[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 48:
- Alkssandri (1692-1779) : që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare u bë kolonel i ushtrisë së papës por shpejt e braktisi karrierën ushtarake, sekretar i Memorialëve, i dërguar në Vjenë, kardinal ([[1721]]), bibliotekar i Kishës Së Shenjtë të Romës, ambasador i [[Austria|Austrisë]] në Romë, mbrojtës i Mbretërisë së [[Sardenja|Sardenjës]], mbrojtës dhe mik i Winckelmannit, ndërtues i [[Villa Albani]]t dhe përkrahës i shkëlqyer i arteve.
 
- Gjon Françesku, (Klementinip i Klementit XI, [[1720]]-[[1803]]) : kardinal ([[1753]]), mbrojtës i Çështjeve të [[Polonia|Polonisë]], mori pjesë në bisedimet me [[Katerina II|Katerinën II]] (1762-93) për të vënë në vend gjendjen e të krishterëve në [[Rusia|Rusi]], peshkop i Sabinës e më pas i Porto e Santa Rufinas derisa më [[1775]] si dhjak i Kolegjit të Shenjtë u bë peshkop i [[Ostia]]s dhe [[Velletri]]t, mbrojtës i Shtetit Papnor kundër [[Franca|Francës]] revolucionare dhe luftëtar i zjarrtë për zgjedhjen e papëve [[Papa Klementi XVII|Klementi XVII]] (1758-1769) dhe [[Papa Piu VII|Pio VII]] (1800-23).
 
- Giuseppe (1750-1834) : klerik i dhomës së [[Papa Piu VI|papës Pio VI]] (1755-99), i dërguar i posaçëm në Vjenë për të çuar shiritin e bekuar në pagëzimin e kryedukës Ferdinand që më pas u bë perandor (1835-48), kardinal (1801) mbrojtës i perandorisë së Austrisë, bashkësekretar i Letrave Papnore dhe legat në Bolonjë, sekretar shteti i [[Papa Piu VIII|papës Pio VIII]] (1829-30), dhe komisar i jashtëzakonshëm i [[Papa Gregori XVI|papës Gregori XVI]] (1831-46) i ngarkuar për të kthyer rendin nëpër [[Dërgata]] pas lëvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishës së Shenjtë të Romës, peshkop i Urbinos dhe legat i Dërgatës së Pezaros dhe Urbinos.