[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 100 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q8753 (translate me)
Rreshti 23:
=== Puna shkencore ===
[[Skeda:Enrico Fermi ID badge.png|thumb|Karta e identitetit të Fermit në Los Alamos]]
[[Skeda:Enrico Fermi Nuclear Power Plant Trino (Italy).JPG|thumb|left|''[[Centralet bërthamore|Çentrali elektrobërthamor]] '''"Enrico Fermi"''' në brigjet e lumit '''[[Lumi Po (Lumë)|Po]]'''. '''[[Itali]]''']]''
Puna e tij e parë me rëndësi shkencore, që sot njihet me emrin [[statistika Fermi-Dirak]], u realizua në vitin 1926-1927. Kjo teori përshkruan sjelljen statistike të një numri identik grimcash me të vetmin përjashtim se dy prej tyre nuk mund të kenë të njejtën gjendje kuantike, ose siç thuhet statistika e grimcave që i binden parimit të përjashtimit të Paulit. Për nder të Fermit këto grimca quhen [[Fermion]]e dhe konsiderohen si një nga dy kategoritë elementare të lëndës (Kategoria tjetër paraqitet nga bozonet).Zbulimi i [[neutron]]it në 1932 nga Chadwik, si dhe i radioaktivitetit artificial i zbuluar nga bashkëshortët [[Curie]] në 1934, ngjallën interes tek 33 vjeçari Fermi. Ideja e parë të cilën e vuri në zbatim ishte e thjeshtë.Në vend të formimit të izotopeve të reja, që nuk gjendeshin në natyrë, nga bombardimi i elementëve me grimca alfa, të provohej formimi i tyre me anë të bombardimit me neutrone, pasi neutronet, për shkak të mungesës së ngarkesës depërtonin më lehtënë bërthamë. Fakti që depërtonin më lehtë në bërthamë kishte anën e mirë, por edhe atë të padëshiruar. Neutronet ishin shumë të shpejta dhe kalonin në bërthamë thuajse pa bashkëvepruar. Kjo ishte arsyeja që Fermi zbuloi parafinën si mjet për të ngadalësuar neutronet. Pas këtij zbulimi, ai mori 60 elementë të ndryshëm kimikë dhe i bombardoi me neutronet e ngadalësuara, rezultati : 40 izotope të reja dhe një fenomen i çuditshëm.Fenomeni i çuditshëm lidhej me uranin i cili pas bombardimit me neutrone paraqiste një situatë që Fermi nuk mund ta shpjegonte.
[[Skeda:Fermi-Szilard Neutronic Reactor - Figure 38.png|thumb|left|''Reaktori bërthamor '''Fermi-Szilard''']]''