përsëri në jetë. I mposhti dhe i vrau shumë armiq dhe përbindësh, në mesin e tyre edhe Kiknin, të birin e Aresit, zotit të luftës. Themeloi shumë qytete prej të cilëve më i famshmi ka qenë çeraklea (Herkulanumi) në rrëzë të Vezufit. I kënaqi shumë gra (vetëm në një natë të vetmën të cilën e kaloi me argonautet në Lemnos u bë babë i pesëdhjetë fëmijëve të lemnanve). Për disa vepra dhe ndërmarrje të tij të mëvonshme hulumtuesit dyshojnë, prandaj nuk do të ndalemi në to. Mirëpo, të gjithë pajtohen se Herakliu e ka fituar admirimin si asnjë njeri i asaj kohe. Vetë Zeusi, zoti suprem, e ka lutur për ndihmë.
 
[[File:Herakles Kyknos BM B197.jpg|thumb|Herakles Kyknos BM B197|Herkuli dhe Zeusi mundin Titanët]]