[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 105:
Prej veprave të mjeshtërve të kohës së re që frymëzohen nga mitet mbi Herakliun po i përmendim vetëm më të vlefshmet dhe më të famshmet. Në rend të parë po i përmendim tri piktura të Pjetër Paul Rubensit Herakliu i dehur (1615-1616, sot gjendet në Galerinë e Drezdenit), Herakliu në luftë me luanin e Nemeut (pas vitit 1620 dhe sot gjendet në Galerinë Kombëtare në Bukuresht) dhe Herakliu te mbretëresha Omfalla (sot gjendet në Prado të Madridit, ndërsa kopja është e shek. XVII dhe gjendet në Galerinë e Pallatit në Ryhnovo në Çekosllovaki), pastaj pikturat e Jan Gosaert Mabuscut Herakliu dhe Omfalla e vitit 1513 (sot gjendet në koleksionin e H.Cook-ut (Kukut) në Richmond) të Nikoias Pusinit pejzazhi Herakliu dhe Kaku, me siguri i vitit 1649-1650 (sot gjendet në Ermitazhin e Leningradit) dhe Guido Renit Vdekja e Herakliut, përafërsisht e viteve 1617-1621 dhe sot gjendet në Luvër të Parizit. Prej pikturave murale duhet përmendur pikturën Herakliu dhe Atlanti dhe Herakliu i rrethuar me virtyte të vëllazërve Ludoviko, Augustino dhe Anibale Carraccit (Karaqit) e vitit 1582 dhe gjendet në Pallatin Sanpiere në Bolonjë. Prej veprave skulpturale duhet veçmas përmendur Herakliu dhe Kako e Baccio Bandinellit (Bakçio Bandinelli) e vitit 1534 dhe sot gjendet në Piaizza della Siguria në Firencë, Herakliu e vret Kentaurin Nes e Giovani de Bologna (Gjovani da Bolonja) e vitit 1594-1599 dhe sot gjendet në Loggi dei Lanzi në Firencë; Herakliu pushon dhe Herakliu në luftë me Hidrën e Pierre Pugetut (Pjer Puzheut) pas vitit 1675, Herakliu dhe Lihasi e Antonio Canoves (Aantonio Kanoves) sot gjendet në Galerinë Corsini (Korsini) në Romë dhe Herakliu i madh prej bronze e Antione Bourdellit (Antoan Burdellit) e vitit 1090 në Muzeun Metropolitan në Nju Jork. Në Pragë gjenden pesë skulptura të shkëlqyeshme të Herakliut. Tri janë të Adriaen de Vriesit (1625-1626), dhe ato Herakliu (origjinali gjendet në Muzeun e qytetit), Herakliu në luftë me dragoien (origjinali gjatë luftës tridhjetëvjeçare është bartur në Suedi, ndërsa kopja gjendet në pallatin e Vaddshtejnit), Herakliu i sjeli mollët prej kopshtit të Hesperideve (poashtu kopjet e origjinalit janë nga Suedia), sot gjenden në Galertnë e Qytetit në Pragë, pastaj Herakliu me Hidrën e Ignac Platzerit (Flatcerit) e vitit 1746 (gjendet në Pallatin Çerninslki dhe Herakliu e ngre hakun e Antoine Bourdellit (Antoan Burdelli) e vitit 1909 dhe sot gjendet në Galerinë Kombëtare, pastaj Herakliu dhe Anteu e Giovani da Bologna (Gjovani da Bolonja) e vitit 1570, sot gjendet në Muzeun Artistiko-historik në Vjenë.
 
Trajtime poetike dhe dramaturgjike të aventurave të Herakliut poashtu ka shumë. Për herë të parë veprat e Herakliut permenden (kuptohet jo të gjitha) te Homeri. Prej atëherë nuk i ka lënë anash pothuajse asnjë autor antik. Sofokliu e trajtoi fazën e fundit të jetës së Herakliut në tragjedinë Trakinaset. Tragjedia e [[Euripidi]]t Herakliu, në të vërtetë, nuk e përfshin verzionin tradicional të mitit (i cili edhe ashtu ka variante të shumta), por, përkundër kësaj me përpunimin e vet e ka ruajtur primatin gati më tepër se dy mijë vjet. Dy tragjedi për Herakliun i ka shkruar edhe poeti romak [[SenekaLucius Annaeus Seneca]]: Herkuli i tërbuar sipas Euripidit dhe Herkulit në Eta sipas [[Sofokliu]]t. Të përditshmen e Herakliut, jetën e tij që e ka kaluar në mes të veprave të tij heroike, e ka trajtuar në epilin Shekulli i heronjëve të Teokritit, poet i Aleksandrisë (nga gjysma e parë e shek. III para e.s..). Prej veprave më të reja dramtike të njohura janë Herakliu dhe stallat e Mbretit Avgjia të Frieddrich Dürrennmattit (Fridrih Dyrenmahit) dhe Herakliu i Marjan Matkoviqit, shkrimtarit kroat.
 
[[Kategoria:Heronj]]